Shqipëria Natyrale
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortali*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Një libër që të bën krenar se je shqiptar!

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
ILLYRIAN
Admin
Admin
ILLYRIAN


Numri i postimeve : 2043
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

Një libër që të bën krenar se je shqiptar! Empty
MesazhTitulli: Një libër që të bën krenar se je shqiptar!   Një libër që të bën krenar se je shqiptar! Icon_minitimeFri Jun 12, 2009 1:39 pm

Libri “Arnavudët” s’është një libër mirëfilli shkencor historik, sidoqë tepër serioz dhe një mëtues i paanshëm për të sjellë kokëfortësinë e fakteve dhe ashpërsinë e kronikës. Ai i ngjan më fort një asilloj libri, ku e dhëna historike shkencore prehet paqësisht mbi supet e brishtë të shpjegimit artistik, ndonjëherë imagjinatës dhe shpërthimeve lirike të mendimit, sikurse është dashuria e kritikut ndaj fuqisë migruese të fjalës ose ajo e artistit ndaj ngjyrës dhe linjës. Mbase kjo,pasi edhe vetë autori është një nga studiusit e mirënjohur të artit pamor si dhe piktor i shquar i dizajnit. Ndihet në kapitujt ndarës të librit padurimi, por edhe habia e gjallërisë dhe energjisë krijuese, që vinte prej shqitarëve vite më parë nga dherat e huaja. Njihet ky fakt: rëndom shqiptarët i shkrinë talente e tyre të habitshme në vende të tjera dhe për kombe të tjera duke shkruar libra,duke ngritur katedrale e xhami madhështore, duke bërë luftëra (çlimtare ose robëruse) e duke shtypur (ose çliruar) të tjerët për hesap po të të tjerëve, duke themeluar institucione të llojllojshme që u bënë gurë themeli për shtetet e kulturat pritëse. Shqiptarët, e quajtur Arnavud prej otomanëve, kurse vend i tyre Arnautllëk,sidoqë të ndarë në tri fe (por asnjëherë në armiqësi me njëri-tjetërin), në katër vilajete, të copëtuar e të gjymtuar, krijuan vlera të vërteta kulturore, artistike e civile, po ashtu administrative e ushtarake, fituan poste me rëndësi të dorës së parë në Perandorinë Otomane. Pikërisht si pjesë e kësaj kulture rrumbullakësohet edhe lënda e librit “Arnavudët”. Poetë të njohur si Mesini Prishtinas, Jahja bej Dukagjini, Akif Mehmet Pejani; piktorë si Hajdar Arnavud, Kasem Arnavud dhe Ajaz Arnavud; arkitektë të mëdhenj me famë botërore si Atik Sinani, Sedefqar Mehmet Aga, Kasem Aga dhe Mehmet Isa; po ashtu edukatorë, mjeshtra e zanatçi të mbaruar, fearë të lartë, politikanë e administratorë në rang perandorie derdhën energji të shumta intelektuale, talente e gjeniume të lakmuara, duke dëshmuar forcën kijuese të kombit prej nga vinin: Shqipërisë.
Në malet, rrëpirat dhe shtigjet e ngushta të Ballkanit u zbraz fuqia e një supershteti, të cilin Evropa e lodhur nga kryqëzatat dhe grindjet nuk mundi ta mbante, as ta përballonte dot. Betejë pas beteje (Marica, Savra dhe mbi të gjitha ajo e Fushë –Kosovës më 1389) osmallinjtë do të vinin nën “hyqëm” viset shqiptare. Akti heroik i pashembëllt i vrasjes së sultan Muratit I Brenda në çadrën e tij nga një djalosh shqiptar, Millosh ose Mëhill Kopili, u regjistrua në kronikat e kohës dhe mbeti e ngulur fort edhe në këngën popullore autentike shqiptae drenicake. Serbët e kanë përvetësuar këtë akt si të tyren, dhe djaloshin e kanë quajtur Millosh Kopiliqi ose Obiliqi. Mirëpo kujtesa e këngës shqipe drenicare flet bash për të kundërtën dhe, tok me dëshmitë e kronistit turk Evlia Jelebia, autori i librit Shyqri Nimani ngulmon që kjo krenari historike është pikërisht bëmë e shqiptarëve, ndaj dhe s’duhet kush të na i grabisë. Inferioriteti, qoftë edhe ai “shkencor”, shërben si një gur themeli më pak për kulturën e shpirtin tonë. Në esencë ai ka qenë mëkues dhe përligjës i eksodeve rrënuese të vetëdijes kombëtare. Pas çdo batërdie që ka ardhur ose që na është imponuar si e “vërtetë” prej ushtrive të grafomanëve shovinistë, sidomos atyre sllavë, lipset të kontestohet. Ky mendim parimisht është i drejtë, porse shkenca lipset të ngulmojë më fort për të gjetur dhe argumentuar të vërtetën. Nga kjo pikpamje libri “Arnavudët” rreket të kryej gjithsesi një mision të tillë rivendosës.
Më, tutje pas zulmës së Skëndërbeut dhe islamizmit masiv të shqiptarëve në shekullin XVII dhe XVIII, Nimani qëndron pikërisht në ndihmesën e dhënë nga shqiptarë të shquar në voli të Perandorisë Osmane, të artit dhe kulturës së saj. Qysh nga koha e Sulltan Sulejmanit, periudha e artë e kulturës osmane, ku krijonin artistëtë mëdhenj në fushën e arkitekturës, poezisë e pikturës, mes artisëve të ftuar nga vendet e krishtera kishte edhe artistë shqiptarë, nakkas (piktorë të miniaturave, të ornamenteve dhe të dekorimeve të mureve dhe të formësimeve floreale) dhe musavvir (piktor të portreteve). Studiuesi I mirënjohur bashkëkohor turk Metin And, ndër të tjera shkruan:
“Nga 29 artistët 14 ishin turq. Të tjerët përbënin një numër artistësh persianë e disa shqiptarë, qerkezë dhe moldavianë”. Ndërkaq në hapësirat e trojeve shqiptare filloi një process urbanizimi, veçanërisht ngritja e objekteve të kultit islam si xhami, mesxhide, teqe,tyrbe, medrese etj.”shumica e këtyre objekteve ndërtohej nga mjeshtërit vendas të profileve të ndryshme,- nënvizon studiuesit Sh. Nimani.- Të tilla janë Xhamia e Mbretit në Elbasan (1492), e Mirahorit në Korçë (1496), e Muradies në Vlorë (1542). Njëra nga xhamitë më të mëdha dhe më të bukura është Xhamia e Sulltan Muratit (1436) në Shkup, e cila për mundësitë e mëdha të grumbullimit të besimtarëve quhej Ubi-Cami –xhami festive”. Po kështu nga mjeshtërit shqiptarë u ngritën edhe Xhamia e Mustafa Pashës në Shkup, e Sinan Pashës në Prizren, Xhamia e Mehmet Fatiut në Prishtinë, Xhamia e hadumit në Gjakovë, Xhamia e Larme në Tetovë dhe Xhamia e Ethem Beut në Tiranë. Po kështu u ndërtuan pazare, rrugë, ura. Më tutje, shqiptarët në Greqi, të quajtur ndryshe arvanitas, nëpër krahinat e Atikës, Megarindhos, Egjinit, Thivës, Korinthit, Agros, Trifilias (që më parë i thoshnim More), si dhe çamët dhanë shumë emra në fushën e muzikës, pikturës, arsimit, diplomacisë, ushtrisë, tok me 12 kryeministra (i pari ndër ta ishte Gjergj Kondurjoti).

Shkëlqimi i vizionit perandorak

Desha ta emëroja kështu këtë syth të shkrimit për kapitullin “Arnavudët arkitektë”,çdo lexues shqiptar do të ndjehej i përkëdhelur nga maddhështia e gjenisë së atyre artistëve që i dhanë Stambollit, por edhe qyteteve të tjera të perandorisë, një shkëlqim të atillë që kurë nuk shuhet. Është fjalla për arkitektët me famë botërore Atik Sinani, Mimar Sinani, Sedehqar Mehmet Agai, Kasem Agai, Mehmet Isai. Nuk është vetëm madhështia e veprës së këtyre arkitektëve që e bën këtë syth të lexuar me shumë ëndje, po edhe vetë shpriti i autorit që duket sikur shkrifet e këndellet nëpër cilësimet e bëra te faktet, vlera estetike, te vendosja e tyre në relieving historik, te moria e referencave dhe e të dhënave. Kisha e famshme e shën Sofisë, e ngitur dhe e ringritur nëpër rrjedhën e disa shekujve, u shndërrua në xhami me katër minaret e saj, nën sundimin e tre sulltanëve. Sultan Mehmeti II, I quajtur ndryshe Fatiu (ngadhënjyesi), ai që kishte pushtuar Konstadinopojën , me gruan e tij me origjinë shqiptare (Gjylbehares), deshte ta sfidonte edhe shpirtëtërisht kërthizën e Bizantit luksoz, ku ai ngriti edhe perandorinë e tij. I duhej një akitekt me imagjinatë të jashtëzakonshme, por që të trashëgonte kulturën krishterë. Ky duhej të ndërtonte tempullin e madhërishëm, Xhaminë e Mehmet Fatiut; dhe ky ishte pikërisht Atik Sinani (emir në shqip: Kristo Dulloja). “Ai ishte themelues i arkitekturës konstandinopojane të hershme të periudhës osmane dhe me sintetizimin e hamonishëm të kanoneve kristiane islamike”,- përcakton studiuesi Nimani. Jo vetëm xhamia por krejt një kompleks arkitektuor krijonte konceptin e qëndrës së kryeqytetit me gjithë aksesoët dhe institucionet e rëndësishme qarkuese e ploësuese si 8 medresetë (shkollat e larta), tetimet (internatet për studentët), imaret (kuzhina për studentë e varfanjakë), me darusifa (spitale), bujtinë (han), bibliotekë (kitabhane), shkollë fillore (mekteb), çmendinë (timarhane). Ai punoipesë vjet për ta ndërtuar atë me 1000 mjeshtër dhe 10.000 punëtorë. Dhe pas përfundimit të kësaj kryevepre arkitektonike sulltani e rau arkitektin e vet, sikurse ishte bërë rëndom zakon me perandorët e mëdhenj dhe tempujt e tye madhështorë e të papërsëritshëm.
Arkitekt Mimar Sinani, i quajtur edhe Mikelanxhelo i Lindjes, cilësohet si akitekti më i madh osman më i madhi gjithë kohërave. Në 50 vjet at ai projektoi 81 xhami, 50 mexhide, 55 medrese, 26 teqe e tyrbe, 15 imarete, 8 ura, 33 hammame, 33 pallate, 17 karavansaraje, 7 ujësjellsa etj. “Një numër kaq të madh veprash, që mund të duket gati e pabesueshme, ka mundur të krijojë vetëm një artist me energji dhe invencë të jashtëzakonshme dhe me një jetë të gjatë gati 100 vjeçare – çfarë ishte Mimar Sinani – skruan Sh. Nimani. Në gjithë këtë mori veprash dritëson mbi to Xhamia e Sulltan Sulejmanit, ku edhe syri analitik i studiuesit Sh. Nimani sikur i bën të dukshme vlerat, rëndësinë, habitë. Jo pak të bukura kanë qenë edhe Xhamia e Sulltan Selimi, xhamia Shehzade, banjat e sulltaneshës, gjer te xhamia e Muradies në Vlorë.
Duke ecur faqeve të librit “Arnavudët” autori të njeh me arkitektin tjetër të gjakut shqiptar Sedefqar Mehmet Again, projektusin e xhamisë Sulltanahmet, përndyshe e njohur edhe si “xhamia blu”, për shkak të dominimit të ngjyrës blu në të blertë të 21043 pllakave të fajancit, secila me vlerë prej 18 akçe agjendi, që të japin përshtypjen së toku të një kopshti përrallor tëndafillash (sipas studiusit). Ky artist vinte nga Shqipëria e Mesme, Elbasani dhe e pat marr emrin “Sedefqar” përshkak të formësimit artistic të sedefeve deri në përsosmëi. “Arkitekti i katërt i madh, - shkruan më tutje Sh. Nimani, - gjithashtu me prejardhje shqiptare, i periudhës së madhe të arkitekturës osmane të stilit klasik që kurrë nuk do të përsëritet në të ardhmen, është Kasëm Agai. Me të po përmbyllej ajo epokë madhështore, në të cilën në mënyrë maestrale kishin shkëlqyer yjet e mjeshtërisë fascinuese të ndërtimtarisë islame”. Ky shqiptar i shquar do të projektonte pikërisht Xhaminë e Re (Yeni Cami) dhe Misir Çarsisi (tregu egjyptian ose tregu i erërave). Sikundër dihet, një nga 7 mekullitë e gjenisë njerëzore nëpër kohë, Margaritari i Bardhë i Indisë, është Taxh Mahalli, ky monument i pashoq në Agra. Autori i saj, Ustad Isa Muhammad Effendi (mjeshtër Mehmet Isai), ishte shqiptar nga Opari. Ky tempull, ky mauzule, u ngit për dashurinë. Mumtaz Mahalli, gruaja e dashur e perandorit Shah Xhahan, vdiq. Tristimin dhe dhimbjen e tij mund ta shndëronte në një ëndërr e përjetësi veçse gjenia e një arkitekti të përzgjedhur në hapësirat e pamata të dheut, dhe ky ishte pikërisht Mehtet Isai. 20.000 bura, për 22 vjet, nën drejtimin e arkitetektit shqiptar i dhanë formën e sotme këtij varri gjigand, kësaj mrekullie. Perandori i magjepsur, për ta ruajtur të kyçur në mendje dhe në zemër këtë imazh drithërues e hyjnor, urdhëroi që t’ua shkulnin e t’ua prisnin duart mjeshtrëve ndërtues, “i verboi kaligrafët dhe i preu kokën arkitektit, në mënyrë që asnjëri nga ata të mos mund të ndërtonte një godinë që do t’i shëmbëllente taxh Mahallit”.


Liria e poezisë,e penelit dhe e mendjes

1- Stambolli, kryeqyteti i katërt dhe i fundit i osmanëve, krahas shkëlqimit të arkitekturës dhe arteve figurative (posaçërisht asaj të miniaturës), do të lëshonte dritë të fortë,ndoshta më shumë se këto, te fjala e thurur ndën ritmet e rimat poetike. Ishte bërë madje zakon që kryeministri dhe vetë sulltani të ushtronin poezinë (le të kujtojmë këtu sultanët Mehmetin II, Sulejman Madhështori dhe të tjerë më pas). Poezia lëvrohej në katër lloje: divan, mesnevi, hamse (ose quintet) dhe antologjia. Pikërisht në elegancën e forcës dhe thellësinë e mendimit poetik do të spikatin poetët e shquar arnavudë në shekujt XV dhe XVI, ku mbërrihet edhe në majat më të larta të mjeshtërisë. Pristinely Mesihi (ose Mesihi Prishtinasi) nga Kosova, poeti qefli, i natyrës dhe i kënaqësive, solli në palitrën e ngjyrave të tij romantikën e parqeve të bleruara dhe pijeve egzotike, këngën e bilbilit dhe buthtimin e pranverës, sikundër i sendërton fort bukur këto në vjershën e tij të njohur Murabba’-i bahar (Odë për Pranverën). Një nga kryeveprat e poezisë klasike osmane e shkruar prej tij, poezia Sehr-engiz (Tmerri Qytetit), me 186 kuplete, që ka për subjekt dyzetë e gjashtë djelmoshat e Edrenesë do të shërbente, siç shprehetNimani, “si një kontrapunkt ndaj një ngopjeje me poezi të tejkaluara mediativo mistike të deriatëhershme”.
Nëse poeti Mesihi Prishtinas nuk ka lënë ndonjë fjalë ose shprehje për origjinën e tij shqipëtare,përkundrazi poetët Jahja bej Dukagjini dhe Akif Mehmet Pejani janë shprehur mëse një herë për shqiptarësinë e tyre .Jahja bej Dukagjini ishte nder dhjetë poetët më të famshëm të kohës dhe,sikurse shkruante Sami Frasheri,”ishte i shpates (luftëtar ) dhe i penës (shkrimtar)”.Në stilin e popullarizuar me trajë politike të distikut (mesnevi), ai ka, së paku , 7 sosh të një bukurie të rallë, ku spikat veçanërisht Shah u Geda (Mbreti dhe Lypësi). Ai ka shkruar gjithashtu një Divan me 2000 vargje të quajtur Suleymanname. Poeti tjetër, Akif Mehmet Pejani, i cilësuar ndryshe edhe si kryepoeti i Turqisë moderne, bëhet pjesë e informimit dhe cilësimit të Nimanit në librin e tij “Arnavudët”. Pasqyrë e poezive të Akif Mehmet Pejanit u bënë temat islame dhe ngjarjet historike që kalonte Turqia midis luftërave ballkanike, Luftës I Botërore dhe luftërave çlirimtare të viteve 1919-1922. “Vargjet e tij, të shkruara në gjuhën osmane, janë gërshetuara me shumë arabizma dhe persizma”. Vepra madhore e këtij poeti themelues të poezisë moderne turke është Safahat (Fytyrat). Në këtë vepër, ndër poemat e tjera është edhe ajo kushtuar shqiptarëve dhe Shqipërisë. Poeti lëngon nga dhimbja për vendin e robëruar, bën thirje për të mbrojtur lirinë në çastet tragjike të vendit kur lakmitë sllave copëtonin trojet tona dhe e ndanin Kosovën e Shkupin nga trungu mëmë. Poema përbëhej prej 96 vargjeve dhe u përfundua më 6 mars 1913. Ajo nis me vargjet:

Tre miljon njerëz po vuajnë nga tri koka pa tru
Shqipëria po digjet… Kësaj here djegjet janë shumë të mëdha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.shqiperianatyrale.tk
shqipetari
Moderator
Moderator
shqipetari


Numri i postimeve : 376
Mosha : 35
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

Një libër që të bën krenar se je shqiptar! Empty
MesazhTitulli: Re: Një libër që të bën krenar se je shqiptar!   Një libër që të bën krenar se je shqiptar! Icon_minitimeTue Jun 16, 2009 2:33 pm

Faleminderit Illyrian per kete liber
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.vetevendosje.org
Guximi




Numri i postimeve : 21
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 19/04/2009

Një libër që të bën krenar se je shqiptar! Empty
MesazhTitulli: Re: Një libër që të bën krenar se je shqiptar!   Një libër që të bën krenar se je shqiptar! Icon_minitimeTue Jun 16, 2009 3:19 pm

Një libër që më bën krenar që jam shqiptar është : Poezi nga Bahri Fazliu - arti i të shkruarit, i lidhur me historinë.

Guximi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shqipetari
Moderator
Moderator
shqipetari


Numri i postimeve : 376
Mosha : 35
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

Një libër që të bën krenar se je shqiptar! Empty
MesazhTitulli: Re: Një libër që të bën krenar se je shqiptar!   Një libër që të bën krenar se je shqiptar! Icon_minitimeThu Jun 18, 2009 2:08 pm

qe te gjitha librat shqip jan te me rendesi qe te mesohenpor disa jan me te vequara per nga aspekti kombetar e kam ama ka libra e libra te mira qe me te vertet nuk kemi hasur ende ne to ndoshta , ju pershendes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.vetevendosje.org
Sponsored content





Një libër që të bën krenar se je shqiptar! Empty
MesazhTitulli: Re: Një libër që të bën krenar se je shqiptar!   Një libër që të bën krenar se je shqiptar! Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Një libër që të bën krenar se je shqiptar!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Unë jam shqiptar
» Shqiptar apo Kosovar?!
» Filma Shqiptar
» Ftesë ku do që jeni Shqiptar!!!
» Fotografi te Heronjeve Shqiptar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Gjuha shqipe dhe gjuhët e tjera :: Gjuha shqipe-
Kërce tek: