ForumPortali*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 FSHEHTËSITË E LUFTËS DHE TRADHTISË NË KOSOVË

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mig16
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

MesazhTitulli: FSHEHTËSITË E LUFTËS DHE TRADHTISË NË KOSOVË   Sat Apr 04, 2009 12:15 pm

Duke shpjeguar disa raste të rezistencës që kishte bërë familja Jasharaj ndaj forcave policore serbe, Hamzë Jashari 33 ditë më parë bënte me dije opinionin edhe
për dyshimet që kishte ndaj udhëheqjes shqiptare, e cila jo vetëm që nuk kishte ndonjë koncept të qartë veprimi për t’i dalë në mbrojtje popullit të rrezikuar nga
makineria militare e paramilitare okupuese serbe, por ajo udhëheqje nuk ishte në popull që të dinte më për së afërmi se me çfarë rreziqesh ballafaqohej populli


NIKË GJELOSHI
Bashkë me ca
i s h -
bashkëpunëtorët
ushtarakë, po
bënim përpjekje
për t’i dalë në
ndihmë popullatës shqiptare dhe
çështjes së Kosovës në përgjithësi.
Më 6 mars (1998) bëmë takime e
biseda që të ndërmerrej diçka në
këto dy çështje të theksuara.
Arsyeja: që nga krijimi i gjendjes së
shtetrrethimit në lokalitetet e
Drenicës nuk ishte arritur rezultat në
kuptim të riaktivizimit të strukturës
së mbrojtjes. Ushtarakët shqiptarë
që nga tërheqja ime definitive nga
postet në qeverinë e ekzilit, përveç
që ishin përçarë mes veti për shkak
të koncepteve politike të faktorëve
politikë tek të cilët qenë vënë në
shërbim varësisht nga pikëpamjet e
asaj nomenklature politike, ishin
ndarë edhe mes veti. Po atë ditë
kërkohej një takim nga organizimi i
LDK-së në Zvicër, i cili qe organizuar
në lokalet e nëndegës së LDK-së në
Cyrih.
Para takimit kisha bërë një koncept
për vënien në punë të njerëzve në
disponim: 1) Të formohej një
qendër e koordinimit ku do të
përfshiheshin të gjitha grupacionet
shqiptare në Zvicër, e me vonë në
tërë Evropën. 2) Qendra e
koordinimit të kishte selinë në Cyrih.
Mundësitë, si nga aspekti teknik
ashtu edhe nga aspekti i sigurisë së
njerëzve, ishin të garantuara pasi që
dhe bërthama më e fuqishme e ishushtarakëve
shqiptarë ishte
koncentruar në Zvicër dhe ishte
strukturuar nga autori i këtij libri. Në
LDK në Cyrih nuk dinin çfarë po
ndodhte në Kosovë, nuk ishin në
kontakt me Ibrahim Rugovën mbasi
raportet ishin luhatur me
mosbesimin që kishin shprehur ata
ndaj shoqëruesit të Rugovës, i cili u
kishte kërkuar kohë më parë para
në emër të të parit, por që nuk i
ishin dhënë. Pasi bëja transparente
idenë e formimit të atij trupi
koordinues, të cilin do ta drejtoja
vetë bashkë me ca ushtarakë të
tjerë, insistoja që për të njëjtën ide të
informohej institucioni kryesor i
“pushtetit shqiptar” në Kosovë,
Ibrahim Rugova. Po qe se do të
vinte në kundërshtim ideja dhe
gjendja do të ashpërsohej edhe më
tej në dëm të lokaliteteve në
shtetrrethim nga forcat militare e
policore serbe, kisha potencuar
domosdonë e marrjes së vendimit
të përbashkët në interes të çështjes,
edhe pa pëlqimin e faktorit politik e
“pushtetar” shqiptar në Kosovë!
Qëndrimi i bashkëbisedueve ishte
unanim: “Ne duam që Ju-Nikë
Gjeloshi të drejtoni këtë qendër
koordinimi me konceptet që keni
JU”. Dakordimi dhe vendosmëria
ishte edhe nga ana ime. Në
bisedime qenë të pranishëm edhe
dy ushtarakët që më shoqëronin.
Konkludojmë: Të nesërmen të kam
një informacion lidhur me
kontaktin e arritur me LDK-në në
Prishtinë, ashtu që do të vendosej
definitivisht për njërën nga
opcionet e veprimit. Pas
përfundimit të asaj bisede pata
bisedime të tjera me përfaqësues të
LDK në Horgen. Edhe aty shtrova
idenë për formimin e qendrës
koordinuese. Aty u njoha për
gjendjen në Kosovë, për qëndresën
e familjes Jasharaj etj. Adem
Jashari, më njoftonte N.N.
inkognito, të cilin e njihja një kohë
të gjatë, “para se të shkonte nga
Shqipëria në Kosovë, kishte
kërkuar të shkonte edhe ky me të”.
Ky iu kishte përgjigjur: “Nuk mund
të vij, sepse lidhjet që ke më lart
janë lidhje të papastra, prandaj
dyshoj në ato lidhje”!?
Me të shpërthyer të luftës së
Jasharajve në Prekaz të Poshtëm
dhe masakrimit të asaj familjeje nga
forca ushtarake e policore serbe,
ndër njerëzit që kanë qenë në
“lidhje” dyshohej se e tëra që
ngjante në Drenicë vinte nga
qeveria e exilit. N.N. ishte i gatshëm
të vepronte bashkë me njerëz të
tjerë, në atë qendër të koordinimit.
Në bisedën që zhvillohej në lokalet
e nëndegës së LDK ishte shtruar
gjendja e përgjithshme në të cilën
kishim arritur si popull. Në pyetjen
që m’u bë se si na erdhën këto
punë, përgjigjja ime ishte: “Në
katund, për të ujitur tokën mirë dhe
për të marrë fryte të bollshme,
bëhen vija e presa që të kanalizohet
uji. Ne nuk hapëm vija e as presa
për të kanalizuar fuqitë tona
ekzistuese. Katër vjet më parë
dhashë dorëheqje mu për këto
shkaqe që të mos vinim në një
gjendje çfarë erdhëm sot. Por nuk
hasa në përkrahje as kur ishte
shumë herët e as kur po bëhej
shumë vonë. Edhe pse kaluan ato
vite, sërish jemi në gjendje të njëjtë
institucionale”. Pata tërhequr
vëmendjen publikisht, shtova më
tutje aty, “se të gjitha rrugët për një
gjendje kesisoj të rëndë çojnë kah
Bujar Bukoshi me ca të tjerë.
Ibrahim Rugova nuk e hoqi me
kohë nga qeveria, edhe pse qemë
marrë vesh dhe me
mosvendosmërinë e tij Ibrahimi i
bëri dëme të mëdha çështjes sonë
dhe popullit në përgjithësi. Në këtë
gjendje çfarë jemi sot kërkohet të
“bëhet diçka”.
Hamzë Jashari 33 ditë më
parë (30 janar) kishte pohuar:
“Jam i gatshëm në çdo
moment të pres vdekjen”
Unë shtrova pyetjen se çfarë
mendonin ata për formimin e një
qendre të koordinimit në Cyrih të
Zvicrës? Të gjithë ishin të mendimit:
“Të formohet”! “Në ty, Nikë,
njerëzit kanë besim”, tha njëri nga
ata. “Me ty mund të kihet sukses”!
Unë, pohonte i njëjti njeri, “më
parë do të varesha këtu në Zvicër
sesa të udhëtoja për në Kosovë me
dijen e të tjerëve, sepse do ta dija se
më tradhtojnë pa mbërritur atje”.
Me t’u ndarë angazhova N.N. që të
vinte kontaktin me Ibrahim
Rugovën “drejtpërdrejt apo me
ndonjë njeri tjetër, i cili ishte
bashkëpunëtor i afërt i tij”. Po qe se
mundësitë për të vënë komunikim
direkt ishin “vështirësuar,” atëherë
ishte siguruar se përgjigjja për idenë
e formimit të qendrës koordinuese
do të kërkohej përmes një
bashkëpunëtorit të Rugovës.
Përgjigjja gojore mbetej për të
nesërmen. Rrugës për në
Schmerikon shoshitnim problemin
e qendrës së koordinimit me tre
bashkëpunëtorë ushtarakë.
Insistoja në domosdonë e vënies së
kontakteve të tyre edhe me
ushtarakë të tjerë. Edhe nëse nuk
do të kishte përgjigjje pozitive nga
Rugova, kisha vënë në dijeni
ushtarakët se “unë jam i vendosur
të krijojmë qendrën e koordinimit
dhe t’i dalim në ndihmë popullit”!
Kisha kërkuar vendomërinë edhe të
atyre ushtarakëve. Lamë takimin
për ditën e nesërme. Të nesërmen
nuk kishte përgjigje. Pasi kishte
kaluar mesnata duke bërë ca plane
strategjike për funksionimin e asaj
qendre koordinuese, thirra njërin
nga ushtarakët: I patëm fjalët të
takohemi që të zbatohet njëri ose
varianti tjetër! “Ne jemi të gatshëm,
por duhet të kemi më shumë
njerëz, nuk kemi takuar ushtarakët
e tjerë për të marrë mendime. Po të
ishte mendimi i Ibrahim Rugovës,
nuk dihet çka thonë partitë politike,
të shohim çka thonë shumica e
ushtarakëve...”! Të nesërmen N.N.
nga Horgeni njoftonte: “Nuk kishte
arritur të bënte lidhje as me
Rugovën e as me Enver Malokun”.
“S’ke çka bën, o Nikë, është zor me
këta njerëz...”, ma ktheu ai. Njëri
nga ushtarakët e grupit tresh që
kishte shprehur pajtushmërinë për
formimin e qendrës së koordinimit
më njoftoi se ushtaraket janë ndarë
në dy grupe: njëri në LKÇK, tjetri
në LPK, ndërkaq grupi neutral
është i paangazhuar. Caktova
takimin për një ditë më vonë që të
përfundonim idenë. Në atë takim u
njoftova: “Me të dëgjuar idenë time
për qendrën e koordinimit,
ushtarakët e ndikuar nga Bukoshi,
ndër ta edhe N.N., turren nëpër
strehimoret për të huaj që të
rekrutonin sa më shumë vullnetarë
shqiptarë”! Ndërkaq LDK kishte
formuar emergjencën dhe kishte
caktuar grupin e punës! Idea ime
kishte “marrë këmbë”! Kisha bërë
planin: 1) Me të hapur të qendrës
së koordinimit, së pari të jepja një
kumtesë në mjetet e informimit,
pastaj të vizitoja redaksitë e
gazetave “Rilindja“, “Fokus“ dhe
“Bota sot“. 2) Të caktohej një takim
me kryetarë të grupeve vepruese në
Cyrih. 3) Të zgjeroja organizimin në
tërë Perëndimin. 4) Qendra e
koordinimit të ishte në Cyrih (qe
siguruar edhe zyra).
Që nga dita e 3 marsit forcat
policore e ushtarake serbe kishin
filluar “spastrimin e terrenit” ndaj
shqiptarëve në Drenicë. Para
tankeve e blindave të forcave serbe
qenë përdorur fëmijë e gra për “të
spastruar terrenin” nga “grupet
terroriste të shqiptarëve-UÇK”.
Sipas të dhënave që prezentoheshin
në mjetet e informimit publik, më 5
mars në Prekaz të Ulët qenë vrarë
mbi 20 shqiptarë, dy policë serbë
dhe qenë rrënuar shtëpi. Sipas
njoftimit nga ana e Kryqit të Kuq
Ndërkombëtar ishin vrarë 32 veta.
Federata Botërore e Shëndetësisë
njoftonte se qenë vrarë 28 veta. TV
Zvicran SR 1: “Çështja në
provincën jugosllave të Serbisë,
Kosovë, ka përfunduar
dramatikisht”. Forcat serbe nuk
lejonin organizatat ndërkombëtare
të vizitonin Drenicën. Në Shipol të
Mitrovicës serbët vendës kishin
braktisur vendin. Në Spitalin e
Prishtinës nuk lejohej hyrja, ndërsa
në vetë qytetin e Prishtinës
mobilizoheshin studentët dhe
qytetarët serbë. Në atë luftë në mes
të familjes së Jasharajve dhe
forcave policore e ushtarake serbe
ranë: Shaban, Adem e Hamzë
Jashari bashkë me mëse 20
anëtarë të familjes së ngushtë
Jasharaj.
Hamzë Jashari 33 ditë më parë (30
janar) kishte pohuar: “Jam i
gatshëm në çdo moment të pres
vdekjen”. Duke shpjeguar disa
raste të rezistencës që kishte bërë
familja Jasharaj ndaj forcave
policore serbe, bënte me dije
opinionin edhe për dyshimet që
kishte ndaj udhëheqjes shqiptare, e
cila jo vetëm që nuk kishte ndonjë
koncept të qartë veprimi për t’i
dalë në mbrojtje popullit të
rrezikuar nga makineria militare e
paramilitare okupuese serbe, por
ajo udhëheqje nuk ishte në popull
që të dinte më për së afërmi se me
çfarë rreziqesh ballafaqohej
populli.


NESËR: Problemi në të cilin
ishim gjendur si popull nuk
mund të zgjidhej në mënyrë
paqësore. Amerika, theksonte
Albright, “nuk përjashton sulmin
ushtarak kundër
Jugosllavise”. Çështja e
Kosovës, pas luftës heroike të
Jasharajve, mori kah mbrojtjeje
nga Amerika. Bukoshi i kishte
deklaruar Gelbardit: “UÇK
është një grupacion i njerëzve
të frustruar, fshatarë injorantë
të manipuluar...”. Studentët
shqiptarë protestonin para
ambasadës jugosllave në
Tiranë. Parulla: “Kosova e
Shqipëria janë një”!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Mig16
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

MesazhTitulli: Re: FSHEHTËSITË E LUFTËS DHE TRADHTISË NË KOSOVË   Sat Apr 04, 2009 12:16 pm

Kundër UÇK-së shpifej gjithçka

-Madelein Albright në Itali, në bisedën me homologun e saj Lamberto Dinin, përmend çështjen e Kosovës. Amerika, theksonte Albright, “nuk përjashton sulmin
ushtarak kundër Jugosllavise”.
-Bukoshi i kishte deklaruar Gelbardit: “UÇK është një grupacion i njerëzve të frustruar, fshatarë injorantë të manipuluar...”.



NIKË GJELOSHI
“Udhëheqja e
Kosovës është
dashur të dilte në
popull që të shihte
gjendjen faktike
dhe të kuptonte
edhe vetë për çfarë ishte i gatshëm
ky popull”, pohonte Hamza. Edhe
ne jemi që çështja e Kosovës të zgjidhet
“me mjete paqësore”, por “a do
të kemi fatin të ndodhë kjo”, shtronte
pyetjen ai në intervistën e bërë? Këto
dyshime, dëshira dhe pyetje Hamza
i shtronte katër javë para qëndresës
dhe rënies heroike të tij bashkë me të
vëllain Ademin, babain Shabanin
dhe familjen e vet të gjerë Jasharaj
në Prekazin e Poshtëm. Po këto
dyshime, dëshira e pyetje që i
shtronte ai ishin bërë si nga dëshira
për “t’u kërkuar një zgjidhje e përbashkët”,
sikurse edhe nga dyshimi i
thellë se problemi në të cilin ishim
gjendur si popull “nuk mund të zgjidhej
në mënyrë paqësore”! Në
Kosovë, theksonte ai, nuk zhvillohet
ndonjë proces normal paqësor,
ngase për çdo vit ndodhin nga 20 -
30 vrasje të shqiptarëve të pafajshëm
e duarthatë. Hamza kishte
hedhur idenë edhe për format e
rezistences paqësore popullore. Ai
theksonte se me “protesta popullore
të përgjithshme do të dëgjonte tërë
bota çfarë po ndodhte në Kosovë.
Do të na vrasin, do të thotë dikush,
përkujtonte Hamza mendimet e
përhapura si ide të pacifizmit disavjeçar?
Po le të na vrasin, ne nuk kemi
kah të shkojmë prej shtëpive tona.
Ky të vret edhe kur je duke ndenjur
(...), të vret pas shpine, bile le të të
vrasë në gjoks”. Unë mendoj,
pohonte Hamza, se “duhet të
mbushen mend shqiptarët dhe
armiku duhet pritur ashtu siç e meriton
e jo, sapo të na mësyjë ai, ne t’i
ngrehim duart lart, se me qejf
armiku nuk hiqet nga këtu kurrë...”!
Siç do të pohohet më vonë nga
Musë Jasharaj: “Ditën kur qe bërë
sulmi i forcave policore e ushtarake
serbe në familjen Jashari në Prekaz,
qenë bërë sulme edhe në disa
lokalitete të Drenicës, si në Rezallë,
Açarevë, Brojë, Vojnik, Turiçevc...”.
Adem Jashari më 4 mars (1998)
bashkë me tre bashkëluftëtarë u
kishte bërë një vizitë të plagosurve
në luftën që ishte zhvilluar më 28
shkurt në Likoshan. Pas vizitës së
bërë në Likoshan, Ademi bashkë
me dajën e vet Osman Gecin (i cili
kishte shitur tokën e bukës për të
blerë një pushkë automatike!), qe
kthyer në shtëpi, në Prekaz. Të
nesërmen shpërtheu lufta në mes të
Jasharajve e ushtrisë serbe. Me t’u
dëgjuar krismat, nga Kulla e
Jasharajve kishte shpërthyer krisma
e pushkëve nga bashkëluftëtarët e
Ademit në të gjitha anët. Mirëpo,
nuk ishte arritur të “çahej rrethimi” i
familjes Jasharaj dhe t’u viheshin në
ndihmë atyre. Mbasi qenë bërë njoftime
përmes “radiolidhjeve” për
shpërthimin e luftës në Prekaz,
rrëfente ai, në Deçan nga Mujë
Krasniqi - Kapuçi e Daut Haradinaj
sulmohet stacioni i policisë së
atjeshme. Kësisoj, duke hapur edhe
një front në Dukagjin, t’i dilej në
ndihmë Prekazit dhe Drenicës. Të
njëjtën ditë të shpërthimit të luftës në
Drenicë dhe Dukagjin, përfaqësues
të subjekteve politike shqiptare në
lokalet e Shoqatës së Shkrimtarëve
të Kosovës, e njohur si seli e LDK-së,
mbanin mbledhje për të shqyrtuar
gjendjen e krijuar. Sipas ftesës që
bëhej nga ca subjekte politike
shqiptare në Kosovë, organizohen
demonstrata kundër terrorit serb në
tri qytete: Prishtinë, Podujevë e
Vushtrri. Në Prishtinë, sipas “Zërit të
Amerikës“, ishin tubuar 300 mijë
demonstrues. Në demonstratë qenë
plagosur 160 veta.
Tirana zyrtare kishte vendosur të
qëndronte në seancë të vazhdueshme
të Kuvendit të vet. Në atë
seancë merrnin pjesë edhe
deputetët e opozitës bashkë me ata
të PD, të cilët prej kohësh kishin
braktisur Kuvendin. Subjektet politike
e pushtetare shqiptare sikur po
unifikoheshin. Qeveria shqiptare
dënonte aktin e dhunës së forcave
ushtarake e policore serbe dhe ftonte
forcat politike shqiptare që të përmbaheshin.
Fatos Nano pohonte në
seancën e Kuvendit se është “në
kontakt të vazhdueshëm” me
Ibrahim Rugovën. Presidenti i
Shqipërisë Rexhep Meidani ftonte
Bashkësinë ndërkombëtare të
ndërhynte në Kosovë për të qetësuar
gjendjen atje. Kuvendi shqiptar
shprehte solidaritet me popullin e
Kosovës dhe kërkonte nga Beogradi
“ulje pa kushte në bisedime me
palën shqiptare”. SHBA-ve dhe
Bashkimit Evropian u bëhej thirrje
“për nismë konkrete për gjetjen e
zgjidhjes për Kosovën”. Studentët
shqiptarë protestonin para
ambasadës jugosllave në Tiranë.
Parulla: “Kosova e Shqipëria janë
një”!
Çështja e Kosovës, pas luftës
heroike të Jasharajve, mori
kah mbrojtjeje nga Amerika
Luftëtarët e LNÇ të Serbisë nga
Beogradi dënonin “terrorin si vepër
më të keqe njerëzore e morale që në
Kosovë zgjaste një kohë të gjatë si
shprehje e politikës separatiste, që në
mënyrë publike e përkrahnin ato
vende të cilat në shtetet e tyre e
luftonin këtë të keqe të shoqërisë
bashkëkohëse”. Domethënë, luftëtarët
e Serbisë fjalën “terror” ua
atribuonin shqiptarëve, që nënkuptonte
se shqiptarët qenkan ata që
bënin terror ndaj forcës militare e
paramilitare okupuese serbe e jo ato
forca që vrisnin e spastronin popullatën
shqiptare nga trojet e veta.
Gjithashtu edhe Demokracia e Re
serbe gjykonte shqiptarët, të cilët
“bënin përpjekje të palogjikshme terroriste
e secesioniste me qëllim të
ngritjes së tensioneve politike”.
Nocioni “terror” për UÇK, ishte
përmendur edhe nga kryetari i
qeverisë së ekzilit Bujar Bukoshi me
rastin e takimit me përfaqësuesin
holin e Kongresit Amerikan. Në të
vërtetë pas masakrës që kishin bërë
forcat ushtarake e policore serbe në
Prekaz, të cilën masakër e kishte
alarmuar edhe CNN, shqiptarët e
Amerikës kishin organizuar
demonstratë në Washington për të
dënuar dhunën serbe dhe për të
sensibilizuar problemin e Kosovës.
Në atë demonstratë para masës së
tubuar shqiptare Bukoshi kishte
pohuar “UÇK është një realitet dhe
të gjithë ne jemi UÇK”, Mirëpo, disa
minuta më vonë, në holin e
Kongresit Amerikan, ku i deleguari
special i Presidentit Clinton, Robert
Gelbard, kishte bërë dëshminë për
Kosovën (në kohën e pauzës
Dioguardi kishte takuar B. Bukoshin
me R. Gelbardin), në pyetjen që i
shtronte se çfarë mendonte ai për
UÇK-në, Bukoshi kishte deklaruar:
“UÇK është një grupacion i njerëzve
të frustruar, fshatarë injorantë të
manipuluar nga fundërrinat e
marksizëm - leninizmit dhe të
Sigurimit të Enver Hoxhës, të cilët
me veprimet e tyre terroriste
provokojnë policinë serbe”!
Domethënë një UÇK që ishte
“realitet” për opinionin shqiptar(!),
për zyrtarët ndërkombëtarë dilte një
“grupacion i njerëzve të frustruar”.
Ata njerëz të frustruar ishin “fshatarë
injorantë të manipuluar nga
fundërrinat e markizëm-leninizmit
dhe të Sigurimit të Enver Hoxhës”.
Ata fshatarë injorantë e të
manipuluar me veprimet e tyre
“terroriste” provokonin policinë e
Serbisë. Reprezentuesi i këtillë i
shqiptarëve të Kosovës, në cilësinë e
Kryetarit të qeverisë së ekzilit, bënte
vlerësime të ngjashme me ato të
luftëtarëve të Serbisë dhe të
Demokracisë se Re serbe për
luftëtarët shqiptarë të Kosovës! I
shtangur nga deklarimet e tilla të
Bukoshit para të deleguarit special të
Presidentit amerikan për Ballkanin
Gelbard, publicisti Naim Balidemaj
kishte reaguar me zë para Gelbardit:
“Ky, me të cilin po flisni, nuk di asgjë
për realitetin kosovar. Ky është një
emigrant në Germani,…, dhe pa
pikë turpi e quan veten kryeministër
të ekzilit. Një anomalitet i tillë përkon
me sëmundjet patologjika e jo me
realitetin...”.
I shqetësuar për gjendjen në
Kosovë, ambasadori gjerman në
Beograd W. Gruber takon
përfaqësues të qeverisë jugosllave.
Ndëkaq Bashkësia Evropiane në
mbledhjen e Këshillit të Ministrave (5
mars) autorizon kryesuesin e BE,
ministrin e Jashtëm anglez Robin
Cook “të bisedonte me Beogradin
që Sllobodan Millosheviqi t’i kthente
autonominë Kosovës”. Pasi Cook të
njëjtën ditë kishte zhvilluar bisedime
me Milloshevin në Beograd dhe i
kishte përcjellë qëndrimin e
Bashkësise ndërkombëtare për
“kthimin e autonomisë Kosovës”,
ishte drejtuar për në Prishtinë të
takohej “edhe me shqiptarë”!
“Bashkimi Evropian ka marrë
qëndrim të fortë për t’i kthyer
autonominë Kosovës, kjo kërkohët
nga Millosheviqi”, theksonte Cook.
Kryesia e Akademisë së Shkencave
e Kosovës në një komunikatë për
shtyp dënonte dhunën e
vazhdueshme mbi shqiptarët dhe
mbi Kosovën; shtetrrethimin e
fashatrave, vrasjet dhe masakrimet e
popullatës në shtëpitë e veta përmes
ekspeditave ushtarake e policore;
kërkonte ndërhyrjen e faktorëve
ndërkombëtarë për të ndaluar
gjenocidin serb ndaj shqiptarëve;
kërkonte angazhimin e OSBE dhe
OKB që të ndriçohej masakra e
Drenicës; insistohej në kursin e
përmbajtjes së shqiptarëve...
Kryesia e ASHK, thuhej në
komunikatën e 7 marsit, “duke
shprehur edhe njëherë qëndrimin e
saj të paluhatshëm se policisë e
ushtrisë së asnjë populli nuk i lejohet
të ndërhyjë me ekspedita
ndëshkuese ndaj një populli tjetër,
se çdo operacion i tillë ushtarak nuk
ka si të quhet ndryshe pos agresion,
se shqiptarët e ish Jugosllavisë dhe
Kosova si një prej 8 njësive të saj
bashkëthemeluese me të drejtën e
patjetërsueshme të vetëvendosjes së
popujve të përcaktuar në Kartën e
OKB, në deklarimin përmes
Referendumit të vullnetit politik të
popullit nuk mund të anulohet nga
ana e një populli dhe shteti tjetër...”.
Sipas masmediave gjermane, në
Prekaz ishte asgjësuar “grupi
terrorist” me Adem Jasharin. TV
Zviceran: “Serbia ka përfunduar
aksionin e vet të ekspeditave
ushtarake e policore pas likuidimit të
grupit të terroristëve në krye me
Adem Jasharin”. Nga Drenica,
thuhej në SF 1, “janë evakuuar
1000 veta, gra, fëmijë e pleq. “The
New York Times“, sipas
korrespondentit të vet nga vendi i
ngjarjes në Drenicë, publikonte:
“Janë vrarë 77 veta, prej tyre 25
fëmijë, ka kufoma pa kokë. Adem
Jashari, udhëheqës i UÇK-së, është
vrarë bashkë me 20 anëtarë të
familjes se tij”. Madelein Albright në
Itali, në bisedën me homologun e
saj Lamberto Dinin, përmend
çështjen e Kosovës. Amerika,
theksonte Albright, “nuk përjashton
sulmin ushtarak kundër
Jugosllavise”. Kësisoj çështja e
Kosovës, pas luftës heroike të
Jasharajve, mori kah mbrojtjeje nga
Amerika dhe u vu në levizje “vija e
kuqe” e George Bushit të Vjetër,
theksuar në prag të Kërshëndellave
të vitit 1991!

***
Në atë demonstratë para
masës së tubuar shqiptare
Bukoshi kishte pohuar “UÇK
është një realitet dhe të gjithë
ne jemi UÇK”, Mirëpo, disa
minuta më vonë, në holin e
Kongresit Amerikan, ku i
deleguari special i Presidentit
Clinton, Robert Gelbard,
kishte bërë dëshminë për
Kosovën (në kohën e pauzës
Dioguardi kishte takuar B.
Bukoshin me R. Gelbardin),
në pyetjen që i shtronte se
çfarë mendonte ai për UÇKnë,
Bukoshi kishte deklaruar:
“UÇK është një grupacion i
njerëzve të frustruar, fshatarë
injorantë të manipuluar nga
fundërrinat e marksizëm -
leninizmit dhe të Sigurimit të
Enver Hoxhës, të cilët me
veprimet e tyre terroriste provokojnë
policinë serbe”!
***
NESËR: Në Bon më emëruan
koordinator e më vonë
Komandant Shtabi të Fark-ut,
pohonte Ahmet Krasniqi.
Përfaqësuesit e UÇK-së ishin
detyruar të ndërpritnin
kontaktet e mëtejme me
përfaqësues të FARK-ut. Ca
eprorë ushtarakë në takimin që
kishin në Düseldorf të
Gjermanisë më 16 maj nga
qeveria e ekzilit kishin kërkuar
prononcim me shkrim në pikat:
1) Të rishqyrtohet vendimi për
emërimin e Ministrit të
Mbrojtjes. 2) Të pranohet UÇK
si bërthamë e FARK-ut. 3)
Mjetet e grumbulluara
financiare të përdoren për
çlirimin e atdheut.
Mospërgjigjja në kërkesat e
bëra konsiderohet përgjegjësi
historike e organeve zyrtare.
Edhe Zvicra vlonte nga
ushtarakë të ndarë në grupime
dhe policë të karrierës nga tërë
Evropa.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Mig16
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

MesazhTitulli: Re: FSHEHTËSITË E LUFTËS DHE TRADHTISË NË KOSOVË   Sat Apr 04, 2009 12:17 pm

Çka thoshte Ahmet Krasniqi?


Erdha që të kyçem në UÇK, por më drejtuan për në Gjermani, në Bon. Aty ishin: Bujar Bukoshi, Xhafer Shatri, Isa Mustafa e katër
ushtarakë (këta dy çunat, Shaban Shkreli dhe një tjetër). Në atë takim në Bon më emëruan koordinator e më vonë Komandant
shtabi të FARK-ut. Kah gjysma e marsit kisha një takim në Cyrih me ca ushtarakë. Tash i kam çelësat në dorë (…); kam (...) nga
Turqia, Saudi Arabia, nga (…). Nga Turqia, “ka deklaruar një gjeneral se është i gatshëm të vij të luftojë në Kosovë...”.




NIKË GJELOSHI

Në Cyrih të
Zvicrës ishte
organizuar një
takim me afër 30
eprorë ushtarakë.
Në atë takim, në
cilësinë e koordinatorit të ishushtarakëve
shqiptarë qe prezantuar
koloneli i ish-APJ Ahmet
Krasniqi. Me të kryer bisedimet
ështe kërkuar takim edhe me mua.
Ajo kërkesë ishte bërë edhe në bazë
të pyetjes se: “Është takuar apo jo ai
me Nikë Gjeloshin, i cili ka qenë
Ministër i Mbrojtjes dhe është tërhequr
pas afër katër vitesh”? - “E kam
kërkuar disa herë, por nuk kam
mundur të bie në lidhje me të, kishte
pohuar Ahmeti. Gjeloshin kam
pasur rast ta njoh kur ishte ministër i
Mbrojtjes dhe ndaj tij kam respekt”.
Takimi qe aranzhuar po atë ditë. Në
shoqërim të tij kishte ardhur Piloti!
Pas përshëndetjes kuartoaze i isha
drejtuar Pilotit: Po shëtit shumë, më
dole djalë i lig... Herë po fluturon,
herë po gjendesh në Shqipëri! Ai,
sikur u bë i prekur dhe po kuptonte
reagimin tim. Bisedën e mëtejme do
ta bënim vetëm. Pasi m’u falënderua
për ndihmën materiale që i
kisha akorduar sa isha ministër i
Mbrojtjes, si ushtarakëve të tjerë që
ishin vënë në dispozicion të
Kosovës, sipas Kushtetutës së
Republikës së Kosovës, Ahmeti më
njoftoi se ajo ndihmesë materiale i
ishte “këputur” porsa kisha dhënë
dorëheqje unë nga qeveria! Më
njoftoi dhe për ca gjëra që
kryekëput lidheshin me hilet dhe
dredhitë e ca individëve në atë vorbull
hilesh e dredhish alla shqiptarçe!
Pas qëndresës së Jasharajve në
muajin mars, pohonte Ahmeti, më
ftuan përmes N.N. dy çunaushtarakë,
siç i quan ti, për të ardhur
në Zvicër. Ata ishin: Hilmi Nebiu e
Agim Mehmeti. Erdha që të kyçem
në UÇK, por këta më drejtuan për
në Gjermani, në Bon. Aty ishin:
Bujar Bukoshi, Xhafer Shatri, Isa
Mustafa e katër ushtarakë (këta dy
çunat, Shaban Shkreli dhe një
tjetër). Në atë takim në Bon më
emëruan koordinator e më vonë
Komandant shtabi të FARK-ut. Kah
gjysma e marsit kisha një takim në
Cyrih me ca ushtarakë. Tash i kam
çelësat në dorë (…); kam (...) nga
Turqia, Saudi Arabia, nga (…). Nga
Turqia, “ka deklaruar një gjeneral se
është i gatshëm të vij të luftojë në
Kosovë...”. Unë kam pasur edhe dy
takime të ndara para një muaji këtu
me përfaqësues të Lëvizjes
Popullore te Kosovës-LPK nga
Zvicra, por punët nuk po shkojnë
mirë.
Tomë Berisha, Rrahim Ademi e ca
të tjerë nga Kroacia flasin keq për
mua; se e kam gruan serbe, se... Në
pyetjen time se çfarë ndodhi me
ushtarakun Naim Maloku, i cili
porsa kishte depërtuar kufirin dhe i
ishin vrarë mbi 20 luftëtarë dhe vetë
ishte plagosur, Ahmeti shpjegonte si
ishte angazhuar ai porsa ishte dërguar
në Tiranë me ca kompetenca
dhe si kishte hyrë në kufi (...). Në
pyetjet: çfarë bëri Bujar Bukoshi
këto katër vjet pasi dhashë dorëheqje
unë dhe çfarë e ka shtyrë atë që
të ketë punë me një njeri të tillë për
të cilin ka mjaft argumente se e ka
dëmtuar çështjen e Kosovës,
Ahmeti u përgjigj: “Bujari nuk ka
bërë asgjë. Ashtu si i them unë sot i
ka thënë edhe një miku i tij N.N. në
Tiranë që të mos ketë punë me të; i
di dallaveret e tij me kontakte, me
kredi të Dardania Bankës, me
naftën përmes Shqiponjës...”. Edhe
në takimin në Cyrih me
ushtarakët nga disa është
shprehur dyshimi se kjo
punë do të dështojë.
Qëllimi im është që
Bukoshit t’ia marr paratë
dhe tash e tutje dua ta kall
Ballkanin, dua të bëhem
Dudajev i gjallë”! Javën e
ardhshme, shtonte ai: “Do
të rrëzoj aeroplanin e parë
në Kosovë, do të filloj kalljen
në të gjitha anët...”. Në
pyetjen time se a ka diçka
me shkrim për angazhimin
e tij si Komandant Shtabi i
FARK-ut, m’u përgjigj: “Jo,
nuk kam me shkrim asgjë”!
Në pyetjen se mos ka qëllim
Bukoshi që përmes
angazhimit të tij të shpëtonte
kokën e vet, mbasi vepron
nga Gjermania si Esat Toptani nga
Janina, përgjigjja e tij ishte: ”Mund
të jetë edhe ajo. Bukoshi më ka
thënë çka do të bëjë me N.N., por ai
kishte kërkuar (...) dollarë
amerikanë për angazhim”.
Në pyetjen se a do të punonte ai me
njerëz të shërbimit të huaj informativ,
nuk m’u përgjigj. Njëri nga
shkaqet që unë kam dhënë dorëheqje
nga funksionet në atë qeveri, ia
bëja me dije unë, ka qenë angazhimi,
prapa shpine, i njeriut të shërbimit
të huaj informativ-N.N nga
ana e Bujar Bukoshit, dhe këso
gabime kardinale nuk lejohen në
asnjë shtet e aq me parë tek popujt
që duan të krijojnë shtet të pavarur!
Ti ke kundërshtarë të shumtë dhe
mendoj se ke bërë gabim që je
angazhuar në këtë formë, i thashë
Ahmetit. Gabimin më të madh do
ta bësh nëse mendon se çdo gjë fillon
nga tash me ty, atëherë rezultati
i punës sate mund të dalë zero!
Përfaqësuesit e UÇK-së ishin
detyruar të ndërpritnin kontaktet
e mëtejme me përfaqësues
të FARK-ut
Në bisedën e mëtejme doli se: 1)
Gjenerali turk ishte i ikuri shqiptar
nga Bosnja, njeri i sëmurë, i lindur
në Kosovë (...). 2) Më parë kishte
pasur bisedë me Adem Demaçin në
Osllo të Suedisë dhe se në atë
bisedë ishin edhe Bujar Bukoshi, X,
Y, Z. dhe ishte arritur ujdia për të
bashkuar forcën e luftës, por fjalët
ishin luajtur...Sipas Ahmetit fjalët
ishin luajtur nga Adem Demaçi si
udhëheqës politik i UÇK-së. Sipas
dëshmive të disa nga përfaqësues të
UÇK-së marrëveshja nuk ishte arritur,
sepse kërkohej nga FARK-u që
një pjesë e tij të mbetej në Tiranë
dhe që Ahmet Krasniqi të kishte
kompetenca absolute për të lejuar
apo jo komunikatat publike të UÇKsë.
Këto kushte i kishin detyruar përfaqësuesit
e UÇK-së të ndërpritnin
kontaktet e mëtejme me përfaqësues
të FARK-ut. 3) Nga unë
kërkonte lista ushatarakësh dhe
dokumentacion tjetër, por përgjigjja
ime ishte se “dokumentacioni e as
listat e ushtarakëve nuk jepen”. 4) I
nevojitej Ministri i Mbrojtjes dhe nuk
sheh njeri tjetër më të aftë që t’i
artikulojë interesat e përgjithshme.
“Zotëri Nika, ke pasur atë funksion,
punët kanë shkuar si kanë shkuar;
të kanë bërë hile, të kanë penguar...
Nëse arrij të formoj Shtabin e
FARK-ut, a je i gatshëm të marrësh
sërish funksionin e ministrit të
Mbrojtjes”, më pyeti Ahmeti? Po, iu
përgjigja unë, por me kusht që të
krijohej një shtab i përbashkët me
UÇK-në, në krijimin e të cilit duhet
të merrja pjesë edhe unë dhe të
kishte vetëm një shtab të forcës së
luftës! 5) Dakordohemi që për 3-4
ditë Ahmeti të sillte emrat e
ushtarakëve që kishte angazhuar në
Shtab të FARK-ut që të punohej më
tutje në drejtim të krijimit të një
shtabi të përbashkët edhe me ata
nga Shtabi i UÇK-së në Kosovë dhe
unë, në bazë të marrëveshjes edhe
me përfaqësues të UÇK-së, të merrja
përgjegjësinë si ministër i Luftës,
siç e kisha nominuar unë atë post në
rrethanat ekzistuese. Termini i caktuar
për takim nuk u respektua nga
Ahmeti edhe se disa ditë më vonë
sërish ishte në Cyrih në shoqëri me
pilotin N.N., tek i cili ishte strehuar.
Aeroplani u “rrëzua” pas
10 ditësh në afërsi të
Prishtinës. Njoftimet publike
serbe ishin: “Aeroplani luftarak
MiG -21 është rrëzuar për
shkak të defektit teknik, kurse
piloti është hedhur nga aeroplani”.
Me t’u kthyer “në vendstrehim”
Ahmeti u kishte
deklaruar ca miqve të tij dhe të
mi se “ia ka marrë të gjitha
letrat Nikës”. Njëri kishte
reaguar: “Nuk ta besojë. Nëse
ia ke marrë letrat Nikës në bazë
të bisedës dyorëshe me të,
atëherë nuk është ai Nika që e
njoh unë”! Pas disa minutash,
të njëjtëve iu kishte kërkuar:
“Të përcillen ushtarakët dhe të
bëhen dosje të tyre”! Miku që
kishte shprehur dyshimin “për letrat
e marra” bashkë me shokët e vet
nxjerrin konkludimin: “Ahmeti nuk
ka marrë asgjë nga Nika dhe nuk ka
arritur marrëveshje me të”!
Ditë më vonë u njoftova se në
Amerikë një grup i ish-ushtarakëve
shqiptarë nga Kroacia po tubonte
dollarë. Ushtaraku N.N u pohonte
bashkëkombësve në tubimin publik
se në Maqedoni kanë të angazhuar
një N.N. (jepet emri publikisht, v.
ime), se po bëhen përgatitje për luftë
të madhe; se armatimi blehet në
shtetet X, Y... (po ashtu publikisht, v.
ime) etj. Në valën e këtyre ndodhive
të “vorbullës luftarake” paksa
“sekrete” e me shumë “publike” ca
eprorë ushtarakë në takimin që
kishin në Düseldorf të Gjermanisë
më 16 maj nga qeveria e ekzilit
kishin kërkuar prononcim me
shkrim në pikat: 1) Të rishqyrtohet
vendimi për emërimin e Ministrit të
Mbrojtjes. 2) Të pranohet UÇK si
bërthamë e FARK-ut. 3) Mjetet e
grumbulluara financiare të përdoren
për çlirimin e atdheut. Mospërgjigjja
në kërkesat e bëra konsiderohet
përgjegjësi historike e organeve
zyrtare. Edhe Zvicra vlonte nga
ushtarakë të ndarë në grupime dhe
policë të karrierës nga tërë Evropa.
Kryetari i Lëvizjes Popullore të
Kosovës-LPK, Fazli Veliu, ndër të
tjera theksonte: “...Dega e LPK mori
kontakte me qeverinë e Kosovës.
Ishim këmbëngulës për përmbushjen
e detyrimeve që burojnë nga
Kushtetuta. B.Bukoshi premtoi kontribut
personal në këtë drejtim (...)
premtimi mbeti i parealizuar. U insistua
që ajo marrëveshje të realizohet
sidomos gjatë ngjarjeve në Drenicë
(...) kur duheshin të koordinoheshin
ndihmat, detyrimet me mjete,
mbulesat materiale dhe në njerëz.
Edhe kësaj here qeveria e Kosovës,
Kryeministri, ministri i Informatave
dhe përfaqësia e Kosovës në Tiranë
nuk iu përgjigjën kërkesës sonë,
përkundrazi u thellua propaganda
(përmes shtypit dhe TVSH) në dëm
të luftës së popullit të Kosovës dhe
nga ana tjetër përfituan nga situata,
nga anarkia e përgjithshme dhe
grumbulluan kapital material personal
e partiak”. Kështu vazhdon
më tutje Veliu: “Qeveria nuk iu
përgjigj detyrës së saj, Referendumit
për pavarësinë e Kosovës dhe marrëveshjes
për përdorimin adekuat të
fondeve”.

NESËR: Synohej eliminimi i UÇKsë,
të mos rrezikoheshin interesat e
Perëndimit në rajon e as të Serbisë.
Ibrahim Rugova i kishte thënë
Ministrit të Jashtëm gjerman Klaus
Kinkel: “UÇK nuk ka ndonjë
përkrahje të madhe në Kosovë”. Në
takimin Milosheviq-Rugova me
shqiptarë të tjerë, e fituar del pala
serbe e Milosheviqit. Për Kosovën
nuk mund të ketë kurrfarë
ardhmërie në shtetin e Slobodan
Milosheviqit. Kështu paqe nuk
mund të ketë, andaj më mirë një
prerje e thellë tani sesa një plagë që
kullon gjithnjë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Mig16
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

MesazhTitulli: Re: FSHEHTËSITË E LUFTËS DHE TRADHTISË NË KOSOVË   Sat Apr 04, 2009 12:20 pm

Nëse ndërlidhen deklarimet e autoriteteve perëndimore mbi gjendjen në Kosovë, shkrimi i Abramoviçit dhe deklarata e Ibrahim Rugovës thënë Ministrit të
Jashtëm gjerman Klaus Kinkel (një ditë para publikimit të intervistës së Abramoviçit, v. ime), të cilin e kishte ftuar në Gjermani ky i dyti, se: “UÇK nuk ka
ndonjë përkrahje të madhe në Kosovë”, atëherë është e qartë se synohej eliminimi i UÇK-së



NIKË GJELOSHI
Një muaj e
gjysmë më parë
kuadrot policore
ishin takuar në
Zvicër bashkë me
Bukoshin për “t’u
angazhuar” në mënyrë aktive.
Takimin e fundit e kishin tre vjet më
parë, atëherë kur ishin arratisur nga
Kosova! Policët e organizuar në
shoqatë të policëve: në Zvicër,
Gjermani e Suedi kishin kërkuar
angazhim institucional dhe vendim
me shkrim. Marrëveshja ishte arritur:
“T’u dërgohet vendimi me shkrim”,
por nuk u ishte dërguar dhe nuk u
ishte dhënë përgjigje e as nuk kishte
pasur takim tjetër. Duke shoshitur
zhvillimet tona tragjikomike, u
njoftova se ca njerëz të angazhuar në
polici, parti politike, asociacione të
ndryshme etj. edhe më tutje ishin të
lidhur ngushtë me shërbimet sekrete
serbe. Në Angli nga sigurimi serb
është i angazhuar N.N. Ai, sipas
instruksioneve, ka kaluar një kohë
në Shqipëri dhe nga atje ka marrë
rrugë më tutje. Në Tiranë ka qenë në
lidhje të ngushta me N.N. Në Suedi,
për shërbimin sekret serb punon
N.N. tjetër. Në Kosovë…!? Tërkuzë
pas tërkuze!?
I brengosur për dhunën e shtuar dhe
represionin e bërë nga forcat militare
e paramilitare serbe në Kosovë,
Papa Gjon Pali II, në meshën e
mbajtur në sheshin e Shën Pjetrit në
Vatikan, u drejtohej qarqeve
diplomatike botërore dhe opinionit:
“Jo larg nesh, në Kosovë, dhuna,
represioni i mijëra banorëve nuk
guxojnë të lënë të qetë bashkësinë
ndërkombëtare”. Kjo, theksonte më
tutje Papa në fjalën e tij, “përkujton
historinë jo të largët tragjike të
Ballkanit”! Ky apel i Papës kishte
ndikimin e vet për sensibilizimin e
ndërgjegjes së qarqeve diplomatike
dhe opinionit ndërkombëtar që të
reagohej me vendosmëri ndaj
dhunës dhe represionit që i bëhej
popullit shqiptar nga regjimi
okupues i Serbisë. Meqë ato ditë në
Gjermani bënte vizitë Kryetari rus
Boris Jelcin dhe kërkonte ndihma
ekonomike, Kancelari gjerman
Helmut Kohl lidhur me problemin e
Kosovës kërkonte nga Jelcini që “të
bëhej presion ndaj Milosheviqit për
ndalim të vrasjeve dhe dëbimit të
civilëve të pafajshëm nga trojet e
tyre”. Edhe kryetari i Asamblesë së
OSBE Javier Ruperez, i cili gjendej
në një vizitë në Shkup, pohonte për
masmediat elektronike se “për
situatën në Kosovë janë të
brengosur të gjithë anëtarët e
bashkësise ndërkombëtare”.
Bashkësia ndërkombëtare,
theksonte Ruperez, “do të ofrojë
zgjidhje e do të parashohë
respektimin e të drejtave të njeriut të
shqiptarëve të Kosovës në kuadër të
një autonomie dhe në kuadër të
RFJ”. Bashkimi Evropian përmes
ministrave të jashtëm të tij bënte
“bllokimin e pasurisë dhe kontove”
të Serbisë jashtë vendit; ndalonte
investimet financiare të firmave
evropiane në Serbi, ndërsa Malin
Zi e lironte nga ato sanksione.
Sanksione të ngjashme ishin
paraparë të bëheshin ndaj Serbisë
edhe një muaj më parë, mirëpo në
saje të presionit të bërë nga
delegacioni amerikan Hollbruk-
Gelbard (i formuar nga Grupi
Kontaktit në Romë më 29 prill) që
Milosheviq të bisedonte me
Rugovën, sanksionet nuk kishin
hyrë në fuqi. Kësisoj, takimi në
Beograd me 15 maj 1998, i
Milosheviqit si kryetar i RFJ me
delegacionin e shqiptarëve të
Kosovës të drejtuar nga Ibrahim
Rugova (në delegacion: Fehmi
Agani, Mahmut Bakalli, Veton
Surroi e Pajazit Nushi) kishte
mundësuar manovrimin e të
parit, i cili të njëjtën ditë të takimit
kishte bërë bllokadën e ushqimit
dhe duke ndaluar kamionët me
mallëra në Podujevë. Takimi
ishte ndërmjetësuar nga
Holbrook e Gelbard, të cilët nga
12 deri më 15 maj kishin bërë
disa udhëtime në relacionet
Beograd-Tiranë-Prishtinë-Shkup
e anasjelltas. Pas bisedimeve të
bëra delegacioni i shqiptarëve
ishte kthyer në ambasadën
amerikane në Beograd për të
njoftuar për bisedimet. Ky
delegacion i shqiptarëve kishte
kërkuar nga Milosheviqi
mundësinë e krijimit të
Republikës së Kosovës si një nga
tri njësitë e Jugosllavisë së
mbetur, përkatësisht që “Kosova
të jetë republikë në një konfederatë
jugosllave”. Shkuarja e Ibrahim
Rugovës në Beograd në pranim tek
kryetari i RFJ Slobodan Milosheviq
dhe pozicionimi i tij jashtëkushtetues
si “kryetar i Republikës së Kosovës”
bashkë me grupin e tij, do të jetojë
në kujtesën e popullit shqiptar
shkuarje nënshtruese dhe palë
humbur, kurse Rugova si “prijës
gjunjëzuar shqiptar para regjimit
okupues serb”!
Në takimin Milosheviq-Rugova
me shqiptarë të tjerë, e fituar
del pala serbe e Milosheviqit


Derisa ministri i Jashtëm francez
Vedrin takimin e quante “hap të
parë që duhet të pasojë me të tjerë
hapa”, Presidenti Clinton pohonte
se “takimi përmban një hap të mirë
realist drejt zgjidhjes së problemit”,
kurse Londra zyrtare e quante “fillim
i mirë”. Vlerësime të ngjashme
negative me autorin e këtij libri për
shkuarjen e shqiptarëve në Beograd,
në pranim të Milosheviqit, dha
Games Huber (ekspert dhe këshilltar
i administratës amerikane), i cili
pohonte: “Në takimin Milosheviq-
Rugova me shqiptarë të tjerë, e fituar
del pala serbe e Millosheviqit, kurse
pala shqiptare e humbur. Hollbruku
ka vepruar si në rastin e Bosnjës- të
dobëtin e detyron në koncesione, jo
të fortin”!
Ndihmëssekretari amerikan Morton
Abramoviç, përmes një interviste në
“Nasha Borba“ bënte publike ca
qëndrime të administratës
amerikane lidhur me planet e asaj
administrate për Ballkanin. Nëse
Millosheviqi nuk bashkëpunon,
citohej të kishte theksuar Abramoviç,
“Perëndimi do ta rrëzojë atë nga
pushteti, duke ndihmuar e furnizuar
me armë edhe UÇK-në. Kosova
duhet zgjidhur gjatë këtij viti”.
Dhuna, theksohej më tutje nga
Abramoviç, duhet të ndërpritet
brenda 72 orëve të ardhshme;
policia dhe forcat speciale duhet të
hiqen gjatë 6 muajve; ushtria duhet
të mbetet në kufi. Banorët serbë dhe
monumentet kulturore historike
duhet të mbrohen! Për t’u garantuar
e gjithë kjo, forcat e NATO-s duhet të
shpërndajnë forcat e veta paqësore
në Kosovë. Gjatë një viti parlamenti
i ri i zgjedhur duhet të marrë
udhëheqjen e Kosovës. Perëndimi
do të ndihmonte të forcohej policia.
Ndërkaq, sa i përket pavarësisë së
Kosovës, Abramoviç pohonte:
“Pavarësia e Kosovës është vdekje
për Maqedoninë dhe Marrëveshjen
e Dejtonit, Bosnjën e të tjerët në
Ballkan”. Për këtë arsye, citohej të
kishte thënë ai, “Kosova duhet të
mbetet nën Serbi”.

Çka thashë në “Tages
Anzeiger“
Gazeta prestigjioze zvicerane “Tages
Anzeiger“, me qëllim që të bënte të
njohura zhvillimet më të reja
dramatike në Kosovë, kishte bërë
një intervistë me autorin e këtij
fejtoni, i cili pos gjendjes së Kosovës,
shpjegonte edhe gjendjen e
përgjithshme në Ballkan dhe
kundërshtonte në mënyrë indirekte
teza që theksoheshin për
zgjidhjen politike të çështjes së
Kosovës. Në atë intervistë theksoja:
“...Për Kosovën nuk mund të ketë
kurrfarë ardhmërie në shtetin e
Slobodan Milosheviqit. Kështu paqe
nuk mund të ketë, andaj më mirë
një prerje e thellë tani se sa një plagë
kullon gjithnjë”! Lidhur me
dorëheqjen time nga qeveria e
Çka thashë në “Tages
Anzeiger“
Gazeta prestigjioze zvicerane “Tages
Anzeiger“, me qëllim që të bënte të
njohura zhvillimet më të reja
dramatike në Kosovë, kishte bërë
një intervistë me autorin e këtij
fejtoni, i cili pos gjendjes së Kosovës,
shpjegonte edhe gjendjen e
përgjithshme në Ballkan dhe
kundërshtonte në mënyrë indirekte
teza që theksoheshin për
zgjidhjen politike të çështjes së
Kosovës. Në atë intervistë theksoja:
“...Për Kosovën nuk mund të ketë
kurrfarë ardhmërie në shtetin e
Slobodan Milosheviqit. Kështu paqe
nuk mund të ketë, andaj më mirë
një prerje e thellë tani se sa një plagë
kullon gjithnjë”! Lidhur me
dorëheqjen time nga qeveria e
qartë se në fund do të kemi
shkëputjen e Kosovës. Nëse
rinia e Kosovës sot fiton këto të
drejta, atëherë baruti në duar të
saj mbetet i paaktivizuar. Nëse
e do nevoja për t’u kthyer në
Kosovë, pa marrë parasysh
nëse është fjala për luftë apo
për paqe, nuk mendoj dy herë,
kisha përfunduar unë.
Redaktorja e “Tages Anzeiger“,
Medelin Schnieper, si reportere
e gazetes në fjalë, shumë herë
kishte qenë në territoret e luftës
në shtetet e dala nga ish-
Jugosllavia. E njihte gjendjen e
rëndë që kishte shkaktuar lufta
sidomos në popullsinë civile të
pambrojtur. Ajo dyshonte se
zhvillimet e luftës në Kosovë
mund të kishin pasoja të
ngjashme për popullatën civile
ashtu siç kishin pasur pasoja
nga lufta në Bosnjë. Ato ditë
Schnieper udhëtonte për në Vlorë
dhe Tropojë të Shqipërisë për të
raportuar për zhvillimet që po
ndodhnin atje.
Nëse ndërlidhen deklarimet e
mësipërme të autoriteteve
perëndimore mbi gjendjen në
Kosovë, shkrimi i Abramoviçit dhe
deklarata e Ibrahim Rugovës thënë
ministrit të Jashtëm gjerman Klaus
Kinkel (një ditë para publikimit të
intervistës së Abramoviçit, v. ime), të
cilin e kishte ftuar në Gjermani ky i
dyti, se: “UÇK nuk ka ndonjë
përkrahje të madhe në Kosovë”,
atëherë është e qartë se synohej
eliminimi i UÇK-së dhe bëheshin
përpjekje të arrihej zgjidhje asisoj sa
të mos rrezikoheshin interesat e
Perëndimit në rajon e as interesat e
Serbisë, kurse interesi shqiptar vihej
në pozitë më të pavolitshme,
përkatësisht pas interesave
strategjike perëndimore dhe atyre të
Serbisë!?

NESËR: Dy ngjarje të kundërta
dhe rënia e Junikut. Zona
Operative nën komandën e
Tahir Zemajt kishte dërguar ca
njerëz, ndër ta edhe ushtarakët
X, Y e Z, në ndihmë Junikut.
Pasi kishin bërë një natë aty, ata
kishin braktisur Junikun. Të
nesërmen armatimi kundërtank
nuk kishte ndezur. Tahir Zemaj
me një deputet të asaj ane në
“Kuvendin e Kosovës” kishin
tubuar nënshkrime në formë
peticioni kundër UÇK-së. Në
katundin Ramoc bënte luftë
Mark Avdyli me çetën e vetdjem
e bashkëluftëtarë të tjerë.
Në katundin Nepole luftonte
njësiti në krye me Kolë
Krasniqin e atij katundi, i cili
njësit qe pikë kyçe e shtabit të
Dukagjinit nën komandën e
Ramush Haradinajt dhe do të
bëjë rezistencë të fortë deri në
përfundimin e luftës dhe hyrjen
e forcës së KFOR-it në Kosovë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Mig16
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

MesazhTitulli: Re: FSHEHTËSITË E LUFTËS DHE TRADHTISË NË KOSOVË   Sat Apr 04, 2009 12:21 pm

DY NGJARJE TË KUNDËRTA DHE RËNIA E JUNIKUT

Në rastin e Junikut, Zona Operative nën komandën e Tahir Zemajt kishte dërguar ca njerëz, ndër ta edhe ushtarakët X, Y e Z, në ndihmë Junikut. Pasi kishin bërë
një natë aty, ata kishin braktisur Junikun. Të nesërmen armatimi kundërtank nuk kishte ndezur. Me të parë se çfarë u kishte ndodhur luftëtarëve të Junikut, të cilët
në njësitin kundërtank udhëhiqeshin nga Abeja-Bekim Berisha, ky kishte lëshuar zërin: “Hidhini armët Gulinov, vizitorët na kanë tradhtuar, luftoni si të mundeni”!


NIKË GJELOSHI
Në Prishtinë dhe
rreth çështjes së
Kosovës dy ngjarje,
që në fakt janë
diametralisht të
kundërta, kishin
preokupuar mendjet e njerëzve.
Njëra kishte të bënte me vendimin e
udhëheqësit politik të shqiptarëve, siç
e quante diplomacia ndërkombëtare
Ibrahim Rugovën, i cili, në bazë të
ultimatumit që një ditë më parë i
kishte bërë Albright përmes Ch. Hill
se nëse s’e formonte grupin negociator
do të mbetej vetëm, bënte publikë
emrat e grupit negociator dhe tjetra
kishte të bënte me deklaratën nr. 7 të
Shtabit të UÇK-së. Grupi negociator,
sipas vendimit të Rugovës, ishte:
Fehmi Agani, Fatmir Sejdiu, Tadej
Rodiqi, Edita Tahiri dhe Iljaz Kurteshi.
Nga Partia Parlamentare e Kosovës
Bajram Kosumi nuk kishte pranuar të
jetë pjesëtar i atij grupi negociator. Të
njëjtën gjë e kishte bërë edhe Mehmet
Hajrizi nga LDSH. Ibrahim Rugova
para masmediave elektronike (ishin
të pranishëm edhe Hill, ambasador
amerikan në Shkup dhe Mils,
ambasador amerikan në Beograd) u
bënte apel “të gjithë qytetarëve që të
përkrahnin vendimin e tij”. Ndërkaq
për Hillin pohonte: “Hill është këtu që
së bashku me përfaqësuesit e Grupit
të Kontaktit, të Presidencës së
Bashkimit Evropian dhe të kryesuesit
të OSBE të shprehë përkrahjen tonë
të plotë për ekipin e ri negociator të
shpallur sot”. Hill nga ana e tij
pohonte: “Do të them qartë se dhuna
duhet të marrë fund dhe duhet të
marrë fund menjëherë. Nuk ka zgjidhje
ushtarake për Kosovën...”. Ata që
për çfarëdo arsye nuk e përkrahin
këtë proces, i lus, theksonte Hill, të
rezervojnë gjykimin e tyre dhe të lejojnë
që procesi të shkojë para.
Ambasadori austriak në Beograd
Vofgang Petriç përforconte fjalët e
Hillit: “Vetëm do të përsëritja atë që
tha Hill, Presidenca e Bashkimit
Evropian përkrah ekipin negocues të
cilin porsa e prezantoi Rugova”.
Shtabi i Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës, përmes drejtorisë politike të
informacionit publik, me deklaratën
numër 7 bënte publike qëndrimet
mbi gjendjen e krijuar në Kosovë.
Sipas asaj deklarate shprehej vendosmëria
për të vazhduar luftën deri në
realizimin e pavarësisë. Rethanat e
reja, theksohej aty, imponojnë krijimin
e institucioneve në të cilat spektri
politik i Kosovës do të përfaqësohej
në mënyrë të denjë. Aty bëheshin
publikë edhe emrat e përfaqësuesve
politikë të UÇK-së. Me qëllim të shpejtimit
të procesit të krijimit të institucioneve
të Kosovës, Shtabi i UÇK-së i
kishte dhënë besimin Kryetarit të PPK
Adem Demaçit dhe e ftonte atë “të
tërhiqej nga veprimtaria partiake” për
të realizuar sa më parë mbajtjen e një
Asambleje të Kosovës dhe krijimin e
një qeverie.
Kësisoj në Kosovë po krijoheshin dy
rrafshe politike dhe ushtarake, të cilat
do të shkonin në divergjenca mes
veti, qoftë për konceptet politike,
qoftë për ato të luftës. Nga njëra anë
forcat ndërkombëtare dhe një pjesë e
shqiptarëve kishin mbështetje të
parezervë ndaj lidershipit Ibrahim
Rugova dhe çonin në drejtim të një
Kosove me status autonom, kurse
nga ana tjetër Demaçi me simpatizues
të vet dhe autorizimet që ia
bënte Shtabi i UÇK-së do të synonte
të spostonte Rugovën nga skena politike
për të arritur konsensus politik e
luftarak për një pavarësi, e cila në
rrethanat e polarizimeve politike
shqiptare, pa një mobilizim shtesë të
popullit, vështirë që mund të arrihej.
Këtyre vështirësive duhej shtuar edhe
qëndrimin e prerë të Christopfer Hillit
se “ata që për çfarëdo arsye nuk
përkrahin, i lus të rezervojnë gjykimin
e tyre dhe të lejojnë që procesi të
shkojë para”. Ky qëndrim asisoj i
prerë i Hillit bënte përkufizimin në
mes të asaj pjese që përkrahte dhe
asaj që nuk përkrahte zgjidhjet e
propozuara nga Grupi i Kontaktit.
Reagimi i Demaçit në ftesën që i
bëhej nga Shtabi i UÇK-së që të merrte
rolin e udhëheqësit për krijimin e
institucioneve të Kosovës -
Asamblesë dhe Qeverisë ishte i menjëhershem.
Ai që të nesërmen do t’i
drejtohet me letër Shtabit të UÇK-së
të cilin e falënderonte për besimin e
ofruar dhe ai ngrinte aktivitetin politik
në PPK. Me qëllim të harmonizimit të
veprimit politik, Demaçi shpalli planin
në tri pikë: 1) Veprimin politik me
regjimin e Milosheviqit, 2) Veprimin
politik me UÇK-në dhe 3) Veprimin
politik me BE e SHBA-të. “Do të
veproj në afrimin e këtyre tre faktorëve“,
i pohonte Demaçi BBS-së të
njëjtën ditë. Rexhep Qosja në
prononcimin e tij po ashtu në BBS-i,
në cilësinë e kryetarit të PBDSH, pasi
gjykonte grupin negociator të formuar
nga Ibrahim Rugova si grup të
gabuar politik dhe të përbërë nga
LDK dhe socialdemokratët, për
angazhimin e Demaçit, sipas kërkesës
së Shtabit të UÇK-së, theksonte:
“Është bërë hap vendimtar për jetën
politike dhe se nga sot jeta politike
dhe ajo kombëtare do të jetë shumë
më e qartë”.
Edhe pse nga njeriu kryesor që
shkaktonte luftërat për një dekadë në
ish-Jugosllavi dhe ishte kryetar i
Jugosllavisë së mbetur (Serbi e Mali i
Zi), Slobodan Miloshevqi, i ishte
dhënë fjala trojkës evropiane se nuk
do të kishte sulme në Junik, në gjysmën
e gushtit ofensiva serbe ishte
shtrirë nga Loxha afër Pejës, në ca
katunde afër Deçanit, si në Prilep,
Carrabreg etj. dhe deri në Junik.
Sipas BBS-së nga data 14 deri më 16
gusht forcat serbe e granatuan
Loxhën dhe e rrafshuan atë me tokë.
Ofensiva serbe pati vazhduar edhe në
ca katunde të rrethit të Deçanit,
ndërkaq ofensiva më e rëndësishme
qe bërë në Junik. Në ofensivën e
Junikut nga forcat okupuese serbe
ishin angazhuar afër 180 tanke dhe
helikopterë, ishin përdorur edhe
avionë të luftës.

TAHIR ZEMAJ ME NJË
DEPUTET TË ASAJ ANE NË
“KUVENDIN E KOSOVËS”
KISHIN TUBUAR NËNSHKRIME
FORMË PETICIONI KUNDËR
UÇK-SË


Më 16 gusht Juniku ishte tërësisht në
duar të forcave okupuese serbe.
Brenda në katund, pamje nga të cilat
jepte nga Euro News, shihen 10-15
veta: ca fëmijë, gra e pleq. Serbët
përmes TV Beogradit deklaronin:
“Bastioni i fundit i separatistëve e terroristëve
shqiptarë, Juniku, ra”.
Lajmin për humbjen e Junikut, si pikë
strategjike të luftës përmes së cilës lidhej
korridori me Shqipërinë, qe konfirmuar
edhe nga njoftimet shqiptare
nga fusha e luftës. Me rënien e
Junikut në duar të forcave ushtarake
e policore serbe faktikisht kishte humbur
Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Sigurisht që koha do ta sqarojë me
përpikëri se si kishte mdodhur një
humbje e tillë dhe kush kishte gisht në
atë humbje! Por, sipas ca dëshmive të
mëvonshme bërë autorit të këtij libri
nga pjesëmarrës të luftës, si në rastin
e Loxhës ashtu edhe në rastin e
Junikut implikimet e subjektit shqiptar
për ato humbje nuk përjashtohen.
Sipas ushtarakut N.N., pjesëmarrës
në luftën e Loxhës, në mes të Loxhës
dhe Pejës ishte krijuar korridori logjistik
për UÇK-në. Atë korridor e kishte
diktuar pala serbe dhe kishte sulmuar
për ta asgjësuar pastaj. Bëhej pyetja:
nga kishte dalë informacioni për fuksionimin
e atij korridori? Ndërkaq në
rastin e Junikut, Zona Operative nën
komandën e Tahir Zemajt kishte dërguar
ca njerëz, ndër ta edhe
ushtarakët X, Y e Z, në ndihmë
Junikut. Pasi kishin bërë një natë aty,
ata kishin braktisur Junikun. Të
nesërmen armatimi kundërtank nuk
kishte ndezur. Me të parë se çfarë u
kishte ndodhur luftëtarëve të Junikut,
të cilët në njësitin kundërtank
udhëhiqeshin nga Abeja-Bekim
Berisha, ky kishte lëshuar zërin:
“Hidhini armët Gulinov, vizitorët na
kanë tradhtuar, luftoni si të mundeni”!
Në luftën e Junikut kundër forcës
ushtarake tokësore e ajrore serbe
vritet Abeja bashkë me Elton
Zherkën, Përmet Vulën, Bekim e
Bedri Shalën dhe luftëtarë të tjerë.
Bekim Berisha-Abeja, i lindur në
Graboc të Pejës, ishte njëri ndër luftëtarët
e tmerrshëm në luftërat e bëra
nga shqiptarët në Zagreb, Gospiq e
vende të tjera në Kroaci kundër
Ushtrisë Jugosllave, por edhe në
Sarajevë e vende të tjera të Bosnjës.
Abeja ishte njëri nga ata “legjionarët”
që në dhjetor të vitit 1991 autorit të
këtij fejtoni, i cili atëherë ishte
Nënkryetar i qeverisë së ekzilit dhe
ministër i Mbrojtjes i Republikës së
Kosovës, i kishte dhënë fjalën: “Në
çdo kohë jam i gatshëm për të vdekur
për Kosovën”! Nga shpërthimi i luftës
në Prekaz kishte hyrë në Kosovë krah
Fehmi Lladrovcit e luftëtarëve të tjerë
dhe përveç luftërave që kishte bërë në
të gjitha frontet e hapura, kishte
ushtruar luftëtarët për luftën antitank,
në mënyrë që forcave okupuese
serbe t’u shkaktoheshin sa më shumë
dëme edhe në atë gjini luftarake.
Ditën e rënies së Junikut udhëheqësi
i grupit shqiptar negociator, Fehmi
Agani, deklaronte: “Jemi të gatshëm
për të filluar bisedimet”! Pala serbe
përmes nënkryetarit të qeverisë së
Serbisë, Ratko Markoviq, i përgjigjej
pozitivisht kërkesës së Aganit dhe i
dërgonte atij letër publike në të cilën,
ndër të tjera, thuhej: “...le të fillojë
biseda qysh nesër... në ora...
rruga....”. Të nesërmen Fehmi Agani
pohonte: “...ne asnjëherë nuk e kemi
vënë kusht për bisedim pavarësinë e
Kosovës”. Me këtë deklaratë kësisoj,
nga njëri prej njerëzve që duhej të
bënte negociata me palën serbe, faktikisht
bëhej publike edhe arsyeja e
rrugës pacifiste e cila qe zbatuar prej 8
vjetësh në krye me Ibrahim Rugovën.
Adem Demaçi: “Unë nuk e kam
ndërmend të marr pjesë në kurrfarë
grupi që ka çfarëdo lidhje me
Rugovën, sepse qëndrimi im dhe i
UÇK-së është se Rugova është
kryetar në letër, dhe aty është edhe
një parlament në letër, kështuqë ata
njerëz me të vërtetë nuk përfaqësojnë
kurrfarë force që do të ishte në gjendje
të ndryshonte situatën”.
Marrëveshja për të filluar bisedimet
në mes të shqiptarëve e serbëve
kishte dështur për shkak të vazhdimit
të sulmeve serbe në fshatrat shqiptare
(...). Në katundin Ramoc bënte luftë
Mark Avdyli me çetën e vet - djem e
bashkëluftëtarë të tjerë. Në katundin
Nepole luftonte njësiti në krye me
Kolë Krasniqin e atij katundi, i cili
njësit qe pikë kyçe e shtabit të
Dukagjinit nën komandën e Ramush
Haradinajt dhe do të bëjë rezistencë
të fortë deri në përfundimin e luftës
dhe hyrjen e forcës së KFOR-it në
Kosovë. Megjithatë, në Lugun e
Baranit, njëri nga komandantët e asaj
zone, që komandohej nga Tahir
Zemaj, bashkë me një deputet të asaj
ane “në Kuvendin e Kosovës” kishin
tubuar nënshkrime në formë peticioni
kundër UÇK-së. Në atë peticion, ndër
të tjera, theksohej se “...dështakët si
Adem Demaçi dhe mendimtarët e tij
nuk kanë përkrahjen e subjekteve
dhe njësive operative të kësaj ane”.
Bëhej publike edhe një komunikatë
për formimin e Zonës III Operative të
Rafshit të Dukagjinit. Në atë komunikatë,
të publikuar përmes Ministrisë
së Informimit, thuhej: “...Në kuadër të
Shtabit u formuan të gjithë sektorët
duke u plotësuar me kuadrin profesional
dhe do të udhëheqë e komandojë
me të gjitha forcat e UÇK
(FARK-ut, v. ime) në atë zonë (...) dhe
e konsideron të ngutshme e të
domosdoshme funksionin dhe
formimin e organeve shtetërore, si
dhe institucionalizimin e jetës politike
e ushtarake në Kosovë”.


NESËR: Përmes mikrofonit të BBSsë
Rugova pohonte: “E përshëndes
marrëveshjen për një shkallë të vetadministrimit
për Kosovën. Ajo do të
ishte me interes për të gjithë ne në
Kosovë, për normalizimin e situatës
në krahinë”. Ministria e Brendëshme
Serbe: “Ne disponojmë me listat e
angazhimeve të të gjithë pjesëtarëve
të UÇK-së”. Demaçi: “Rugova nuk
është shprehur se ka përkrahur këtë
ide, ai po hesht”! Xhon Shatuk:
“Gjendja është shumë e rëndë, më e
rëndë se e kemi menduar. Këtu ka
shkelje të tmershme të të drejtave të
njeriut, shkelje të të drejtave humanitare
dhe shkatërrim në masë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Mig16
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

MesazhTitulli: Re: FSHEHTËSITË E LUFTËS DHE TRADHTISË NË KOSOVË   Sat Apr 04, 2009 12:24 pm

I zgjedhuri për pavarësi pajtohej me autonominë!

Përmes mikrofonit të BBS-së Rugova pohonte: “E përshëndes marrëveshjen për një shkallë të vetadministrimit për Kosovën. Ajo do të ishte me interes për të
gjithë ne në Kosovë, për normalizimin e situatës në krahinë”. Ibrahim Rugova me marrjen e një vendimi kësisoj i bënte pabesi popullit, domethënë bënte tradhti.




NIKË GJELOSHI
Rënia e Junikut në
duar të forcave
o k u p u e s e
ushtarake e
policore serbe
kishte alarmuar qendrat diplomatike
perëndimore për nevojën urgjente të
fillimit të bisedimeve shqiptaro-serbe.
Fillimin e bisedimeve e kishte
theksuar Kancelari gjerman Helmut
Kohl në Bundestagun gjerman, i cili
insistonte që Bashkimi Evropian të
ndërmerrte masa që të hyhej në
bisedimet shqiptaro–serbe
menjëherë. Kjo duhej bërë, siç
theksonte Kohl, sepse “... dimri do të
vinte shpejt e para kohe dhe po të
mbeteshin njerëzit në male do të
kishte një gjendje humanitare
katastrofike”. Të njëjtën ditë Këshilli i
NATO-s në Bruksel bënte apel për
“ndërprerje të menjëhershme të zjarrit
në Kosovë” dhe theksonte se “nuk ka
shkëputje të Kosovës nga Serbia”.
Kurse delegacioni evropian i
sapoarritur në Prishtinë, porosiste:
“Nuk ka zgjidhje ushtarake të krizës së
Kosovës, as pala shqiptare e as ajo
serbe nuk mund të zgjidhin
problemin me luftë”. Ministri gjerman
i punëve të Jashtme Kinkel, në
përpjekje për të përfituar Rusinë në
planin e Perëndimit rreth çështjes së
Kosovës dhe detyrimin e
Millosheviqit për të pranuar një
zgjidhje politike për Kosovën, kishte
biseduar me Primakovin dhe përmes
të autorizuarit të vet Wolfgang
Ischinger i kishte dërguar measazhin
sipas të cilit shihej çfarë mund të
humbte Rusia po të mos dakordohej
me Perëndimin. Kinkel në atë mesazh
i tërhiqte vërejtjen Primakovit se
pozicioni juaj për të bllokuar çdo
thirrje në kreun VII të Rezolutës së KS
të OKB do të përmbante rreziqe të
shumta për Rusinë; keqësim të
marrëdhënieve ndërmjet Rusisë e
Perëndimit dhe NATO-s; dobësimin e
pozitës ruse në KS të OKB dhe
dobësimin e aftësisë së saj për të
luajtur rol në zgjidhjen e krizave
ndërkombëtare, dobësimin e rolit të
Rusisë në kuadër të Grupit të
Kontaktit; vënien në pikëpyetje të
bashkëpunimit ruso-perëndimor në
lëmenjë të tjerë, në veçanti në lëmin
ekonomik e financiar. Primakov në
përgjigjen e vet kishte hedhur vërejtjet
e bëra nga Kinkel dhe ishte deklaruar
kundër çfarëdo intervenimi të NATOs
mbi Jugosllavinë apo çfarëdo
pavarësie të Kosovës, por kishte
insistuar në uljen e palëve në
bisedime dhe ndërprerje të zjarrit.
Në Shqipëri, siç thuhej, për shkak të
rrezikut nga xhihadi islamik
administrata amerikane ditë më parë
kishte bërë urdhëresë që shtetasit
amerikanë të tërhiqeshin nga aty. Kjo
gjë ndodhte mbasi qe kapur një grup
islamik në Tiranë (në bashkëpunim
me shërbimet sekrete amerikane)
atëherë kur kishin ndodhur
shpërthime në Najrobi e Kinshasa, ku
kishin humbur jetë të tëra njerëzish.
Amerika kishte vlerësuar se ekzistonte
rreziku i sulmeve nga grupe terroriste
islamike mbasi në Shqipëri xhihadi
qenka i lidhur ngushtë me grupet
mafioze shqiptare. Pikëpamjet e tij
mbi veprimtarinë e terroristëve
islamikë në Shqipëri, përmes TVSH, i
bënte publike edhe Kryeministri
shqiptar Fatos Nano. Ai, pohonte:
“Terroristët islamikë në Shqipëri janë
të ndihmuar nga Sali Berisha”.
Qeveria që drejtoj unë, vazhdonte
Nano, do t’i shohë me sy plagët e
kësaj shoqërie (...), nuk do t’i cenojmë
lirinë askujt, por nuk do të lejojmë të
ndërhyhet në punët e pushteteve të të
të tjerëve! Lidhur me çështjen e
Kosovës: “Do të kontribuojmë për një
zgjidhje sa me optimale”. Ditë më
vonë Ushtria Shqiptare kishte
manovër në rrethin e Tropojës me
arsyetim të “luftimit të kontrabandës”.
U bënë edhe burgosje të ca ish
ministrave që ishin në dijeni për
ngjarjet e një viti më parë në Shqipëri.
Gjendja e rëndë në fushën e luftës për
shqiptarë të Kosovës, masat e
kontrollit të kufirit dhe manovra në
rrethin e Tropojës nga ana e qeverisë
shqiptare, burgosjet e ish ministrave,
sikur kishin acaruar gjendjen politike
në mes të dy subjekteve rivale politike
shqiptare: PDSH e PSSH. Partia
Demokratike e drejtuar nga Sali
Berisha ftonte të demonstrohej në
kryeqendrën e Shqipërisë në Tiranë
dhe të “rrëzohej qeveria”. Acarimet
sikur çonin në “luftë qytetare”, të
ngjashme me atë të marsit të vitit
paraprak, nga e cila ra qeveria
demokratike e Berishës. Ministri i
Rendit Perikle Teta bënte publik
vendimin për të mos lejuar
demonstrata. Ministria e Rendit bënte
komunikimin përmes TVSH, Teta
“ka nxjerrë vendim për të mos lejuar
tubimin e caktuar për 31 gusht, ngase
një ditë më parë ndër demonstrantët
kishte njerëz që donin të ushtronin
terror; ata kanë thyer një depo ushtrie
dhe kanë vjedhur pajisje ushtarake, të
cilat janë në duar të njerëzve që
dëshirojnë të ushtrojnë terror”.
Demonstratat nuk u mbajtë...
Pasi kishte bërë bisedime, sa në
Prishtinë me Ibrahim Rugovën, sa në
Beograd me Sllobodan
Millosheviqin, ambasadori amerikan
në Shkup Christopher Hill në një
konferencë për masmedia elektronike
në Prishtinë (më 2 shtator) bënte
publik propozimin e Millosheviqit për
një autonomi për 3-5 vjet për
Kosovën dhe pas atij afati duhej parë
çfarë ishte arritur. Rugova, theksonte
Hill, ka pranuar atë propozim për tre
vjet dhe është sigururar pëlqimi për
përpilim të asaj marrëveshjeje.
Qëllimi: 1) Krijimi i institucioneve
demokratike (edhe mbajtja e
zgjedhjeve të reja) dhe 2) Për tre vjet
SHBA–të garantojnë një shkallë të
autonomisë për Kosovën.
Propozimin e Millosheviqit dhe
dakordimin e vet për një autonomi të
Kosovës për tre vjet, Rugova i bënte
publike dy ditë pas Hillit. Përmes
mikrofonit të BBS-së Rugova
pohonte: “E përshëndes
marrëveshjen për një shkallë të
vetadministrimit për Kosovën. Ajo do
të ishte me interes për të gjithë ne në
Kosovë, për normalizimin e situatës
në krahinë”.

Ministria e Brendshme Serbe:
“Ne disponojmë me listat e
angazhimeve të të gjithë pjesëtarëve
të UÇK-së”

Në pyetjen e bërë nga gazetari se a do
të pajtohej UÇK me atë marrëveshje,
ai përgjigjej: “

Unë përfaqësoj të gjithë
qytetarët e Kosovës”. Si njeri i
zgjedhur nga populli, sado që dy ditë
më vonë se atë vendim e kishte bërë
publik ndërmjetësi amerikan Hill,
Ibrahim Rugova me marrjen e një
vendimi kësisoj i bënte pabesi
popullit, domethënë bënte tradhti,
sepse ai popull e kishte zgjedhur atë
që të drejtonte Shtetin e Kosovës e jo
Krahinën e Kosovës, të cilën e kishte
patur ai popull vite më parë. Nën dy,
përdorimi i nocionit krahinë nga
Rugova (të thënë me gjuhën dhe
zërin e vet, v. ime) e vinte atë në pozitë
të shkelësit të Kushtetutës së
Republikës së Kosovës, që në fakt
sërish e shpinte atë në pabesi,
përkatësisht tradhti. Së treti, Rugova
pazarin për autonomi 3 vjeçare, sipas
propozimit të Kryetarit të RFJ
Sllobodan Millosheviqit, për të parë
më vonë çfarë ishte arritur, e bënte pa
konsultim me subjekte dhe
institucione të tjera shqiptare!
I njëjti radiostacion, BBS-i, pas
deklarimit të Rugovës për atë
marrëveshje të arritur dhe
dakordimin e tij, e pyeste Demaçin, i
cili përgjigjej: “Sipas informatave që
marrim nga serbët, këtu është fjala
për biseda private. Millosheviqi ka
nevojë të fitojë në kohë dhe të
sulmojë UÇK-në”. Në pyetjen se
Rugova është shprehur pozitivisht për
marrëveshjen, Demaçi përgjigjet:
“Rugova nuk është shprehur se ka
përkrahur këtë ide, ai po hesht”!
Pohimi kësisoj publik përmes një
radiostacioni anglez me përvojë dhe
zë në tërë botën, e bënte Demaçin “të
painformuar” për zhvillimet që
ndodhnin në rrafshin politik shqiptar
dhe për vendimet lidhur me çështjen
e Kosovës, apo edhe të
“dezinfomuar” nga burimet serbe,
sado që ai vetë luante rolin e
përfaqësuesit politik të UÇK-së dhe
në atë kuptim kishte kontakte edhe
me ndërmjetësues ndërkombëtarë.
Ditët e 4 e 5 shtatorit (e premte dhe e
shtunë) do të jenë ndër ditët e rënda
për popullin e Kosovës. Njoftimet
bashkë me foto të prezentuara në
ORF 1 austriak, TV kroat e TV serb
bënin publik nxënien e 450 robërve
shqiptarë të luftës; qindra armë të
ndryshme-të vjetra kineze e ruse,
uniforma, dokumente e lista
luftëtarësh. Të kapurit robë
tregoheshin të ulur në gjunjë mee
duart prapa kokës. Përreth tyre kishte
serbë të uniformuar, të cilët kishin
drejtuar armët në drejtim të robëve të
luftës. Ca robërve të luftës u shkonin
djersë, që në aspektin psikologjik
tregonte ndarje të trupit me shpirtin!?
Do të thotë ata njerëz kishin bërë luftë
kundër okupuesit, kurse tash kishin
rënë robë në duar të tyre. Ata ishin
nga lokalitetet e Malishevës,
Suharekës, Rahovecit. Përmes
ekraneve të atyre TV stacioneve
prezantohej edhe një grup tjetër i të
zënëve robë, mbi 200 veta. Ata ishin
të lidhur duarsh, kush me rripa të
brezit të vet, kush me spaga plastike.
Ministria e Brendshme Serbe
pohonte: “Ne disponojmë me listat e
angazhimeve të të gjithë pjesëtarëve
të UÇK-së”.
Të alarmuar për gjendjen e rëndë të
krijuar në Kosovë me humbjet aq të
mëdha në frontet e luftës dhe të
frikësuar për një rrëmujë spastrimesh
etnike të shqiptarëve nga ana e
regjimit të Millosheviqit, delegacione
të ndryshme të Perëndimit kishin
ardhur në Prishtinë.
Ndihmëssekratari amerikan për
politikë të jashtme Xhon Shatuk
bashkë me kongresistin Bobe Dol,
njeriun që me shumë vendosmëri
kishte treguar përkushtimin njerëzor
për popullin shqiptar të Kosovës dhe
me njerëz të tjerë, në Prishtinë kishin
takuar përfaqësues të Këshillit për të
Drejta të Njeriut, administratorin serb
të Kosovës dhe më vonë Ibrahim
Rugovën. Do t’i paraqes Tribunalit të
Hagës informacionë për shkelje të të
drejtave të njeriut në Kosovë, pohonte
Shatuk në konferencën për shtyp.
Deklarata e përbashkët: “Gjendja
është shumë e rëndë, më e rëndë se e
kemi menduar. Gjendja që kemi parë
në komunat e Malishevës, Deçanit e
Rahovecit është si gjendja në Ruandë.
Këtu ka shkelje të tmershme të të
drejtave të njeriut, shkelje të të drejtave
humanitare dhe shkatërrim në masë.
Ne do të njoftojmë Presidentin Clinton
dhe Kongresin, kurse Tribunali i
Hagës do të merret me hulumtimin e
shkeljes së të drejtave të njeriut në
Kosovë. Ata do të vijnë të vërtetojnë
vetë gjendjen”.
Duke shprehur pakënaqësinë me
gjendjen e krijuar ato ditë në Kosovë,
e cila gjendje ishte bërë ashtu me fajin
edhe të faktorit shqiptar, Adem
Demaçi në një deklaratë dhënë BBSsë
pohonte: “Nuk jam i kënaqur me
rolin e ambasadorit amerikan në
Maqedoni, Christopher Hillit.
Amerika duhet të emërojë një njeri
nga Amerika dhe të vijë këtu për të
gjetur një zgjidhje për Kosovën. Hill
edhe në Maqedoni i ka punët llugë,
shqiptarët atje nuk kanë kurrfarë të
drejtash...”. Reagimi kësisoj i Demaçit
kundër ambasadorit amerikan Hill në
Maqedoni, qe me aq përkushtim
zbatonte politikën e shtetit të vet, i cili
shtet përmes tij përpiqej të ndihmonte
popullin shqiptar dhe përmes atyre
përpjekjeve ndihmohej edhe “fytyra”
e reprezentëve shqiptarë (nëse kishte
mbetur diçka për fytyrë), nuk mund të
kuptohej ndryshe pos si një nonsens
politik. Të akuzohej reprezenti
diplomatik i shtetit mik, pa qenë vetë
shtet e as faktor ndërkombëtar dhe të
kërkosh nga ai shtet mik të dërgojë një
tjetër reprezent duke menduar sërish
se do të kesh miqësi me atë shtet, kjo
politikë mund të bëhej vetëm nga
shqiptarët. Bile, administrata
amerikanë porositej për të mos
harruar: Në Kosovë duhej dërguar një
amerikan nga Amerika, i cili do të
duhej “të vinte këtu” për të gjetur një
zgjidhje, sepse amerikani që jeton në
Ballkan dhe reprezenton politikën
zyrtare të administratës amerikane
“nuk është amerikan”. Demaçi me
pohimet e tij të nonsensit diplomatik
shkonte edhe më tutje kur përveç
kërkesës për ndërrim të ambasadorit
amerikan Hill si negociator për
Kosovën, njoftonte administratën
amerikane se Hill “i ka punët llugë”
edhe në Maqedoni, sepse shqiptarët
atje nuk kanë kurrfarë të drejtash. Pra,
ato të drejta u dashka t’ua siguronte
ambasadori amerikan e jo vetë
shqiptarët!? Kështu e ka politika.
Ex tempore!
FUND


(Këto 6 pjesë të botuara të këtij
fejtoni janë pjesë të librit
“KOSOVA 1999-as republikë e
proklamuar as autonomi e
imponuar“. Titujt dhe mestitujt
janë të Redaksisë. Fusnotat në
Redaksi)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Mig16
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

MesazhTitulli: Re: FSHEHTËSITË E LUFTËS DHE TRADHTISË NË KOSOVË   Sat Apr 04, 2009 12:24 pm

Ja pra ky eshte ibrahim pejngamberi qe sot eshte kryetar i Kosoves fal 30% te votuesve me gisht ne vend te nenshkrimit pra te pleqve analfabet qe nuk din te shkruajn por vetem te ven gishtin ku jau kan diktue aktivistet e pejngamberit.

Shkrimi i Nike Gjeloshit njieriut te ibres e te bukoshit do te thot shume edhe per ata qorrat qe deri tani i kan besue vetem verbalisht
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Mig16
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

MesazhTitulli: Re: FSHEHTËSITË E LUFTËS DHE TRADHTISË NË KOSOVË   Sat Apr 04, 2009 12:25 pm

INTERVISTË ME LAHI BRAHIMAJN NGA SHQIPONJA E GJAKOVËS, ISH-SHEF I DREJTORISË SE FINANCAVE PRANË SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË UÇK-së DHE ANËTAR I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË UÇK-së

"TAHIR ZEMAJ ËSHTË MARRË VESH ME NJERËZIT E KAZERËMËS SE USHTRISË JUGOSLLAVE NE PEJË PER TU TËRHEQUR MBI BJESHKËT E STRELLCIT"

Jeni ndër themeluesit e UÇK-së për Rrafshin e Dukagjinit. Kur i keni pasur kontaktet e para me UÇK-në dhe nie kë keni kontaktuar?
Pas fillimit të rezistencës në Jabllanicë, data 9 mars 1993, Ramush Haradinaj e dërgon vëllain tim, Nazmiun, që të bisedojmë rreth formimit të një grupi të armatosur, i cili do të dilte në mbrojtje të kë tij fshati, po qe se do të kishte nevojë edhe fshatrave të tjera. Pastaj unë i ftova disa njerëz më të besueshëm në odën time, ku ishim edhe unë e vëllai im, Nazrniu. Të ftuarit ishin Xhevat Zeneli, Hysen Brahimi. Me atë rast u morëm vesh që sa më parë t`i marrim armët që do të na i sillte Rarnushi apo Nazmiu. Në muajin slatatar të vitit 1994, vëllai im, Nazmiu, sjell tre automatikë, tre snajperë dhe një mitraloz të lehtë, disa pjesë rezervë dhe municione për këto armë si dhe municione për grupet guerilje të UÇK-së që vepronin në Prishtinë. Në muajin nëntor 1994, përmes Nazrniut dhe Ramushit, mora kontaktet e para nie Shtabim e Përgjithshëm të UÇK-së.
Kur e keni kryer aksionin e parë gueril?
Pas vënies së kontaktit me Shtabin e Përgjithshëm, detyra ime ka qenë koordinimi i njësiteve guerilje në Rrafshin e Dukagjinit me,

njësitet e zonave të tjera. Ndër aksionet e para të miat që vlen të përmendet është ai i 11 shtatorit 1 9 9 7 mbi stacionin e policisë në fshatin Çallapek të Pejës. Me këtë datë ishte paraparë që në shkallë Kosove, ne orën 24.00, të kryheshin aksionet në mbi 11 stacione. Të gjitha aksionet u kryen ashtu si ishin paraparë, ndërsa të nesërmen mjetet e informacionit serb lajmërojnë se sulmet u kryen në 12 vende. Vendi i 12 ishte Kijeva, të cilin Mujë Krasniqi e sulmoi në mesditë, nie të dëgjuar lajmin për sulmet në 11 stacionet. Në këtë aksion mbi stacionin e policisë në Çallapek kemi marrë pjesë: unë, Naser Brahimi dhe Nazmi Brahimi. I kemi sulmuar me dy mortaja dhe me breshëri kallashnikovësh. Po këtë stacion e kemi sulmuar edhe më 13 tetor 1997. Në këtë sulm kemi marrë pjesë unë, Naser, Hamëz dhe Miftar Brahimaj. Në vitin 1996 kam marrë pjesë edhe në sulmin mbi staeionin e Kliçinës, me Murtë Zenelin, tani dëshmor, Sokol Ismajlin, Hajdar Ahmetin dhe Xhevat Zenelin. Sipas përgjimit rë radio-lidhjeve, që i përgjonim në valët e stacioneve përkatëse, në çdo sulm forcat policore serbe kanë pasur humbje në njerëz, gjë që vërtetohej të nesërmen me tërbimin e tyre ndaj popullatës shqiptare.
Shtëpia jote ka qenë një ndër bazat e UÇK-së. Dihet se kontribut të veçantë ka dhënë edhe nëna Juaj, Aza Brahimaj. Kush është strehuar në shtëpinë Tuaj?


Në shtëpinë time në Jabllanicë, tani Shqiponjë, janë strehuar Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep e Sylejman Selimi, Xheladin Gashi, Daut Haradinaj, Luan e Shkelzen Haradinaj, Mujë Krasniqi, Rasim.Kiçina, Ismet Jashari Kumanova, Fehmi e Xhevë Lladrovci, Ilir- Konushevci, Abedin Rexha-Sandokani.
Edhe ku keni luftuar?
Kam marrë pjesë në betejën e Rahovecit, në betejat e Jabllanicës, në Sukë të Cermjanit, në Kralan, Këpuz, Çeskovë, Grabanicë, në Lug të Bunarit, në Gllogjan, Lumbardhë, Broliq etj.
Çka do të veçonit nga këto luftime?
Pas ofensivës së shtatorit të vitit 1998, kur në drejtim të fshatit Jabllanicë ishin nisur diku rreth 130 automjete të motorizuara nga drejtimet e Sukës së Cemnjanit, Kralan, Këpuz, Çeskovë, Grabanicë, ndërsa ne pritnim të na vinin në ndihmë ushtarët e brigadës "Adrian Krasniqi", e cila ishte vendosur në Baran. Ne nuk e dinim se Tahir Zemaj, Nazif Rarnabaja, Rrok Berisha, Fadil Hadergjonaj etj. ishin marrë vesh jo vetëm që të mos na ndihmonin, por edhe të fshehnin diku armatimin e rëndë apo edhe ta hedhnin në rrugë dhe të tërhiqeshin përtej Bjeshkëve të Strellcit, pa e njoftuar Shtabin e Përgjithshëm dhe Komandën e Zonës. Me këtë veprim të tyre, pra si pasojë e kësaj tradhtie, shumë ushtarë duke qenë ende të papërgatitur mirë, mbesin në mes të rrugës, kurse një pjesë e madhe e ushtarëve nga Dukagjini shkojnë me ta. Këtu ishte përhapur një lajm i rremë gjoja se Ramushi, bashkë me shumë eprorë të tjerë, kishin ikur një ditë më parë në drejtim të bjeshkës së Strellcit, gjë që nuk ishte e vërtetë, sepse ne qëndruam edhe me ata pak ushtarë, duke u riorganizuar e strukturuar deri në fitore.
Cilët janë njerëzit më të merituar për Rrafshin e Dukagjinit që dhanë kontribut në Luftën Nacionalçlirimtare?
Në radhë të parë janë të gjithë dëshmorët, pastaj invalidët e kësaj lufte, kurse nga të gjallët komandanti Ramush Haradinaj me vëllezër, Bujar Haradinaj, Nazmi Brahimi, Paton Mehmeti, Agron Kryeziu, Alush Agushi, Azem veseli dhe shumë të tjerë që rrokën armët në dorë për ta çliruar Kosovën.

Cili ka qenë momenti më i vështirë i juaji gjatë luftës ?

Momenti më i vështirë për mua ka qenë kur në Baran mora lajmin nga eprori Nazif Ramabaja se Tahir Zemaj është marrë vesh me njerëzit e kazermës së ushtrisë jugosllave në Pejë për t'u tërhequr mbi Bjeshkët e Strellcit dhe kur mora lajmin e konfirmuar se Tahiri ishte larguar duke i dhënë urdhër edhe Ramabajës të tërhiqej së bashku me të gjithë ushtarët që komandonte. Me mua aty ka qenë edhe Alush Agushi, i cili i tha Ramabajës: "°A je i vetëdijshëm se çka po bëni. Kjo është tradhti". Kurse ai u përgjigj: "Unë pranoj çfarëdo urdhrash që më jep komandanti im Tahir Zemaj dhe ai le të japë llogari".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: FSHEHTËSITË E LUFTËS DHE TRADHTISË NË KOSOVË   Today at 6:26 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
FSHEHTËSITË E LUFTËS DHE TRADHTISË NË KOSOVË
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Histori-
Kërce tek: