|
|
| Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
ILLYRIAN Admin
Numri i postimeve : 2043 Mosha : 34 Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA Reputacioni : 35 Data e regjistrimit : 13/02/2009
| Titulli: Demtoje Serbine ndihmoje Kosoven.. Tue Feb 17, 2009 11:13 pm | |
| Me Serbinë ne nuk kemi kurrfarë marrëveshje të paqes. Me Serbinë zyrtarisht jemi në luftë ndonëse luftimet janë ndërprerë. Pra, Serbia nuk është një vend i zakonshëm për Kosovën dhe aq më pak një vend fqinj. Serbia është armiku ynë. Serbia ndodhet brenda në Kosovë me strukturat e saj militariste dhe administrative por edhe me mallrat që ne i konsumojmë. Serbia hapur dhe qartë planifikon që ta rimarrë Kosovën tërësisht por kësaj radhe pasi që ta ketë copëtuar atë përbrenda nëpërmjet decentralizimit dhe zonave të veçanta përreth kishave e manastireve ortodokse. Armikun nuk duhet ta ndihmojmë. Armikun duhet ta dëmtojmë. Prandaj, nuk duhet t’i blejmë produktet e Serbisë sepse asisoj e forcojmë Serbinë dhe ushtrinë e saj kriminale që është rrezik real për të ardhmen tonë dhe, njëkohësisht, në mënyrë indirekte e shpërblejmë atë për mizoritë e saj njëshekullore në Kosovë, për dëmet dhe shkatërrimet sistematike dhe të pamatshme të saj. Pikëvështrimi i Serbisë për Kosovën si territor që duhet gllabëruar dhe si treg që duhet mjelur janë të ndërlidhura ngusht me njëra-tjetrën. Andaj edhe kërkesa e Boris Tadiqit drejtuar UNMIK-ut për ta ndalur fushatën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Duke eksportuar mallrat e veta në Kosovë, vetëm gjatë vitit 2005, Serbia i mori nga Kosova 175 milion euro. Në fakt, ajo nuk i mori por ne ia dhamë ato duke i blerë produktet që ajo i sjell në Kosovë. Madje, edhe kjo shifër paraqet vetëm 40% të importit të Kosovës nga Serbia, meqë pjesa tjetër nuk regjistrohet fare. Rrjedhimisht, 437.5 milion euro shkojnë për çdo vit nga Kosova për në Serbi. Kjo paraqet mbi 1/3 e importit të gjithmbarshëm vjetor të Kosovës. Duke i blerë mallrat e Serbisë, një fenomen ky kryesisht në rritje, Serbia na ka ‘blerë’ neve si treg. Sovraniteti mbi Kosovën i ruhet nominalisht Serbisë pikërisht duke u ushtruar ai praktikisht nga UNMIK-u në bazë të Rezolutës 1244. Prandaj, përveçqë njerëzit në Kosovë trajtohen vetëm si banorë të Kosovës ngaqë nënshtetësi e jona konsiderohet ajo e Serbisë, ne jemi bërë edhe konsumatorë të produkteve të Serbisë, tregu më fitimprurës i së cilës është pikërisht Kosova.
Me blerjen e mallrave të Serbisë në Kosovë, jo vetëm që forcohet Serbia por edhe dobësohet Kosova. Konkurrenti kryesor i prodhuesve vendor të Kosovës janë prodhuesit gati të pakonkurrencë të Serbisë. Politika fiskale në Kosovë, e imponuar nga UNMIK-u gjithnjë duke u bazuar në Rezolutën 1244, i favorizon jashtëzakonisht shumë prodhuesit e Serbisë të cilët nuk paguajnë fare doganë dhe të cilëve u kthehet TVSH-ja që e kanë paguar në Serbi! Pushteti në Kosovë, jo që nuk i favorizon dhe as nuk i subvencionon prodhuesit vendor, por nëpërmjet politikës së tmerrshme fiskale i lufton ata. Nuk besoj të ketë një rast të ngjashëm ndokund tjetër në botë. Prodhuesit vendas në Kosovë e kanë gjithnjë e më të pamundur të jenë konkurrues në treg. Kjo, kryesisht për shkak të prodhimeve të Serbisë e disa prej tyre posaçërisht për shkak të prodhimeve të Serbisë. Ata thjesht ndodhen para bankrotimit. Kësisoj, duke mos u forcuar prodhuesit vendor papunësia vetëm sa rritet kurse prodhimi vendor bie. Degradimi ekonomik dhe social bëhet i pashmangshëm dhe gjithashtu me pasoja afatgjate. Prandaj, duke blerë mallra të Serbisë, ndonjëri prej të cilëve mund të jetë edhe ca më i lirë, ne nuk e luftojmë varfërinë porse varfërohemi edhe më shumë. Blerja e mallrave të Serbisë, e vazhdon dhe e rrit varfërinë në Kosovë. Ja një ilustrim i thjeshtë. Një produkt i Serbisë ta zëmë se kushton 90 centë. Po ai produkt, veçse prodhim i Kosovës, kushton një euro. Njëri mund ta blejë produktin serb duke besuar se i ka fituar 10 centë. Në fakt, ai i ka humbur një euro e 90 centë! Sepse, nuk ia ka dhënë prodhuesit vendor 90 centë, me ç’rast do të forcohej Kosova dhe arsimi, shëndetësia dhe shërbimet publike në Kosovë; në anën tjetër, është përforcuar Serbia, e cila kësisoj i rrit kapacitet e saj prodhuese dhe bëhet edhe më e pakonkurrencë në tregun kosovar: p.sh. herën tjetër produkti i saj ka fituar komoditetin që të shfaqen në treg me çmim prej 80 centë.
Po ashtu, blerja e produkteve vendore është shumë më e sigurtë. Për çfarëdo defekti teknik ose cilësor eventual në produktet vendore kemi se ku të trokasim – prodhuesit vendor janë në Kosovë, adresat e tyre dihen. Ndërkaq, për produktet e Serbisë s’kemi se ku të ankohemi – prodhuesit e tyre atje në Serbi janë të paarritshëm për neve. Serbia nuk po i kthen kufomat e shqiptarëve që vetë i ka vrarë, që vetë i ka varrosur e zhvarrosur disa here, kurse tash i mban peng nëpër varreza masive nëpër Serbi, e lëre më të na ofrojë qasje te prodhuesit defektuozë atje!
Njëkohësisht, dihet se Serbia nuk i pranon targat e automjeteve të Kosovës jo vetëm për arsye politike por edhe për motive ekonomike: kamionët e Kosovës nuk mund të shkojnë në Serbi për të eksportuar atje. Bilansi tregtar jashtëzakonisht negativ me Serbinë (në vitin 2005 kemi eksportuar mallra në vlerë prej vetëm 4.6 milionë euro përderisa kemi importuar 175 milionë euro!) është rrjedhim edhe i kësaj. Vendet dhe popujt tjerë, edhe vetëm për këtë arsye, pra për mungesë reciprociteti në marrëdhënie me Serbinë, do t’i kishin bojkotuar produktet e saj. E, neve kemi edhe aq shumë më tepër arsye të tjera, madje më së shumti nga të gjithë. Arsye për shkak të së kaluarës: në Serbi nuk ka as keqardhje, as pendesë, as drejtësi për viktimat, as kërkim falje, dhe as dëmshpërblim nga ajo për humbjet, vuajtjet, ekspolatimin, rrënimet dhe dëmet e shkaktuara në Kosovë. Arsye për shkak të së sotmes: Serbia e cila kontrollon 25% të territorit të Kosovës po e rjep konsumatorin kosovar duke e deklasuar prodhuesin kosovar. Arsye për shkak të së ardhmes: Serbia do që ta ripushtojë e risundojë Kosovën ndërkohë që ne nuk zhvillohemi dot pa e nxjerrur Serbinë jashtë vendit tonë. E, Serbia vjen edhe si produkt ushqimor, si produkt farmaceutik, si produkt ushqimor e si material ndërtimor. Natyrisht, para se të vijë si polici e ushtri.
Andaj, bojkotoni produktet e Serbisë, tri shifrat e para të barkodit të të cilave janë 860! Ndihmojeni vendin tonë – Kosovën. Dëmtojeni armikun tonë – Serbinë! | |
| | | Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Liria fitohet! Tue Feb 17, 2009 11:14 pm | |
| Sundimi ndërkombëtar në Kosovë i ka suspenduar konventat ndërkombëtare. Policët, gjykatësit, dhe zyrtarët e UNMIK-ut nuk i nënshtrohen ligjit që e zbatojnë mbi ne. Pra, qenia e këtij sistemi politik e bën të mundur krimin e pandëshkuar, ndërkaq projekti i tyre politik e bën krimin të domosdoshëm mbi popullin tonë. 2 milion e gjysmë njerëz në Kosovë nuk mund ta shprehin vullnetin e tyre. Atyre iu mohohet vullneti për liri, sovranitet e pavarësi. Kjo do të thotë që 2 milion e gjysmë njerëz në Kosovë janë në burg. Ndërkaq, pushteti e luan rolin e gardianit i cili ka për detyrë të sigurojë që i burgosuri të mbetet në burg. Zgjatja e sundimeve të tilla burokratike ndërkombëtare në Kosovë është e njëjtë me atë mjekun e keq, i cili në rastin më të mirë pacientit ia zgjat jetën pa shëndet. Pra ta zgjat jetën, por pa shëndet. Në vitin 1974 qëllimi për republikën e Kosovës u pat zëvendësuar me autonomi; në vitin 1991 nevoja për luftë çlirimtare u pat zëvendësuar me rezistencë paqësore e pasive; në vitin 1999 çlirimi i Kosovës u pat zëvendësuar me tërheqje të pjesshme të trupave serbe prej Kosovës; dhe tash kemi zëvendësimin e llojit më të ri, ku bërja e pavarësisë po zëvendësohet me shpalljen e pavarësisë, e cila vazhdimisht zbrapset në të ardhmen. Kjo shpallje e pavarësisë është në fakt shpallje e propozimit të Ahtisaarit, që Kuvendi i Kosovës e bëri marrëveshje, gjë që paraqet një çmim tmerrësisht të lartë për një pavarësi të cunguar e të brishtë. Pra nuk po e shpallin pavarësinë, por po e shpallin propozimin e Ahtisaarit. E ka një gjë në këtë jetë e në këtë botë që nuk ka zëvendësim, e kjo është pikërisht liria. Nuk mund t’i thuhet dikujt lëre lirinë e merr diçka tjetër. Ka diçka në këtë botë e në këtë jetë që nuk mund të shtyhet. Kjo është përsëri liria - nuk mund t’i thuash dikujt do të jesh i lirë pak më vonë. E kjo po ngjan pikërisht me mënyrën qysh po na e trajtojnë lirinë, jo vetëm burkoratët ndërkombëtar, por edhe politikanët vendor. Këta po thonë se po e shtyjmë jo këtë datë, por atë datë, aq më tepër që nuk bëhet fjalë për atë që kanë rënë me mijëra e mijëra dëshmorë përgjatë shekullit XX, e deri në ditët e sotme, por për një zgjidhje të cunguar e cila nuk është as gjysma e asaj për të cilën ne jemi sakrifikuar. Por shtrohet pyetja - si bëhët që njerëzit e njëjtë na gënjejnë njëjtë me gënjeshtrën e njëjtë? Dhe ne, njerëzit e njëjtë që jemi poshtë, vazhdojmë njëjtë t’iu besojmë atyre duke e shndërruar mashtrimin e tyre në vetëmashtrim. Pse fatkeqësisht shumica e njerëzve në Kosovë vazhdojnë ta ushqejnë vetën e tyre me iluzione? Në burg aty ka pak vend por shumë kohë, aty mund të mendosh shumë. Dhe asgjë nuk më ka preokupuar më shumë se kjo pyetje, përgjigjen e së cilës e gjeta prap brenda burgut. Nëse shkoni në burgun e Prizrenit aty janë 129 të burgosur. Të gjithë besojnë që do të lirohen në muajin shkurt. Çdonjëri e gënjen veten. Është në natyrën e të burgosurit, në natyrën e njeriut i cili s’beson që ka mundësi tjera dhe nuk beson në fuqinë e vet, që zgjidhja i vjen së shpejti nga jashtë dhe prej lart. Pra, ky është edhe problemi i popullit tonë, që fatkeqësisht vazhdon të besojë me vullnet të shtypur. Por nuk janë të gjithë kështu. Ka disa e që vazhdimisht po rriten, e të cilët dëshirën për vetëvendosje e kanë bërë vullnet për vetëvendosje, e të cilët durimin, pritjen, shpresat, i kanë shndërruar në angazhim, aksion e veprim. Dhe kështu vijnë në demonstrata të Lëvizjes VETËVENDOSJE! të cilat kanë treguar se nuk ia vlenë të pritet e të durohet, por duhet medoemos të angazhohemi. Sovraniteti, liria, pavarësia, nuk janë të dëshira, përmbushjen e të cilave duhet ta meritojmë por janë të drejta që na takojnë dhe të cilat nuk na i jep askush. Të cilat duhet t’i fitojmë dhe do t’i fitojmë nëse i marrim. Janë dy rrugë të mundshme: ose ballafaqim, ose nënshtrim. Arben Xheladini, Mon Balaj e Lëvizja VETËVENDOSJE! (që këta të dy i konsideron si pishtarë të lirisë), konsideron se në fakt ka vetëm një rrugë: ballafaqimi. Përkundruall nesh janë politikanët. Ata janë njerëz të nënshtruar, të cilët përpiqen t’i nënshtrojnë edhe të tjerët. Liria nis pikërisht me refuzimin e këtij nënshtrimi. Këtij nënshtrimi që na vjen si ofertë prej lart. Këta që janë lart e kanë pranuar propozimin e Ahtisaarit, duke e bërë marrëveshje të institucioneve të Kosovës me faktorë të rëndësishëm ndërkombëtar, dhe në këtë mënyrë kanë bërë diçka të pafalshme. Në mënyrë retroaktive kanë justifikuar strukturat e Serbisë, e të cilat Serbia i ka ushqyer për gati 9 vite në Kosovë. Me vetë faktin që e kanë pranuar këtë propozim të Ahtisaarit, ata kanë thënë se strukturat e Serbisë kanë bërë mirë që kanë qëndruar tash nëntë vite. Ne nuk mund të pajtohemi me këtë çfarë po ndodh dhe s’do të pajtohemi kurrë. Mirëpo, mbi bazën në të cilën do të organizohemi e mobilizohemi për ta kundërshtuar do të arrijmë jo vetëm ta ndalim procesin politik por edhe ta drejtojmë në një kurs të duhur. E ky kurs është kursi në të cilin jo kufijtë dhe territoret përcaktojnë fatin e popullit, por populli do ta përcaktojë fatin e territorit dhe kufijve të vet. Mon Balaj dhe Arben Xheladini janë dy dëshmorë të cilët janë shumë të veçantë. Me kalimin e kohës rënia e tyre do të marrë gjithnjë e më shumë kuptim. Kur të fillojnë këto qeveritë e vazhdueshme që zgjedhen me konkurs ta realizojnë në terren Pakon e Ahtisaarit, atëherë secili prej nesh, e dikur të gjithë ne, do ta kuptojmë pse në fakt ranë këta dy dëshmorë. Do ta kuptojmë në mënyrë të plotë rënien heroike të tyre. Për këso vdekje dhe për kësi rënie sigurisht se ia ka vlejtur jeta.
Lavdi Mon Balajt dhe Arben Xheladinit! Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit! | |
| | | Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Shenjat e vjetra Tue Feb 17, 2009 11:14 pm | |
| Më 23 mars 1989 suprimohet autonomia e Kosovës gjersa ndërtesa e Kuvendit të Kosovës ishte e rrethuar me tankse. Brenda në sallë votonin edhe njerëz të infiltruar që s’ishin fare delegatë. Vetëm 13 delegatë dolën kundër. Pesë ditë më vonë Serbia e feston kushtetutën e re, që i jepte asaj pushtet të plotë mbi Kosovën. Demonstrata masive shpërthejnë anekënd Kosovës. Qindra mijëra njerëz marrin pjesë. Vriten 28 shqiptarë dhe 300 të tjerë plagosen. Demonstratat vazhdojnë. Deri në shkurt të vitit 1990 u vranë gjithsej 90 shqiptarë.
Me 17 gusht të vitit 1990, serbët organizojnë referendum për autonomi në Kroaci. Ata vendosin barrikada në rrugët kryesore në Knin, Benkovc dhe Obrovc. Këtë ditë Kroacia e konsideron si ditën e agresionit serb mbi Kroacinë. Në stacionin e trenit në Knin, Armata Popullore e Jugosllavisë i furnizon hapur serbët me armatim. Ndërmarrja për Serbinë e Madhe pëson kërcim të dyfishtë cilësor: ajo aktivizohet masivisht dhe militarizohet gjithandej.
72 vjet më parë, stërgjyshërit e këtyre serbëve e kishin krijuar Jugosllavinë si plaformë për Serbinë e Madhe. Kreu i parë i Qeverisë së Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve ishte radikali serb Stojan Protiq i nominuar nga mbreti serb Aleksandar Karagjorgjeviq. Ministër i punëve të brendshme ishte Svetozar Pribiqeviq, po ashtu një serb, por nga Kroacia. 72 vjet më vonë, shumica e policëve në Kroaci do të jenë serbë. 72 vjet më vonë, stërnipërve të krijuesve të Jugosllavisë, do t’iu duket se Jugosllavia po ua mbante Serbinë të vogël. Ata nisën ta shkatërrojnë ngrehinën e të parëve të tyre për të njëjtën arsye për të cilën ishte ngritur ajo.
Në fund të vitit 1994, 30% të territorit të Kroacisë dhe 70% të territorit të Bosnjes do të jetë e okupuar nga forcat ushtarake e paramilitare serbe. Dy shtyllat tjera ku bazohej hegjemonia e Serbisë ishin Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë si dhe Kisha Ortodokse Serbe. E para e vërtetonte ‘shkencërisht’ nevojën e zgjerimit të Serbisë dhe e estetizonte dominimin e saj. E dyta e shenjtëronte sundimin e ri të Serbisë, duke e cilësuar atë si ringjalljen e dytë serbe pas asaj të luftërave ballkanike.
Në qershor të vitit 1991, Peshkopi Atanasije Jevtiq në ceremoninë e shugurimit të tij si kre i Dioqezës së Banatit u drejtohet kroatëve publikisht duke u thënë: “Ua falim që na keni vrarë, por nuk mund t’ua falim nëse na detyroni t’iu vrasim”. Ushtarët serbë që do të pushtonin territore e bënin Serbinë. Ushtarët serbë që do të vriteshin e bënin Serbinë me varrin e tyre. Priftërinjtë serbë i bekonin të gjithë ata që niseshin për luftë, me në krye Arkanin, Ulemekun, Simatoviqin, Kapetan Draganin, Babiqin, Martiqin, Karaxhiqin, Mladiqin e të ngjashmit. Kur niseshin për Kroaci e Bosnje, por edhe kur do të niseshin për Kosovë disa vjet më vonë. “Aty ku është një varr serb, aty është Serbi!” – çirreshin serbët. Krimet e kryera minimizoheshin. Krimet që nuk fshiheshin dot paraqiteshin si anë e keqe e luftës. Ana tjetër e luftës portretizohej si e mirë – shprehje e vitalitetit të popullit serb.
Më 2 shkurt 2007, në Prishtinë do të bëhet publik Plani i Ahtisaarit. Aneksi V i tij që i kushtohet trashëgimisë fetare dhe kulturore në nenin 1.2 thotë: “Kosova do ta njeh Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë, duke përfshirë kishat, manastiret dhe objektet tjera që shfrytëzohen për qëllime fetare si pjesë integrale e Kishës Ortodokse Serbe me seli në Beograd.” 45 objekte fetare ortodokse me mijëra hektarë tokë ky Plan i bëri zona eksterritoriale dhe i serbizoi. Nëse një shqiptar musliman apo katolik në Kosovë konvertohet në ortodoks ai bëhet serb. Kristaqi, që erdhi nga Korça të punojë në Kosovë, i kryen ritet fetare në kishë katolike. Ai s’shkon dot në Graçanicë. As në Manastirin e Deçanit ku ndodhet dhurata e Skënderbeut e i cili e ka portën nga perëndimi. Ky manastir fillimisht ishte kishë katolike e ndërtuar nga abati françeskan atë Vita Kuçi prej Kotorrit, aty diku kah fundi i dekadës së tretë të shekullit XIV. Plani i Ahtisaarit ia mundësoi Serbisë uzurpimin e trashëgimisë ortodokse në Kosovë, uzurpimin e trashëgimisë së mesjetës, në kuadër të përpjekjeve të saj për t’i paraqitur shqiptarët e Kosovës si të ardhur nga Shqipëria ose mbeturinë e Perandorisë Osmane. Tetë ditë pas publikimit të Planit të Ahtisaarit, më 10 shkurt 2007, policia e UNMIK-ut vret Arben Xheladinin e Mon Balajn dhe plagos rreth 80 shqiptarë të tjerë në një demonstratë që kundërshtonte këtë Plan dhe ku kërkohej vetëvendosje për popullin e Kosovës.
Më 5 tetor 2008, 12 aktivistë të VETËVENDOSJE!-s u ngjitën Bjeshkëve të Nemuna për te liqeni i Neqinatit që ndodhej në lartësinë mbidetare prej 1912 metra. I shoqëronte një qen i Sharrit, i cili gjersa tregonte rrugën njëkohësisht përkufizonte hapësirën e shtegut, duke urinuar pranë drunjve të caktuar. Gilles Deleuze shkruante se qeni me urinën e tij shenjon territorin. Urina e qenit shkëputet prej zinxhirit ushqimor, duke u bërë mjet shenjues. Deleuze, si filozof i kontinuitetit që ishte, po ndërtonte kështu argumentin e tij kundër bindjes së sforcuar për veçantinë e njeriut, për njeriun si pikënisje dhe qëllim, kundër mbylljes në ‘human, all too human’…
Të gjitha këto po më kujtoheshin rrëmbimthi teksa po dëgjoja lajmet se Mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Amfilohije Radoviq, po vizitonte Malin e Taraboshit dhe varret e ushtarëve serbë në Bardhaj të Shkodrës. Ata me demek paskan rënë për ta çliruar Shqipërinë nga Perandoria Osmane. Lojës së Greqisë me varreza në jug të Shqipërisë Amfilohije Radoviq po ia bashkangjiste lojën serbe në veri të Shqipërisë. Ai po rishenjonte për të rikuptimësuar.
Historia sigurisht që ka të bëjë me të kaluarën porse (ri)shkrimi i historisë (edhe) me të ardhmen. Historia është histori e të ardhmeve: çdo herë kur ajo është (ri)shkruar, kjo është bërë duke pasur parasysh një projekt (politik) për të ardhmen. Këto pastaj janë seleksionuar dhe përmbledhur (përsëri duke pasur parasysh një të ardhme të dëshiruar) në atë që më pas emërtohet si tekst i historisë i cili sërish nuk dihet se sa do të mbijetojë. Interpretimet e reja të fakteve i rideponojnë faktet. Çdo gjë në histori vjen me një histori për t’u ribërë histori. Ndoshta Amfilohije Radoviq e ka lexuar Martin Heidegger-in kur thotë se “Fakti është ai që është vetëm në dritën e konceptit fundamental dhe gjithmonë varet nga ajo se sa larg ai koncept mbërrin”. E, ndoshta edhe nuk e ka lexuar Heidegger-in. Ndoshta vetëbesimi i tij vjen veçse nga dobësia jonë. | |
| | | Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: JO-të e buta Tue Feb 17, 2009 11:15 pm | |
| Përgatitjet për negociata të reja tashmë kanë filluar. Që të gjithë po bëhen gati. Serbia duke i kërkuar negociatat, Qeveria e Kosovës duke i refuzuar ato, kurse UNMIK-u dhe faktorë të tjerë ndërkombëtarë duke ndërmjetësuar. Edhe pas pavarësisë situata vazhdon të mos jetë fer në mënyrë të dyfishtë. Së pari, bashkësia ndërkombëtare ndërmjetëson bisedimet e Kosovës me Serbinë, ndërkohë që edhe sundon me Kosovën. Së dyti, do të negociohet me Serbinë vetëm për Kosovën, territorin dhe organizimin institucional e administrativ të saj, por jo edhe për Serbinë. Kjo asimetri e dyfishtë i bën negociatat të padrejta dhe kushtëzon rezultate të pafavorshme për Kosovën.
Janë disa shkaqe që po çojnë te negociatat e reja. Qeveria e Kosovës e ka mbajtur lart në agjendë vetëm çështjen e njohjes së Kosovës. Andaj, problemi kryesor tash ngjan të jetë mosnjohja nga Spanja, Sllovakia etj. si dhe anëtarësimi në OKB e organizata tjera ndërkombëtare. E gjithë kjo shpie te thelbi i mungesës së njohjeve e që është mosnjohja e Serbisë. Porsa Serbia ta njihte Kosovën, të gjithë do të na njihnin mandej. Prandaj, duhet të bisedohet me Serbinë për këtë punë, apo jo? Përmes bisedimeve me të duhet shikuar mundësitë për njohjen e Kosovës, me ç'rast sigurisht se duhet t'i jepet diçka Serbisë.
Shkaku tjetër që po i sjell negociatat është nevoja e EULEX-it që të shtrihet në tërë Kosovën, në mënyrë që të ketë kredibilitet para shqiptarëve. EULEX-u nuk mendon të funksionojë në enklava e sidomos jo në veri. EULEX-i do që vetëm të jetë prezent atje në mënyrë që të duket më legjitim atëherë kur do të veprojë në vendbanimet e Kosovës të banuara me shumicë shqiptare. EULEX-i nuk do që të vendoset me forcë. Prandaj EULEX-i e do paraprakisht miratimin e Beogradit i cili dirigjon me strukturat e Serbisë në Kosovë. Mirëpo, për shtrirjen e EULEX-it në veriun e Kosovës, Serbia do që të kompensohet disi. BE-ja nuk do që t'i japë asgjë Serbisë nga vetja e vet, por është i gatshëm që të jap diçka që i përket Kosovës. Dhe, në këtë pikë ftohet Qeveria e Kosovës që të dakordohet për t'i bërë koncesione Serbisë në mënyrë që EULEX-i të shtrihet edhe në veri. Edhe Qeverisë së Kosovës i konvenon kjo gjë. Ashtu siç është e painteresuar për integritetin territorial të vendit, me shtrirjen e EULEX-it në veri do të mund ta mirëmbante më kollaj iluzionin se Kosova megjithatë është e pandarë.
Faktorët e rëndësishëm ndërkombëtarë po ashtu i inkurajojnë negociatat. Kosova e pavarur nuk ka zhvillim ekonomik, varfëria e papunësia rriten, dhe çdo gjë tregon drejt shpërthimit të kësaj gjendjeje. Kosova i ngjan një fuçie baroti që vazhdimisht rritet porse nuk shpërthen meqë nuk ka shkëndijë. Faktorët ndërkombëtarë nuk duan të diskreditohen në vendin që botërisht njihet si produkt i intervenimit humanitar. Negociatat me Serbinë, si proces drejt marrëveshjes që do të mundësonte shtensionimin e situatës në dhe rreth Kosovës së bllokuar, këtyre faktorëve u ngjajnë të jenë si mënyrë shpëtimi. Kur kihet parasysh edhe Gjykata Ndërkombëtare në Hagë që pritet të ndajë drejtësi mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës, shteteve të fuqishme që e njohën Kosovën negociatat e Kosovës me Serbinë u duken si shansë që palët në kontest të merren vesh jashtë gjyqit.
Kornizat e këtyre negociatave i ka përcaktuar i dërguari i OKB-së, Andrew Landley, në planin e tij gjashtëpikësh në përputhje me letrën e Ban Ki-moon-it. Policia, gjyqësia, doganat, transporti dhe komunikacioni, kontrolli i kufijve dhe trashëgimia kulturore do të jenë temat e diskutimit. Pranimi i negociatave do të thotë pranim i kësaj agjende. Aty nuk do të diskutohet për Luginën e Preshevës dhe as për krimet e Serbisë. Pozicioni fillestar i Kosovës është Plani i Ahtisaarit kurse ai i Serbisë e ashtuquajtura ndarje funksionale e Kosovës duke shtuar ndonjë lidhje të sipërme institucionale ndërmjet Prishtinës e Beogradit për t'ia ruajtur sovranitetin nominal Serbisë mbi Kosovën. Nëse pranohen këto negociata atëherë rezultati do të jetë diku kah mesi, pra edhe më poshtë se Plani i Ahtisaarit i cili edhe ashtu nuk është aspak i favorshëm për Kosovën.
Por, a do t'i pranojnë këto negociata Fatmir Sejdiu e Hashim Thaçi? Sigurisht që po. Ata nuk po i refuzojnë negociatat në mënyrë që ato të mos ngjajnë. Ata nuk po i refuzojnë negociatat që t'i refuzojnë negociatat. Ata po i refuzojnë negociatat pikërisht që t'i pranojnë ato. JO-të e buta janë uvertyrë e natyrshme e PO-së përfundimtare. Nëse do t'i pranonin menjëherë negociatat ata do të diskreditoheshin para qytetarëve. Ata nuk mund të pranojnë duke pranuar, por pikërisht duke refuzuar (butë, gjithnjë e më butë). Andaj, Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaçi e rrisin trysninë ndërkombëtare mbi veten e tyre në mënyrë që atëherë kur do të thonë PO, kjo të duket sa më e arsyeshme para qytetarëve të cilët do të mund të mendojnë se "Fatmiri e Hashimi nuk patën çare pa thënë PO". Fatmiri e Hashimi janë nën presion? Ky nuk është problemi. Fatmiri e Hashimi e duan presionin - ky është problemi. Pra, problemi i këtyre krerëve tonë politikë në Kosovë nuk është se ata janë nën trysni, por që vetë ata e duan këtë trysni dhe nuk bëjnë dot pa të.
Politikanët e Kosovës (përfshirë këtu Sejdiun e Thaçin) kanë bërë tepër shumë koncesione në Vjenë. Ato, në fund, u përmblodhën në Planin e Ahtisaarit. Pavarësia e Kosovës nuk u parapri me refrendum, pra nuk u lidh me vullnetin dhe të drejtën e popullit dhe as me drejtësinë për të kaluarën. Atëbotë, Grupi Negociator i Kosovës, të vetmen bazë për pavarësinë e Kosovës e la rekomandimin e Ahtisaarit që u dha ndaras prej Planit të tij. Pas shpalljes së pavarësisë Sejdiu e Thaçi nuk u brengosën fare për integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës. Kjo gjë sigurisht se i nxit ndërkombëtarët dhe Serbinë që të mendojnë se këta lëshojnë pe edhe më shumë se kaq. E vetmja gjë që nuk do t'u ofrohet serbëve në veri të Kosovës dhe enklava është ushtria e tyre. Policia, gjyqësia, doganat, arsimi, shëndetësia, mbledhja e tatimeve, trashëgimia kulturore ortodokse etj. të gjitha këto do t'u ofrohen edhe përtej Planit të Ahtisaarit. E, sa për ushtri, atë edhe ashtu nuk e kanë as shqiptarët e Kosovës | |
| | | Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Na merrni ju që të bëhemi tamam ne Tue Feb 17, 2009 11:15 pm | |
| (Fjalim në tubimin me studentët e shkencave sociale të Universitetit të Tiranës)
Të kaluarën e kemi të përbashkët, e ardhmja na do të bashkuar. Ne shqiptarët vetëm në të tashmen jemi të ndarë. E kemi historinë e përbashkët si histori e rezistencës së përbashkët, e vuajtjeve dhe arritjeve të përbashkëta, e kryengritjeve dhe luftërave të përbashkëta çlirimtare. I kemi karakteristikat e përbashkëta: gjuhën shqipe, kulturën, traditën, doket e zakonet, vazhdimësinë territoriale. E kemi të përbashkët vullnetin për bashkim: referendumet e shqiptarëve do të na e mësonin atë që tashmë e dimë: shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët. E kemi interesin e përbashkët ekonomik: dyfishimin e tregut që sjell kushte më të mira për prodhim të brendshëm dhe investime nga jashtë. Aq shpesh e kemi dëgjuar të flitet për mirëqenien e shqiptarëve me ç'rast merret disi e mirëqenë qenia te kjo mirëqenie, mirëpo ne e dimë se ajo mbetet e ndarë në shtete të ndryshme dhe e parealizuar. E kemi edhte interesin e përbashkët të sigurisë: shqiptarët e ndarë paraqesin kafshata më të kollajshme për t'u kapërdirë nga Serbia e Greqia, fashizmi i të cilave nuk u ndëshkua sikurse ai i Italisë (sa i përket trevave të okupuara jashtë shteteve të tyre). Rrudhja e territorit të shqiptarëve është bërë nga lindja, veriu e jugu. Nuk është bërë vetëm nga ana e perëndimit, jo për shkak të perëndimit, por për shkak të detit. Kur u njoh Shqipëria në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913, nga 1.850.000 banorë shqiptarë, vetëm 750.000 u bënë banorë të Shqipërisë, kurse të tjerët mbetën jashtë shtetit nën mëshirën e regjimeve të huaja shtypëse. Përveç lidhjes së Prizrenit, projektet më të detajuara dhe gjithëpërfshirëse për zgjidhjen e çështjes shqiptare i kishin Serbia e Greqia. Madje, kjo s'varej as nga ideologjia që ishte në pushtet në ato vende. P.sh. Partia Komuniste e Jugosllavisë në mbledhjen e dytë të AVNOJ-it, të përfunduar me 29 nëntor 1943 në Jajce të Bosnjes, i ndau shqiptarët që kishin mbetur jashtë Shqipërisë nëpër republika të ndryshme të sllavëve të jugut: më shumë shqiptarë në Serbi sepse ajo ishte më e fuqishme, mesatarisht shqiptarë në Maqedoni meqë ajo ishte mesatarisht e fuqishme, dhe më së paku shqiptarë në Mal të Zi, meqë ai ishte më i dobët. Pasuan vrasjet e dëbimet, diskriminimi i njerëzve e eksploatimi i resurseve të shqiptarëve. Edhe sot e kësaj dite mbretëron një asimetri drastike e të drejtave: në shtetet ku shqiptarët trajtohen si pakicë, ata kanë shumë më pak të drejta sesa pakicat kombëtare në vendet ku shqiptarët janë shumicë. Kjo asimetri, kjo mungesë e reciprocitetit i lë shqiptarët pa dinjitet kolektiv (sidomos karshi fqinjve të tyre). Ky deficit i dinjitetit kolektiv rezulton me inflacion të dinjiteteve të vetësforcuara individuale, e që më së miri shihet te krerët e ndryshëm shqiptarë të partive politike. Në vend se të kemi politikë shtetërore për shqiptarët kemi politika partiake për Shqipërinë. Elitat politike janë të pasura përderisa kombi është i ndarë. Nuk mund të gjeni politikanë të varfër – atyre, thjesht, iu konvenon kjo gjendje. Vetëcensura është aq e shprehur kur vie puna te bashkimi kombëtar saqë jo vetëm që bashkimi kombëtar është vetëcensurë por edhe vetëcensura është bashkim kombëtar. Diskutimi dhe afirmimi i bashkimit kombëtar të ndihmon të çlirohesh nga vetëcensura si e tillë. Në anën tjetër, të gjithë ne kemi dëgjuar të thuhet edhe që bashkimi kombëtar është utopi. Mirëpo, ata që thonë kështu zakonisht angazhohen në forma të ndryshme t'i pengojnë të gjitha organizimet apo individët që angazhohen për bashkim kombëtar. A nuk do të ishte në interes të tyre që ata t'i lejonin të veprojnë lirshëm përkrahësit e bashkimit kombëtar të cilët asisoj do të dështonin dhe bëheshin qesharakë?
Rreziku që u kërcënohet shqiptarëve nuk është vetëm fizik, nuk ka të bëjë vetëm me humbjen e territorit, të resurseve natyrore dhe të ngushtimit të perspektivës ekonomike. Rreziku është edhe shpirtëror: duan që Kosovën ta largojnë sa më shumë prej Shqipërisë, ta forcojnë aspektin e pavarësisë së Kosovës që konsiston në pavarësi nga Shqipëria, ta shkombëtarizojnë popullin shqiptar në Kosovë duke imponuar idenë e kombit të paqenë kosovar. Kësisoj, në Kosovë, në vend se të kemi proces të shtet-ndërtimit, kemi projekt të komb-bërjes. Më lejoni të përfundoj duke thënë se ose do të bëhet Shqipëria etnike duke e përfshirë edhe Kosovën, ose e ndarë nga Kosova edhe Shqipëria do të bëhet multietnike. Do të shpikin minoritete edhe në Shqipëri, do të sajojnë minoritete vllehe, maqedone, arumune, malazeze, rome, ndoshta edhe një minoritet të dytë grek e kushedi se çka tjetër. Ndikimi ndërkombëtar do të rritet drejt një sundimi joformal dhe përmbajtësor të tyre. Prandaj, ose do të na merrni ju neve, ose do t'iu marrim ne juve. Unë them që më mirë të na merrni ju në mënyrë që të bëhemi tamam ne – Ne shqiptarët. | |
| | | Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Afër kufijve Tue Feb 17, 2009 11:16 pm | |
| Secili po e fiton atë që po e kërkon. Jo aq sa po e kërkon, pra jo në masën e dëshirueshme, por gjithsesi atë kategori dhe brenda saj. Qeveria e Kosovës po kërkon njohje për Kosovën. Njohje edhe po fiton – jo nga 100 shtete, siç pat premtuar, por nga 50 deri më tani. Qeveria e Serbisë po kërkon territor. Atë edhe po e fiton ajo, anipse jo aq shumë çfarë i ka aspiratat. Mirëpo, e gjithë kjo po ngjan në Kosovë e për Kosovën. Kosova është fushëbeteja në të cilën e për të cilën vazhdojnë të bëjnë gara Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Serbisë, më shumë se 8 muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës thuajse ajo nuk u shpall fare.
Asimetria nuk përfundon këtu. Kundërshtimi i njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia, dhe angazhimi i saj diplomatik në këtë aspekt, po i ndihmon Qeverisë së Kosovës që njohjen e mëtutjeshme të pavarësisë ta mbajë prioritet. Ama edhe Qeveria e Kosovës po e ndihmon atë të Serbisë. Përderisa Qeveria e Serbisë e kundërshton dhe e pengon Kosovën në kërkimin e njohjeve të reja, Qeveria e Kosovës ia lehtëson punën Serbisë për apetitet territoriale të saj. Qeveria e Kosovës nuk çan kokën për kufijtë e Kosovës, nuk e kundërshton decentralizimin dhe, për më keq, është zotuar se do ta zbatojë atë. Komuna të reja serbe parashihet të instalohen para se të mbahen zgjedhjet e reja. Në masë të madhe decentralizimi vetëm sa do ta formalizojë dhe legalizojë gjendjen ekzistuese ku çerekun e territorit të Kosovës e kontrollojnë strukturat paralele të Serbisë.
Plani i Ahtisaarit që ndodhet brenda në Kushtetutën e Kosovës por edhe sipër saj, nuk e parasheh decentralizimin e qytetit të Prishtinës. Afër gjysmë milioni banorë do të vazhdojnë ta kenë një zyre. Popullata e Parteshit, me më pak se 1% banorë krahasuar me Prishtinën, do të bëhet me komunë të veçantë. Prishtina ka shumë banorë e pak territor, dhe nuk është menduar decentralizimi për të. Vetëm atje ku ka pak banorë (serbë, natyrisht) dhe shumë territor do të ketë decentralizim dhe komuna të reja. Komunat janë njësi administrative dhe territoriale. Decentralizimi ashtu siç është menduar në Kosovë nuk e ka në fokus njeriun (dhe nevojat e tij për shërbime më të mira publike) por territorin (dhe politikën që e pretendon atë). Komunat e këtij lloji të decentralizimit e vendosin shumë më lart aspektin territorial (gjithnjë mbi baza etnike) të komunave sesa atë administrativ. Nuk do të decentralizohen zonat urbane, nuk do të decentralizohen qytetet ku ka shumë banorë (me përjashtim të veriut të Mitrovicës meqë i banuar me serbë, natyrisht) por do të decentralizohen vetëm zonat rurale me shumë territor (nëse ato janë të banuara me serbë, natyrisht).
Situatën e bën edhe më të rëndë fakti se zonat kufitare të Kosovës kanë gjithnjë e më pak banorë. Gollaku, Shala e Bajgora, Bjeshkët e Rugovës etj. janë çdo herë e më të zbrazura nga njerëzit. Prishtina është dyfishuar pikërisht për shkak se pjesët tjera, posaçërisht ato kufitare, janë rralluar ndjeshëm. Zbrazja e dhjetëra fshatrave kufitare në kohën kur nuk kemi ushtri dhe policinë 'tonë' nuk e kontrollojmë ne, sigurisht se paraqet rrezik të madh për vendin tonë. Xhandarmëria dhe ushtria serbe janë fare pranë kufirit gjithmonë duke vëzhguar kah Kosova. Në anën tjetër të kufirit të Kosovës janë eventualisht fshatarët e rrallë dhe patrullat edhe më të rralla të KFOR-it. Kur të formohet komuna e Ranillugut, kufiri i Serbisë hyn brenda Kosovës si thikë ngjashëm sikurse në rastin e veriut e Kosovës. Madje, serbët më ekstremistë në Kosovë nuk janë në veri por pikërisht në Ranillug.
Në pranverën e vitit 1999, Serbia tepër shpejt e pat zbrazur Kosovën nga më shumë se gjysma e shqiptarëve. Prandaj, kjo gjë asaj nuk ka se si të mos i ketë mbetur ëmbël. Apetitet e saj për territorin e banuar me shqiptarë por pa shqiptarë nuk ka se si të jenë tretur. Për më tepër, gjatë bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, shumica dërrmuese e të dëbuarve shqiptarë kanë qenë nga qytetet e jo nga fshatrat. Në kohën e luftës, qytetet, më parë se fshatrat, u patën zbrazur prej njerëzve. Fshatra të tërë u patën bërë si qytete nga mizëria e njerëzve të dëbuar e të shpërngulur. Më pas shumë nga ata u deportuan krejtësisht jashtë prej Kosovës. Tash, në kohën e paqes, fshatrat, e sidomos ato në zonat kufitare, u zbrazën prej njerëzve. Qytetet, e sidomos Prishtina, vlojnë nga njerëzit si asnjëherë më parë.
Kjo dyndje e popullatës në Prishtinë dhe rreth Prishtinës është në kundërshtim me interesin e Kosovës për integritet territorial dhe kufij të mbrojtur. Plani urbanistik i Prishtinës duhet t'i subordinohet interesit për sigurinë dhe mbrojtjen e Kosovës. Përveç Qeverisë së Kosovës edhe Isa Mustafa, kryetar i komunës së Prishtinës, mban përgjegjësi që Prishtina do të bëhet me një milion banorë duke u zbrazur kështu fshatrat. Kjo gjithsesi është e pafavorshme edhe sa i përket zhvillimit ekonomik e ruajtjes së ambientit, mirëpo këtu po e theksoj vetëm aspektin e sigurisë. Unaza e re rreth qytetit, lagjet e reja të banimit me pallate që qysh tash për çdo ditë mbijnë si kërpudhat, nuk do të na e bëjnë më të lehtë jetën e më të ndritshme perspektivën. Përkundrazi. Prandaj, Isa Mustafa nuk duhet të lejojë që Prishtina të na bëhet me 1 milion banorë e Kosova të zbrazet. Ose, së paku, Isa Mustafa nuk duhet të lejohet që ta lejojë këtë gjë. | |
| | | Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Shtet i ri për kombin (shqiptar) e jo komb i ri për shtetin (e Kosovës) Tue Feb 17, 2009 11:16 pm | |
| (Fjalim në tubimin me studentë në Universitetin Evropian të Tiranës)
Historia përbashkët, kryengritjet dhe rezistenca e vazhdueshme, gjuha shqipe, doket, zakonet, kultura, tradita, shërbimet tregtare dhe vazhdimësia territoriale e shqiptarëve e kanë ndërtuar ndjenjën e përkatësisë te kombi shqiptar. Përkundër kësaj, shqiptarët kanë mbetur të ndarë dhe jetojnë në sisteme të ndryshme politike dhe shoqërore, në shtete të ndryshme. Kjo mospërputhje ka shkaktuar mospërmbushje, mosrealizim të vetes sonë, dhe për pasojë një dinjitet të parestauruar.
Dobia e bashkimit kombëtar është e shumëfishtë. Ajo do ta dyfishonte tregun shqiptar duke rritur investimet e huaja, duke përmirësuar pozitën e prodhuesve vendorë, duke rritur mbrojtjen prej ndikimeve negative të tregut botëror në çmimet e brendshme, duke sajuar komplementaritet ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe viseve të tjera: çka nuk e prodhon njëra, e prodhon tjetra etj. Me një fjalë do të ngjante forcimi yni i përgjithshëm ekonomik. Aktualisht, në Ballkan kemi një stabilitet të brishtë dhe afatshkurtër pikërisht për shkak se ky stabilitet mbahet në kurriz të shqiptarëve. Nuk ka reciprocitet ndërmjet të drejtave të shqiptarëve atje ku ata janë minoritet në shtet fqinje dhe të drejtave të atyre minoriteteve aty ku shqiptarët janë shumicë. Serbët që janë 5% në Kosovë kanë më shumë të drejta sesa shqiptarët që janë afër 1/3 e popullsisë në Maqedoni, e të mos flasim për Luginën e Preshevës. Nga 218 policë në komunën e Preshevës, 119 janë shqiptarë kurse nga 9 prokurorë janë serbë e vetëm 4 shqiptarë ndonëse 92% të popullatës në komunën e Preshevës janë shqiptarë. Në komunën e Bujanocit 61% janë shqiptarë por nga 286 policë vetëm 106 janë shqiptarë ndërsa janë 10 prokurorë serbë dhe vetëm një prokuror shqiptar! Kjo asimetri e të drejtave s'mund të jetë formulë stabiliteti, por formulë për konflikte në të ardhmen.
Shqiptarëve përherë u është rrudhur territori. Kur u shpall pavarësia e Shqipërisë në vitin 1912 kishte 92.000 kilometra katrorë që populloheshin me shumicë nga shqiptarët kurse sot, më pak se një shekull më vonë, ne popullojmë rreth 46.000 kilometra katrorë, pra gjysmën e asaj që dikur ishte tokë jona. Edhe pas luftës së fundit ne humbëm territor, mbetëm pa veriun e Kosovës, ndërkaq prej vitit 1999 e deri më sot janë shpërngulur afër 30.000 shqiptarë nga Lugina e Preshevës prej të cilëve diçka mbi 11.000 jetojnë vetëm në komunën e Gjilanit në Kosovë. Shqiptarët mbase kanë fituar më shumë të drejta e liri përgjatë shekullit XX mirëpo ata kanë humbur territor, ndërkohë që politikanët janë ngjitur lart në hierarkinë e pushtetit në masën në të cilën e kanë braktisur konceptin dhe projektin e bashkimit kombëtar. Faktorët ndërkombëtar kanë ndërmjetësuar midis agresivitetit të pretendimeve hegjemoniste të Beogradit dhe Athinës në njërën anë dhe pasivitetit të Tiranës, Prishtinës e Shkupit në anën tjetër. Nuk ka status quo. Ose do të lëvizin njerëzit, ose kufijtë. Pra, ose do të vazhdojnë të shpërngulen shqiptarët dhe t'u zvogëlohet areali atyre, ose do të korrigjohen kufijtë. Shqiptarët bënë aq shumë kompromise për hir të paqes e cila i la pa liri dhe pa mirëqenie (sidomos në krahasim me fqinjtë e tij). Duke filluar nga Marrëveshja e Rambujesë e duke vazhduar me atë të Konçulit e Ohrit për të përfunduar te Plani i Ahtisaarit, shqiptarët fitonin paqen porse dorëzonin armët, i ktheheshin jetës normale porse vazhdonte diskriminimi. Në situatën me pak apo aspak zhvillim ekonomik, me varfëri të gjerë e papunësi që rritet, me ushtri të vogël apo pa të fare, shqiptarët nuk kanë perspektivë të ndritshme. Për paqe e stabilitet të qëndrueshëm duhet reciprocitet midis kombeve, popujve dhe shteteve. Për zbrapsje të apetiteve të fqinjve të shqiptarëve duhet bashkimi i shqiptarëve. Shqiptarët nuk ia vlen ta presin integrimin në BE për t'u integruar mes vete. Aq më tepër që në BE kufijtë ndërmjet shteteve nuk dobësohen por forcohen. Kufijtë ndërmjet shteteve të BE-së për njëra-tjetrën janë më të fortë se kurrë më parë. Kufijtë janë zbutur për individët, por jo edhe për shtetet. Kufiri ndërmjet Francës dhe Gjermanisë është i dobët si asnjëherë më parë për francezët e gjermanët porse më i fortë se kurdoherë tjetër për Francën e Gjermaninë. Vetëm kur Gjermania hoqi dorë nga krahinat e Alzasit dhe Lorenës u krijuan kushtet për paqe të qëndrueshme ndërmjet Francës dhe Gjermanisë. Vetëm kur pretendimet territoriale të Gjermanisë pushuan, vetëm kur Gjermania e Franca s'kanë më konteste territoriale, u krijuan kushte të vërteta për paqe afatgjate dhe për vetë BE-në si të tillë. Integrimi i Shqipërisë dhe Kosovës në BE e forcon kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
Në kohën kur Kosovën duan ta shndërrojnë në një Bosnje të dytë (protektorati evropian lart, ndarja mbi baza etnike poshtë, dhe politikanët si njerëzit më të pasur në vend ndërmjet këtyre) kurse popullin shqiptar ta kosovarizojnë (për ta dobesuar elementin shqiptar sepse duhet mirëmbajtur koncepti i multi-etnicitetit packa se serbët janë vetëm 5%), po bëhet e qartë se ne nuk kemi nevojë për një komb të shtetit por për një shtet të kombit; se ne nuk kemi nevojë për një komb të ri të shtetit të Kosovës por për një shtet të ri gjithëpërfshirës për shqiptarët | |
| | | Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Vaksina Tue Feb 17, 2009 11:16 pm | |
| 2.200 pjesëtarët e EULEX-it po zbarkojnë në Kosovë për ditë nga pak. Policë, prokurorë e gjykatës jo vetëm evropianë, po vendosen në Prishtinë, aty ku ka më së paku nevojë për ta. Vendosjen në veri të Kosovës praktikisht e kanë spostuar për vitin e ardhshëm. Thjesht, strukturat e Serbisë nuk po i lejojnë të instalohen edhe atje. Sa më gjatë që nuk do të mund të vendoset në veri, aq më e madhe do të shpërfaqet varshmëria e EULEX-it nga miratimi i strukturave të Serbisë. Në momentin kur Serbia do të pajtohet që EULEX-i të shkojë në veri, ai do të jetë aq i dobët përkundruall Serbisë, saqë ndaj strukturave të saj nuk do të mund të sillet aspak ndryshe prej UNMIK-ut. Asisoj, edhe EULEX-i gjithsesi do ta fitojë Gerard Gallucci-n e vet.
Operimi i EULEX-it në Kosovë do të jetë në fushën e policisë, gjyqësisë, shërbimit korrektues, doganave dhe kontrollit të kufirit. Po ashtu, EULEX-i do të ketë pushtet ekzekutiv korrektues edhe mbi institucionet e Kosovës së pavarur, mirëpo jo edhe mbi strukturat e Serbisë, të cilat vetëm sa u forcuan pas shpalljes së pavarësisë. Meqë EULEX-i do të veprojë pa u shtrirë paraprakisht në tërë territorin e Kosovës, kjo do të thotë se ai faktikisht do t’i kontribuojë ndarjes së Kosovës. Veriu i Kosovës do të vazhdojë të jetë streha më e sigurt në Ballkan për kriminelët e luftës.
Jo vetëm që EULEX-i i kufizuar territorialisht do ta zbatojë selektivisht ligjin, por ai, në të vërtet, nuk do të jetë mision i sundimit të ligjit por i sunduesve të ligjit. EULEX-i do t’i përgjigjet BE-së, por edhe UNMIK-ut nën sqetullën e të cilit hyri. Brenda institucioneve të Kosovës nuk ekziston kurrfarë organi a mekanizmi mbikëqyrës për vendimet politike të marra nga EULEX-i. Të gjithë pjesëtarët e EULEX-it, bashkë me anëtarët e familjeve të tyre, si organizatë, individë dhe prone, do të jenë imunë nga ndjekja penale në Kosovë. Ata do të kenë imunitet nga ligji i Kosovës të cilin do ta aplikojnë mbi neve vendasit. Ata do të jenë mbi ligjin e ne përfundi tij: sundimi i ligjit është eufemizëm për sundimin e tyre. Në këtë situatë, ligji nuk i barazon njerëzit por i ndan ata.
Një gazetar britanik më rrëfeu që i kishte pyetur tre zyrtarë të ndryshëm të EULEX-it pse ata duhet të kenë imunitet nga ndjekja penale në Kosovë. Nga që të tre kishte marrur saktësisht të njëjtën përgjigje në kushte anonimiteti: shtetet që kontribuojnë në EULEX nuk i dërgojnë nënshtetasit e tyre në Kosovë pa i pajisur ata paraprakisht me imunitet nga ligji në Kosovë. Vetëm vendet dërguese mund të ndërmarrin veprime ligjore kundër stafit ndërkombëtar të EULEX-it, që kryen shkelje kriminale ose shkelje të të drejtave të njeriut në Kosovë. Pra, shtetet e ndryshme i vaksinojnë nënshtetasit e tyre pjesëtarë të EULEX-it para se t’i dërgojnë ata në Kosovë. Kjo vaksinë i bën ata imunë nga ligji. Në këtë mënyrë, ligji na shfaqet si sëmundje e rrezikshme vetëm për neve vendasit, jo edhe për ndërkombëtarët e EULEX-it, të cilët do të jenë të mbrojtur nga ai dhe do të mund të na kërcënojnë neve me të. Qytetarët e Kosovës nuk kanë këso imuniteti në shtetet prej nga vijnë njerëzit e EULEX-it, e madje as vetë këta të EULEX-it në vendet e tyre nuk gëzojnë kurrfarë imuniteti nga ligjet atje. Mbase, kjo është shtysa për zyrtarët e EULEX-it që të vijnë në Kosovë: këtu janë ashtu siç s’mund të jenë bile as nëpër vendet e tyre; këtu, në shtetin e Kosovës, ligjërisht janë të mbrojtur nga ajo që në shtetet prej nga vijnë do të paraqiste shkelje të ligjit.
Njeriu imunizohet nga diçka e huaj dhe e keqe, nga diçka që do ta rrezikonte dhe dëmtonte. A thua çka e kanë ndërmend të bëjnë njerëzit e EULEX-it që e shohin të rrezikshme ndjekjen penale në Kosovë për veten e tyre e të cilën do ta përdorin kundër nesh? Sido që të jetë, Kosova me EULEX-in nuk është vend më i sigurt por më i rrezikuar. Edhe 2.200 njerëz po vijnë në Kosovë me imunitet nga ligji. Shto këtu edhe anëtarët e familjeve të tyre, dhe situata nuk është aspak e mirë. Nëse ndonjëri prej tyre të shtyp me makinë në rrugë a të qëllon me armë në protestë, nuk ke shpresë se ai do të përgjigjet para drejtësisë. Pikërisht për këtë arsye, pra për shkak të paprekshmërisë së tyre ligjore, ata do të munden shumë kollaj që të bëjnë shkelje të rënda.
Ombudspersoni dhe Paneli Këshilldhënës për të Drejtat e Njeriut kanë të drejtën për të hetuar shkeljet e të drejtave të njeriut nga UNMIK-u, ndonëse përfundimet rekomanduese nuk përbëjnë detyrime për PSSP-në. Te EULEX-i do të jetë edhe më keq se kaq: Ombudspersoni dhe as ky Paneli s’do të kenë kurrfarë të drejte për hetimin e kurrfarë shkeljeve të EULEX-it apo personelit të tij.
EULEX-i do të ketë shumë forca të sigurisë mirëpo siguria e cila fillon me sigurinë e forcave të sigurisë (nga ligji) është veçse rrezik për qytetarët. Me kësofarë sigurie, sigurisht se kemi nevojë për mbrojtje nga siguria. Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një tjetër vaksinë, ndoshta për kundërvaksinë, e cila u jep imunitet nga imuniteti i zyrtarëve të EULEX-it. Nëse duhet të më sigurojnë njerëz që janë mbi ligjin, atëherë unë dua të jem i pasigurt. Le të mos më sigurojnë. Më i sigurt do të ndihem | |
| | | Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Përshtatja Tue Feb 17, 2009 11:18 pm | |
| Manifestimet e ndryshme për dëshmorët e kombit dallojnë shumë nga njëra-tjetra. Disa manifestime janë më modeste kurse disa të tjera më pompoze. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me heroizmat dhe kontributin e dëshmorëve. Nuk ka të bëjë aq as me ndjenjat lokaliste të komandantëve të shndërruar në politikanë, që duan të ngrisin veten përmes dëshmorëve të anës së tyre. Diçka tjetër e përcakton dallimin ndërmjet vëmendjeve që u kushtohen dëshmorëve përmes manifestimeve për ta. Në masën në të cilën familja apo shokët e gjallë të dëshmorit i nënshtrohen kursit të politikës zyrtare, në atë masë ngrihet rëndësia posteriori e dëshmorit të caktuar. Pra, nëse familja apo shokët e gjallë të dëshmorit të kombit janë dakord që në manifestim të intonohet himni i Kosovës ‘Evropa’, të valojë flamuri i Kosovës, kori i fëmijëve t’i ketë ngjyrat ‘kaltër e verdhë’ e jo ‘kuq e zi’, të thuhet që dëshmorët e kombit e dhanë jetën për këtë liri që po e gëzojmë sot, të thuhet se ëndrra e ideali i dëshmorëve u realizuan, t’u jepet fjala eventualisht edhe atyre që kanë qenë kundër luftës çlirimtare (ose së paku që nuk e kanë ndihmuar atë), vetëm atëherë të vijnë në manifestim kryetari, kryeministri me ndonjë ministër dhe kuadrot e larta partiake. E, aty ku janë ata, vijnë edhe RTK-ja e mediat e tjera, të cilat më parë se manifestimet për dëshmorët i ndjekin paraqitjet publike të pushtetarëve. Aty ku merr pjesë kryetari a kryeministri, aty ku vjen edhe RTK-ja, dhe ai manifestim mandej s’mund të jetë dosido, apo jo? Prandaj shtohen përgatitjet dhe investimet për manifestimin i cili del më madhështor, më impozant, dhe të cilin e sheh gjithë Kosova e diaspora përmes televizorit. Për pasojë, ai dëshmor na shfaqet i rëndësisë së veçantë në krahasim me dëshmorët e tjerë. Qytetarëve të Kosovës u sajohet në kokat e tyre një hierarki e caktuar e dëshmorëve të kombit, e me këtë edhe një version i caktuar i historisë. Përderisa analistët po diskutojnë për nevojën e rishkrimit të historisë, shkrimi i saj i shtrembëruar tashmë po ngjan (sërish).
Po qe se i vizitoni ose i takoni familjet e dëshmorëve menjëherë do ta kuptoni se çfarë do të jetë manifestimi për të birin a vëllain e tyre dëshmor. Sa më shumë që ka familjarë të dëshmorit të kooptuar në sistemin aktual politik, aq më e pasur materialisht është familja e dëshmorit dhe aq më lart posteriori ngrihet dëshmori. Manifestimet më modeste për dëshmorët bëhen atëherë kur familja e dëshmorit është e varfër dhe nuk është e integruar në sistemin politik e në projektet e tij. Pra, kur familja e dëshmorit nuk ka anëtarë të punësuar nëpër ministri, PTK apo Aeroport. Nga manifestimet e dëshmorëve që i kanë edhe sot e kësaj dite familjet e varfra ka fare pak apo aspak raportime të mediave. Rrjedhimisht, për ata dëshmorë nuk mësojmë shumë dhe mësojmë gjithnjë e më pak.
Në anën tjetër, kjo mënyrë e manifestimeve për dëshmorët i përjashton automatikisht dëshmorët nga Kosova që dhanë jetën në Luginë të Preshevës apo në Maqedoni si pjesëtarë të UÇPMB-së apo Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Shumica e qytetarëve të Kosovës sot nuk janë në gjendje ta thonë emrin e asnjë dëshmori nga Kosova i cili u vra në Luginë të Preshevës apo në Maqedoni. Manifestimet për dëshmorët e kombit përkrahen nga Qeveria për aq sa ato mund të funksionalizohen për nevojat e politikës zyrtare. Qeveria e Kosovës i mbështet vetëm dëshmorët e kombit familjet e të cilëve lejojnë që ata dëshmorë të kosovarizohen post mortum.
Qeveria sigurisht se nuk e ka lehtë. Sepse, Kosova nuk ka dëshmorë. Dëshmorët e UÇK-së janë, në fakt, dëshmorë të Shqipërisë. Lexojeni betimin e ushtarit të UÇK-së dhe binduni: “Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre; do të jem përherë besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm që në çdo kohë, pa kursyer as jetën, të luftoj për t’i mbrojtur interesat e shenjta të Atdheut. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im. Betohem!” Në asnjë vend nuk përmendet Kosova. Nëse Hashim Thaçi organizon ndonjë forcë të armatosur për t’i kontrolluar kufijtë e Kosovës e për ta marrë veriun, atëherë Kosova do të mund t’i ketë dëshmorët e parë të saj. Mirëpo, natyrisht se kjo gjë nuk do të ndodhë. Qeveria e Hashim Thaçit s’e ka ndërmend t’u bëjë gjë as strukturave të Serbisë në Graçanicë (përveçse t’ua ruajë rrogat), e lëre më atyre në veriun e Kosovës. Kjo Qeveri nuk e ka preokupim tokën e territorin e Kosovës, ajo s’brengoset për hapësirën e Kosovës. Kjo Qeveri e ka në thumb kohën e Kosovës, historinë e saj, të cilën dëshiron ta përdorë në shërbim të jetëgjatësisë së vetes. Politikanët e qeverisjes aktuale për të mbetur qeveritarë kanë dëshmuar se janë të gatshëm të qeverisin edhe me dëshmorët.
Prandaj, nuk është e drejtë që çfarëdo trajtimi i historisë, sidomos ai me synim rishkrimin e saj, të bëhet thuajse shkrimi i politizuar i historisë i takon historisë, pra të kaluarës; dhe, thuajse e tashmja që deponohet si shumësi faktesh për historinë e ardhshme s’do të ketë nevojë të rishkruhet përsëri në të ardhmen. Diskutimi për rishkrimin e historisë mund të bëhet vetëm prej atyre njerëzve që e kuptojnë se edhe pozita e tyre në të sotmen nuk është imune, se nuk është pozitë e një epoke postideologjike a postpolitike, prej nga do të ishin të sigurt që ta kenë komoditetin e analizës së pastër dhe absolutisht objektive. Nuk mund të ketë vështrim kritik për historinë e shkruar dhe as konstatim kredibil për nevojën për rishkrimin e cilësdo pjesë të saj, pa e pranuar se edhe kritikuesi edhe e sotmja e tij nuk janë përjashtim dhe s’paraqesin kurrfarë veçantie. Pierre Bourdieu me të drejtë thoshte se i gjithë progresi në njohjen e objektit është progres në njohjen e subjektit që njeh, dhe anasjelltas.
Diktaturat në të kaluarën dhe mundësitë për diktatura në të ardhmen nuk duhet të trajtohen thuajse e sotmja është një kohë pa diktaturë. Madje, pikërisht ajo mënyrë do të bënte që diktaturat e shkuara të harrohen për shkak të atyre që do të na vijnë. | |
| | | Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Ejup Statovci Tue Feb 17, 2009 11:19 pm | |
| Kur është shkruar ose folur publikisht për 1 Tetorin e vitit 1997, zakonisht janë afirmuar studentët, Universiteti, thyerja e status quo-së politike etj. Në rastin më të mirë, vetëm kah gjysma e tekstit apo fjalimit, ndodhen aty edhe një fjali a dy në të cilat përmendet rektori i atëherëshëm Prof.Ejup Statovci.
Sigurisht që kjo gjë nuk është aspak korrekte. Roli dhe rëndësia e Prof.Statovcit ishin shumë më të mëdha se kaq. Prof.Ejup Statovci e ka rimëkëmbur Universitetin e Prishtinës pas dëbimit masiv të të gjithë studentëve dhe profesorëve shqiptarë nga objektet universitare në qershor të vitit 1991. Ka qenë vështirë që të gjendet në atë kohë ndonjë profesor tjetër i cili do ta kishte guximin për t’u ballafaquar, aftësinë për të planifikuar e koordinuar dhe ndërgjegjen për të marrur përgjegjësi. Rifillimi i Universitetit të Prishtinës mbase ka qenë më i vështirë edhe se vetë fillimi i Universitetit.
Pothuajse kushdo tjetër që do ta merrte drejtimin e Universitetit përveç Prof.Statovcit, do të përfundonte si shërbëtor i klikës së Ibrahim Rugovës. Pothuajse askush tjetër nuk do të mund ta mbronte autonominë e Universitetit të Prishtinës nga LDK-ja. LDK-ja nuk i bënte kurrfarë rezistence okupimit të Serbisë – e gjithë rezistenca i ishte lënë sistemit arsimor me në krye Universitetin e Prishtinës. E gjithë politika e LDK-së ishte politikë për kontroll sa më të madh mbi shqiptarët – që shqiptarët, siç thuhej, të mos binin në provokime të Serbisë (sic.). LDK-ja interesohej për Universitetin vetëm aq sa i nevojitej për ta shfrytëzuar atë si mjet për kontroll politik. Universiteti i Prishtinës me procesin mësimor nëpër shtëpitë shkolla ishte e vetmja rezistencë asokohe. Në vitin 1997, LDK-ja ende shpresonte në Marrëveshjen e Arsimit midis Rugovës dhe Milosheviqit e cila që prej një viti s’po realizohej kurse Prof.Statovci atëbotë vihej në ballë të studentëve në protestën kundër regjimit serb!
Prof.Ejup Statovci u arrestua shumë herë përgjatë viteve të ’90-ta nga policia e Serbisë, iu bastis disa herë banesa modeste dhe zyra e Universitetit që udhëhiqte. Kurrfarë trysnie apo kërcënimi nuk e zbrapsi. Ejup Statovci i kishte caktuar vetes një detyrë titanike: ta mbronte Universitetin nga Serbia por edhe ta mbronte Universitetin nga LDK-ja. Gjatë përgatitjeve për protestën e 1 Tetorit i gjithë Universiteti ndodhej në një trysni të hatashme nga brenda e nga jashtë që t’i nënshtrohej Ibrahim Rugovës. Studentë e profesorë të ndryshëm të UP-së e deri te diplomatët e zyrtarët ndërkombëtarë bënin presion që të hiqej dorë nga protestat sepse (edhe) Kryetari ashtu po kërkonte. Madje, disa ditë para 1 Tetorit 1997, një grup studentësh të instrumentalizuar nga Ibrahim Rugova dhe kreu i LDK-së patën dalur kundër protestës me tendecë që t’i përçajnë studentët dhe ta pamundësojnë protestën. Përkrahja e parezervë e Rektorit Statovci për UPSUP-në ishte garancioni i unitetit në Universitet. I unitetit në protestë; i unitetit në rezistencë.
1 Tetori i vitit 1997 kurrsesi nuk do të ishte i mundur pa një Universitet të tillë të pavarur politikisht. Ne të UPSUP-së nuk do të mund t’i organizonim protestat pa një Universitet i cili ishte sikurse një bërthamë e ruajtur mirë nga lëvozhga e fortë. Autoriteti njerëzor dhe kapaciteti intelektual i Rektorit Statovci për gjashtë vjet me radhë e kishin mbrojtur Universitetin nga politika. Në Tetorin e 1997-shes, UPSUP-ja ishte e gatshme për organizimin dhe mobilizimin e masës dhe potencialit të ruajtur e të kultivuar në Universitet. Ne ishim të gatshëm për atë që e gjetëm të gatshme.
Përgjatë historisë, ngjarjet mundësohen nga masat e njerëzve dhe institucionet kurse prodhimi i ngjarjes përfundon i identifikuar me një apo fare pak njerëz. Për 1 Tetorin 1997 mund të thuhet e kundërta. Nëse ngjarjen e 1 Tetorit e prodhuam të gjithë ne studentët dhe profesorët e Universitetit, atë ngjarje e mundësoi kryesisht vetëm një njeri – Ejup Statovci. | |
| | | Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Drejt barazimit të kukullave Tue Feb 17, 2009 11:19 pm | |
| Në nenin 11.1 të Dispozitave të Përgjithshme të Propozimit të Ahtisaarit për statusin e Kosovës, thuhet që ‘Jo më vonë se nëntë muaj pas hyrjes në fuqi të kësaj zgjidhjeje, Kosova do të organizojë zgjedhje të përgjithshme dhe komunale…’. Siç dihet, ky Propozim mjaft i volitshëm për Serbinë nuk u bë marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sepse ajo kërkonte edhe më shumë se kaq. Mund të provohet të argumentohet se Propozimi i Ahtisaarit megjithatë është bërë marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe faktorëve ndërkombëtarë përfundimisht me 5 prill të vitit 2007, atëherë kur Kuvendi i Kosovës e miratoi këtë Propozim. Zgjedhjet e reja njëmend u mbajtën me 17 nëntor 2007, pak më shumë se shtatë muaj më pas, dhe tash nuk ka pse të ketë zgjedhje të reja në tri vitet e ardhshme. Mirëpo, nuk është bash kështu. Vijimi i fjalisë së mësipërme nga neni 11.1 thotë se zgjedhjet e përgjithshme dhe komunale do të organizohen ‘…në pajtim me kushtet e kësaj zgjidhjeje dhe kufijve të ri komunal, të përcaktuar me Aneksin III të kësaj zgjidhjeje’. Propozimi i Ahtisaarit kërkon që njëherë duhet të vendosen kufijtë e ri të komunave të reja me shumicë serbe sipas decentralizimit të paraparë në Aneksin III. Kjo duhet të bëhet brenda nëntë muajve pas hyrjes në fuqi të Propozimit dhe mandej të mbahen zgjedhjet. Hyrje në fuqi e Propozimit sigurisht që konsiderohet hyrja në fuqi e Kushtetutës së Republikës së Kosovës në zemër të së cilës, dhe mbi të cilën për nga rëndësia normative, ndodhet ky Propozim. Rrjedhimisht, zgjedhjet e reja në Kosovë duhet të mbahen më së largu deri me 15 mars 2009. Ndonëse Pieter Feithi dhe Sadri Ferati i kanë dhënë zor që sa më shpejt t’i sajojnë komunat serbe, tashmë është e qartë se nuk do të ketë zgjedhje në pranverën e ardhshme. Në këtë pikë, për t’i kuptuar fenomenet dhe zhvillimet, duhet ta braktisim terrenin ligjor për të kaluar te ai politik.
1. Pushteti ndërkombëtar nuk organizon zgjedhje në Kosovë pa i lëshuar rrënjët në institucionet e sistemit politik, pa u etabluar njëherë vetë ai. EULEX-i ende nuk është instaluar në Kosovë dhe ndodhet larg prej funksionimit normal. EULEX-i po vonohet me vendosjen e tij kurse ICO-ja me shtrirjen. Zgjedhjet për pushtet po shtyhen sepse pushteti i vërtetë (që është i rezervuar) nuk është ende gati! Pushteti ndërkombëtar synon që paraprakisht të forcohet vetë dhe ai do të organizojë zgjedhje vetëm atëherë kur ato nuk do të ishin aq të rëndësishme, pra në kohën kur ato nuk do të kishin mundësi që ta cenojnë pushtetin e ndërkombëtarëve. UNMIK-u nuk pat organizuar zgjedhje në vitin 1999 por tek në vitin 2000 kur u forcua mirë e mirë, dhe atë vetëm zgjedhje lokale fillimisht.
2. Pushteti ndërkombëtar nuk lejon organizimin e zgjedhjeve përderisa nuk ka ndonjë krizë politike. Vetëm kur ka krizë politike atëherë organizohen zgjedhjet në mënyrë që të shmanget vëmendja nga kriza por edhe të aktrohet normaliteti. Duke e ditur se nuk do të ketë pavarësi përmes KS të OKB-së dhe se shpallja e pavarësisë po shtyhet për vitin 2008, UNMIK-u dhe zyrat e Quintit nga alternativat që i kishin përpara e zgjodhën mbajtjen e zgjedhjeve. Kësisoj, e gjithë energjia e pakënaqësisë me pavarësinë që vazhdimisht po shtyhej u kanalizua sadopak në fushatat propagandistike parazgjedhore. Përgatitjet për zgjedhje dhe mbajtja e tyre janë një mjet i fuqishëm në duart e zyrtarëve ndërkombëtarë të cilin ata e nxjerrin si adut sa herë që bie drastikisht rejtingu i institucioneve dhe krerëve politik. Tamam kur premtimeve të politikanëve u del boja krejtësisht, atyre u jepet shansa që të ngjiten sërish në skenat e tubimeve parazgjedhore me premtime të reja. Prandaj zgjedhjet shtyhen dhe deri kah fundi nuk dihet se kur do të mbahen. Sepse ato nuk mbahen kur thonë dokumentet por kur thonë menaxhuesit e krizës, që kartën e zgjedhjeve e përdorin për parandalimin e shpërthimit të krizës. Fundja, menaxhimi i krizës nuk ka kuptim tjetër: kriza është këtu për të mbetur – ajo s’duhet të shpërthejë. Zgjedhjet nuk janë kurrfarë përjashtimi. Edhe ato përdoren varësisht nga kontributi që mund të japin në menaxhimin e krizës.
3. Pushteti ndërkombëtar dëshiron disa parti politike pak a shumë të barabarta sepse asisoj kontrolli i tij mbi to maksimalizohet. Partitë politike shihen nga ai veçse si objekte për t’u administruar ashtu siç e dikton ekonomia e pushtetit ndërkombëtar. Sunduesve ndërkombëtarë nuk iu konvenon një parti e madhe e tjerat të vogla, por as një polaritet me dy parti të mëdha e tjerat të vogla. Ata duan që pushtetin vendor përfundi tyre ta aspirojnë 4 a 5 parti që nuk janë shumë larg njëra-tjetrës për nga fuqia. Prandaj, atyre iu leverdis që opozita parlamentare në Kosovë të forcohet dhe t’ia marrë ca fuqinë pozitës. Mirëpo, a është e mundur kjo gjë? Unë besoj se nuk është e mundur. Gjithsesi, është detyrë e opozitës parlamentare që të shquhet prej pozitës, të tregojë se ku dallon nga ajo. Por AKR, LDD dhe AAK nuk e kanë as edhe një çështje të vetme thelbësore që i dallon nga Qeveria; ato nuk e kanë ama bash asnjë çështje për të cilën do të mund të çaheshin politikisht me PDK-në e LDK-në. Haradinaj ka mbetur tek radikalizmi verbal dhe dënimi abstrakt i mospunës së Qeverisë. Nuk mjafton që ai të tregojë se si tash po vjedhet më shumë se dikur. Sikur opozita parlamentare, për dallim prej pozitës, të ishte për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, sikur të ishin kundër integrimit në BE apo NATO, sikur të ishin kundër privatizimit apo kundër TC ‘Kosova C’, sikur të ishin kundër Planit të Ahtisaarit apo për shpalljen e bërjen e TMK-së ushtri, pothuajse përmes cilësdo prej këtyre, ato njëmend do të bëheshin opozitë. Kështu siç është, opozita parlamentare është e kotë. Ajo ka tepër shumë gjëra të përbashkëta me pozitën. Jo vetëm që opozita e këtillë s’është problem për pozitën, por ajo ka edhe probleme brenda vetes. AKR dhe LDD duan të jenë veçse prezentë në institucione dhe s’kanë ambicie më të mëdha. Kjo mungesë e ambicieve të tyre është problemi që ka Haradinaj me ta. Ai s’po e kupton diskrepancën e ambicieve. Ai që don të bëhet kryeministër nuk mund të bashkëpunojë me ata që janë të stërkënaqur që u bënë deputetë.
Atëherë, shtrohet pyetja, a thua si do t’ia bëjnë ndërkombëtarët nëse opozita s’ka se si ta zvogëlojë rolin e pozitës dhe ta sjellë nivelizimin e dëshiruar nga ata? Nuk u mbetet rrugë tjetër përveç që t’i shtyjnë zgjedhjet për vjeshtën e vitit të ardhshëm, apo edhe ca më larg se aq, deri atëherë kur pozita do të diskreditohej mjaftueshëm me zbatimin e projekteve famëkëqija sikurse ai i decentralizimit. PDK-së sigurisht se do t’i konvenonte që zgjedhjet të mbahen sa më pare, mirëpo kjo nuk do të ndodhë. Projekti për barazimin e disa partive nënkupton se PDK-ja duhet të bie përgjatë muajve të ardhshëm, drejt pikës kur edhe Hashim Thaçin do ta hedhin si një leckë që është përdorur tepër, ngjashëm siç patën vepruar me kryeministrat e tjerë. Haradinaj dëshiron që ta restaurojë të kaluarën kur ai ishte kryeministër. Thaçi dëshiron ta përjetësojë të tashmen kur ai është kryeministër. Por, pushteti i vërtetë është ai ndëkombëtar. Shtyrja e zgjedhjeve, së paku deri kah fundi i vitit të ardhshëm, do të ndihmojë që AAK të ngritet pak, PDK e LDK të bien ngapak, krejt kjo në kuadër të rrugëtimit drejt barazimit të përafërt por të përgjithshëm të partive kryesore. Ligji i pushtetit suprem e do të këtë gjë. Diktatura e cila nuk do që ta përdor dhunën synon që forcat përfundi saj dhe mbi popullin të jenë sa më të barabarta. Natyrisht, në mënyrë që sundimi i tyre të jetë sa më i lehtë dhe sa më i gjatë. | |
| | | Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Njohja e Serbisë Tue Feb 17, 2009 11:20 pm | |
| Pse Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës dhe çka don ajo në të vërtetë? Pyetjet që nuk bëhen mbesin të panjohura. Përgjithësisht, ka dy lloj sosh. Pyetje që nuk bëhen sepse thjesht s’lejohen të bëhen; dhe, pyetje që nuk bëhen sepse përgjigjet e tyre do të ishin aq të qarta e të njohura. Në secilin variant duhet ta konsiderojmë edhe mundësinë e vlerësimit të gabuar. Varianti i parë i pyetjeve që s’bëhen, nënkupton se ka pyetje që nuk bëhen sepse besohet se janë të ndaluara – këtu kemi të bëjmë me dukurinë e vetëcensurës. Kurse varianti i dytë i pyetjeve që s’bëhen, nënkupton edhe përshtypjen e gabuar se përgjigja do të ishte tepër evidente dhe e gjithëpranuar – këtu kemi të bëjmë me pyetje të cilat, edhe nëse na i sjell dikush tjetër në mendje, na ngjajnë tërësisht të panevojshme. Sado që në shikim të parë njëmend duket e panevojshme, pyetja pse Serbia nuk e njeh Kosovën është e domosdoshme. Kjo pyetje bën pjesë në variantin e dytë: jemi aq të bindur se e dimë përgjigjen saqë as që e marrim mundin ta artikulojmë atë përgjigje dhe rrjedhimisht s’ka pyetje fare. Në vijim, nuk pretendoj se do të jap përgjigje të saktë në pyetjen pse Serbia nuk e njeh Kosovën dhe çka don ajo, por vetëm disa përgjigje të vërteta, shuma e të cilave i afrohet përgjigjes së saktë. Identifikimi sa më i mirë i motiveve dhe qëllimeve të Serbisë është kusht i domosdoshëm (ndonëse jo i mjaftueshëm) që Kosova të zhvillojë stategji të suksesshme kundër Serbisë dhe përfundimisht të fillojë të prosperojë.
Përgjigja 1: Serbia nuk humbet asgjë duke mos e njohur Kosovën Serbia realisht nuk ka trysni që ta pranojë Kosovën. Në njërën anë, Qeveria e Kosovës ia toleron asaj strukturat paralele në Kosovë. Në anën tjetër, kurrfarë ndihme, kredie apo investimi nga jashtë nuk i kushtëzohet Serbisë me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Procesi i integrimit të Serbisë në BE nuk lidhet me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Duke e njohur Kosovën Serbisë nuk do t’i shpejtohej integrimi në BE. Sepse njohja e Kosovës nuk do ta forconte Serbinë ekonomikisht dhe nuk do ta bënte atë më të rëndësishme politikisht. Përkundrazi. Pra, Serbia nuk na njeh sepse ajo nuk humbet asgjë në arenën ndërkombëtare dhe as nga pozicionet e saj në Kosovë duke mos na njohur.
Përgjigja 2: Serbia e rrit rolin e saj gjeostrategjik duke mos e njohur Kosovën Serbia e ka hetuar se si BE-ja, e posaçërisht disa shtete brenda saj, koketojnë me Rusinë në llogari të interesave të ShBA-së. Madje, kjo po vazhdon edhe pas sulmit ushtarak të Rusisë mbi Gjeorgjinë anipse disi më heshturazi e fshehurazi. Paradoksalisht, Serbia po e kopjon formalisht modelin e BE-së. Serbia po flirton me Rusinë në llogari të interesave të BE-së. Ashtu sikurse që BE-ja i shfaqet si sfidë ShBA-së e cila duhet t’i ndihmojë BE-së në mënyrë që ajo të qëndrojë sa më larg Rusisë, ngjashëm edhe Serbia i paraqitet si sfidë BE-së duke kërkuar që ajo ta tolerojë sepse përndryshe aty është Rusia e gatshme për ta përfshirë Serbinë në zonën e saj të interesit. BE-ja e di se Serbia për Rusinë është sikur ajo figura shumë e rëndësishme e shahut që ndodhet në terrenin e kundërshtarit. Rumania dhe Bullgaria që janë më larg Brukselit janë në BE, ndërkaq Serbia që është më afër tij gjeografikisht i lëvyret Rusisë. Dhe, BE-ja gjithashtu e di se Serbia po ia bën një shërbim aq të mirë Rusisë duke mos e njohur Kosovën, sepse rastin e Kosovës Rusia po e shfrytëzon për aspiratat e saj ekspansioniste. Po Kosova, ku është ajo në krejt këtë situatë? Kosova nuk është sfidë as për BE-në e as për ShBA-në. BE-ja nuk ka pushtet askund brenda vetes ashtu siç ka në Kosovë. Ne s’jemi sfidë për të. Ajo tashmë e ka pushtetin mbi neve përmes fuqive ekzekutive të ICO/EULEX-it. Për ShBA-në dihet: një telefonatë gjashtëminutëshe që Ambasadori amerikan mund t’ia bëjë një ministri të Qeverisë së Kosovës mund t’ia hedh poshtë atij gjashtë muaj punë.
Përgjigja 3: Serbia përfiton shumë duke mos e njohur Kosovën Serbisë i leverdis asimetria e marrëdhënieve me Kosovën e panjohur prej saj. Kosova mbetet e sunduar nga misionet e organizmave ndërkombëtarë (OKB, BE, NATO) që nuk e njohin Kosovën por që e njohin Serbinë. Po ashtu, këto misione përveç që sundojnë me Qeverinë e Kosovës, ato edhe ndërmjetësojnë midis Prishtinës e Beogradit, duke e vënë kësisoj Kosovën në një pozitë shumë të rëndë. Politikisht UNMIK-u bën pazar me Serbinë në llogari të (policisë, gjyqësisë, pronave etj. të) Kosovës. Ekonomikisht, UNMIK-u i kontrollon doganat e Kosovës ku Serbia nuk paguan fare taksën prej 10%. Për shkak të Rezolutës 1244, kufiri ndërmjet Kosovës e Serbisë për UNMIK-un vazhdon të mbetet kufi administrativ e jo ndërkombëtar. Serbia nuk i pranon dokumentet dhe as targat e Kosovës, ndërkohë që Kosova i pranon ato të Serbisë. Kjo gjë mundëson që Serbia praktikisht të mos lejojë fare importe nga Kosova dhe të eksportojë aq shumë mallra në Kosovë. Po ta njihte Kosovën, Serbisë do t’i duhej t’i kthente librat kadastralë dhe të hiqte dorë nga fondi i privatizimit të Kosovës ku aktualisht ka shumë gjasë që të marrë hise të madhe. Serbia investon në strukturat paralele të saj në Kosovën që nuk e njeh sepse ky investim i kthehet asaj përmes ndërmarrjeve publike e shoqërore e deri te minierat që menaxhohen nga këto struktura në çerekun e territorit të Kosovës që e kontrollojnë ato. Kjo s’do të ishte e mundur për Serbinë sikur ajo ta njihte Kosovën. Po të ishte Kosova njëmend e pavarur, pra pa tutelën ndërkombëtare që toleron strukturat e Serbisë, Serbia do të na frikësohej. Ajo do të duhej të vendoste marrëdhënie reciproke dhe simetrike me Kosovën, me ç’rast do të humbiste shumë krahasuar me përfitimet që i nxjerr sot nga Kosova e panjohur prej saj.
Përgjigja 4: Serbia fiton simpati nga kundërshtarët e ShBA-ve duke mos e njohur Kosovën Shtetet që e përkrahin Serbinë në mosnjohjen e Kosovës janë tri lloj: a) Shetet që ngjashëm si Serbia i shtypin e diskriminojnë popujt e tjerë brenda territorit të tyre; b) Shtetet që duan të ngrihen si superfuqi krahas ShBA-ve dhe për këtë interes të tyre e interpretojnë Kosovën si produkt amerikan; c) Shtetet që konsiderojnë se janë viktima të imperializmit amerikan dhe besojnë gabueshëm se edhe Serbia është e tillë. Sigurisht se ka shtete që e plotësojë edhe kriterin e parë edhe atë të dytë siç është puna e Rusisë dhe Kinës. Por, më e dhimbshmja gjithsesi konsiston në shtetet e kësaj kategorisë së tretë që besojnë se Serbia po e mbron ligjin dhe të drejtën ndërkombëtare, se Serbia është në anën e parimeve universale kurse ShBA-të në atë të interesave partikulare. Pikërisht këtyre shteteve Kosova do të duhej t’ua sqaronte vetëvendosjen e mohuar për popullin e Kosovës, kryengritjet dhe rezistencën e vazhdueshme kundër okupimit serb, dhe posaçërisht imperializmin e ‘vockël’ tradicional të Serbisë në Ballkan. (Ka një shkrim shumë të mirë të Besnik Pulës për këtë çështje.) Është e tmerrshme që shtetet e vogla që hiqen të majta e të moralshme të marrin anën e Serbisë siç po ndodh tani.
Përgjigja 5: Serbia i rrit gjasat ta fitojë Republikën Serbe të Bosnjes duke mos e njohur (ende) Kosovën Serbia e ka kuptuar se paradigma perëndimore për Ballkanin është stabiliteti rajonal. Kosova e Bosnja janë në të njëjtin rajon. Që të dyja janë bërë protektorate të BE-së. Bosnja nuk po funksionon dhe zërat se ajo është një shtet i dështuar janë shtuar. Nëpërmjet Planit të Ahtisaarit Kosova rrezikon të bëhet si Bosnja. Serbia nuk e pranon Planin e Ahtisaarit sepse atë Qeveria e Kosovës e ka bërë obligim kushtetues. Pra, Planin e Ahtisaarit Serbia tashmë e ka por ajo do më shumë se kaq. Në njërën anë, Serbia e do kantonizimin e Kosovës poshtë në terren ndërsa, në anën tjetër, e do një lidhje midis Serbisë e Kosovës lart në institucione, diçka ngjashëm sikurse Unioni Serbi-Mal i Zi. Pra, Serbia do negociata të reja pas të cilave do ta pranonte Kosovën me kusht që të arrijë rezultatin që do. Serbia e ka pranuar Bosnjen si shtet vetëm në Dayton, ku siç dihet u nda Bosnja dhe vetëm atëherë kur ofensiva e Armatës së Bosnjes kishte kapur paralagjet e qytetit të Banja Llukës. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ishte Qeveria e Kosovës dhe UNMIK-u ato që u zbrapsën para strukturave të Serbisë. Prandaj, s’ka kurrfarë shanse që Serbia ta pranojë pavarësinë e Kosovës përderisa strukturat e saj në Kosovë janë në ofensivë. Kur kësaj i shtohet edhe përvoja e Serbisë me zemërgjerësinë absurde të Grupit Negociator të Kosovës në Vjenë, pa dyshim se asaj veçsa i shtohen apetitet. Pas kantonizimit të Kosovës dhe një lidhjeje sado të brishtë institucionale ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Serbia shpreson në shpërbërje të njëkohshme të Kosovës dhe Bosnjes pas disa viteve, me ç’rast ajo do ta fitonte Republikën Serbe kurse Kosova do të ndahej prej saj dhe mbase do t’i bashkohej Shqipërisë, por ama duke humbur veriun, Anamoravën dhe Luginën e Preshevës. Kur Serbia flet për Kosovën ajo gjithnjë e ka në mendje edhe Republikën Serbe.
Përgjigja 6: Serbia e kultivon rrymën nacional-shoviniste duke mos e njohur Kosovën Afër 200.000 joserbë (boshnjakë, kroatë e shqiptarë) janë vrarë nga forcat serbe përgjatë viteve të ’90-ta. Nëse supozojmë se një serb i ka vrarë pesë veta (me ç’rast nuk po i përfshijmë plagosjet, dhunimet, torturat dhe dëmet materiale) atëherë kjo do të thotë që janë 40.000 kriminelë që shëtisin të lirë në Serbi. Ata janë edhe më tutje nëpër strukturat e pushtetit: në ushtri, polici, administratë e nëpër parti politike. Kjo armatë kriminelësh, edhe për t’i ikur drejtësisë, e propagon një lloj nacionalizmi të shpifur mistik që së bashku me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Serbisë dhe Kishën Ortodokse Serbe shpikin mite (posaçërisht mbi Kosovën), e i paraqesin ato për të vërteta historike. Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia e kultivon këtë rrymë nacional-shoviniste dhe e paraqet Serbinë si një vend me potencial destabilizues për rajonin që, për pasojë, duhet të merret me të mirë nga perëndimi, në mënyrë që të mos kemi luftëra e gjakderdhje të reja...
Fundi i këtij shkrimi mund të jetë veçse ndërprerje e tij. Mbase, vazhdojeni ju këtë njohje të Serbisë duke menduar për atë që e lexuat por edhe që nuk e lexuat këtu. | |
| | | Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Kur brenda është jashtë dhe jashtë është brenda Tue Feb 17, 2009 11:25 pm | |
| Kur brenda është jashtë dhe jashtë është brenda (ose, pse duhet mbyllur Ministria e Punëve të Jashtme)
Problemi i Kosovës nuk është se ajo nuk ka politikë të jashtme. Problemi i Kosovës është se ajo ka vetëm politikë të jashtme. Pra, problemi i Kosovës është se nuk ka politikë të brendshme. Adri Nurellari në një artikull të mëhershëm shkruante se në Shqipëri e gjithë politika e jashtme është politikë e brendshme. Politikanët e Shqipërisë edhe kur bëjnë politikë jashtë vendit në mendje e kanë veçse vjeljen e votave të qytetarëve brenda vendit. Mbase për Kosovën do të mund të thuhej e kundërta: politika e brendshme te ne është veçse politikë e jashtme. Çdo fjalë, gjest a (mos)veprim i politikanëve kosovarë para qytetarëve të Kosovës thuhet e bëhet për hir të imazhit të tyre para faktorëve ndërkombëtarë. Politikanët kosovarë (ndoshta edhe) ia kthejnë shikimin qytetarëve që janë atje larg dhe poshtë, porse hallin e kanë te shikimi ndërkombëtar që u ndodhet sipër dhe fare pranë.
Jeta e qytetarit të Kosovës është e mjerueshme për shkak se shteti i Kosovës nuk ka politikë të brendshme, e jo për shkak se ai nuk ka politikë të jashtme. Sigurisht që është e rëndësishme se kë e mori në punë pardje Ministri i Punëve të Jashtme (MPJ), Skënder Hyseni. Mirëpo, pakrahasimisht më e rëndësishme është që, ta zëmë, Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Zenun Pajaziti, ta marrë kontrollin mbi Shërbimin Policor të Kosovës dhe Ministresha e Energjisë dhe Minierave (MEM), Justina Pula, ta marrë kontrollin mbi Trepçën dhe Korporatën Energjetike të Kosovës. Fakti se është bërë modë që Skënder Hyseni të analizohet, kritikohet e të shahet është pikërisht tregues se Kosova ka politikë të jashtme. Ke çfarë të kritikosh e të shash, apo jo? Ama, kur vjen puna te politika e brendshme, që mbi të gjitha lidhet me kontrollin e territorit dhe të kufijve, disponimin me pasuritë natyrore dhe kapacitetet zhvillimore, aty njeriu s’ka as çfarë të kritikojë. Krejt çfarë mund të bësh është ta problematizosh mungesën e politikës së brendshme si të tillë, por jo edhe ta kritikosh nivelin e saj. Te trajtimi i politikës së brendshme nuk e ke komoditetin e kritikës për politikën e jashtme. Politika e brendshme ka mungesë qenieje, ndërsa politika e jashtme ka mungesë cilësie (që do të thotë se megjithatë ka qenie). Në MPB dhe MEM (krejtësisht paarsyeshëm) as që na intereson se kush punësohet, kurse për MPJ që vëzhgohet me llupë përgjithësisht kërkohen njerëz më të aftë dhe më të dëshmuar (me shumë arsye).
Mirëpo, problemi nuk qëndron vetëm te mosproblematizimi i mungesës së politikës së brendshme dhe zëvendësimi i kësaj me kritikë për politikën e jashtme, por edhe te lloji i kësaj kritike. Skënder Hyseni kritikohet nga analistë e ekspertë të ndryshëm që nuk po lobon sa duhet – ose edhe madje që nuk din të lobojë – për më shumë njohje të pavarësisë së Kosovës. Por, ai nuk kritikohet që politika e jashtme e Qeverisë së Kosovës në të vërtetë nuk është fare e Qeverisë. Asnjë nga shtetet që deri më tani e njohën Kosovën nuk e bënë këtë si rezultat i punës së Skënder Hysenit sado e palodhshme të ketë qenë ajo, por për shkak se i ndoqën ndonjërën ose të gjitha ato pesë shtetet e fuqishme të botës të cilat e njohën Kosovën të parat. Dhe, janë po këto pesë shtete që realisht edhe e sundojnë Kosovën këtu brenda të organizuara në një formacion që njihet si zyrat (tash mbase ambasadat) e Quintit. Në mungesë të politikës së saj të brendshme, Kosova është pre e politikave të jashtme të këtyre pesë shteteve (madje shto këtu edhe UNMIK-un dhe Serbinë). Politika e jashtme e SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë për Kosovën është politikë e brendshme e Kosovës. Ndërkaq, me politikën e jashtme të Kosovës merret e gjithë Qeveria e Kosovës meqenëse krejt çka bën ajo është politikë e jashtme. Angazhimi i brendshëm qeveritar është i destinuar për dukjen e jashtme të (Qeverisë së) Kosovës. Rrjedhimisht, MPJ nuk është kurrfarë segmenti i diferencueshëm e aq më pak i posaçëm i Qeverisë. MPJ nuk është ministri por dyfishim në miniaturë i Qeverisë.
Në këtë kuptim, nëse jemi të sinqertë deri në fund (sidomos sa i përket njohjeve të reja), problemi thelbësor nuk është që MPJ s’po punon mjaft dhe as se ajo përbëhet prej njerëzve jokompetentë, por që MPJ realisht as që na nevojitet. MPJ bëhet MPJ e vërtetë dhe e nevojshme vetëm pasi që Qeveria e Kosovës të ketë politikë të brendshme. MPJ duhet të mbyllet dhe të rihapet kur të kemi politikë të brendshme gjë që do ta rikuptimësonte drejt politikën e jashtme. Deri atëherë, kritikat për MPJ janë shpenzim kohe që i suplementohet shpenzimeve të parave të buxhetit të Kosovës për këtë ministri. Sepse, para së gjithash, nuk kemi të bëjmë me praktika të këqija por me koncepte të gabuara | |
| | | Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Dy mbretër Tue Feb 17, 2009 11:27 pm | |
| Me kalimin e muajve dhe viteve, njëherë nisën bisedimet për ‘çështje teknike’ e pastaj negociatat për statusin e Kosovës në Vjenë. Atje vetëm sa rriteshin koncesionet ndaj Serbisë dhe pas përfundimit të pazarit me Kosovën dhe obstruksioneve të Rusisë në KS të OKB-së, bërja e pavarësisë nisi të zëvendësohej me shpalljen e saj. U ndryshuan edhe premtimet: thanë se UNMIK-u, e me këtë edhe PSSP-ja, do të shkojnë por se ato praktikisht do të zëvendësohen me misionin përparimtar të BE-së në krye të të cilit do të jetë ICO-ja (International Civilian Office/Zyra Civile Ndërkombëtare), një instancë kjo e ngjashme me PSSP-në ama vetëm formalisht, meqë shumë më e butë politikisht. Në bazë të këtij varianti, s’do të kishte më PSSP, por megjithatë autoriteti më i lartë nuk do të ishin Kryeministri e as Kryetari i Kosovës, por ICO-ja. Nuk vonoi shumë pas shpalljes së pavarësisë dhe njohjes së saj kur mosshkuarja e UNMIK-ut u shty deri te hyrja në fuqi e Kushtetutës së Kosovës, gjë që njëherazi mendohej se do të paraqiste kohën e transicionit të UNMIK-ut, pra transferit të kompetencave të tij te Qeveria. Sot jemi dëshmitarë se nuk ka transicion por rikonfigurim, se nuk ka bartje të kompetencave te Qeveria por pjesërisht bartje te EULEX-i dhe mbetje të UNMIK-ut në Kosovë. Në vend që PSSP-ja të shkojë, ose edhe në vend që PSSP-ja të zëvendësohet me ICO-në, kemi përfunduar në situatën ku PSSP-së iu shtua edhe ICO-ja. Jo vetëm që nuk mbetëm pa PSSP por tash i kemi të dy: edhe PSSP-në edhe ICO-në, që të dyja këto instanca sovrane - njëra në bazë të Rezolutës 1244 e tjetra (edhe) në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ja pra se si u kurorëzua aktualisht procesi i këtyre viteve të fundit sa i përket autoritetit suprem në Kosovë, proces ky i cili nga politikanët e Kosovës përgjithësisht u quajt si proces i pavarësimit të Kosovës.
Po të ishim njëmend shtet i pavarur, sovran e demokratik, nuk do të kishte më UNMIK në Kosovë dhe pushteti ekzekutiv i tij do t’i ishte bartur tanimë Qeverisë. Po ashtu, një sërë kompetencash tjera, në Kosovën e pavarur, sovrane e demokratike, nuk duhet të ekzistojnë fare. Sërish e kam fjalën për kompetencat e PSSP-së, pozita mbretërore e të cilit në vend se të zhbëhej, pas pavarësisë u dyfishua edhe me atë të ICO-së. Lamberto Zannieri dhe Pieter Feith sot janë dy mbretërit në Kosovën e pavarur. Asnjëri prej tyre nuk është votuar nga qytetarët e Kosovës por që të dy kanë fuqi legale dhe praktike për të shfuqizuar ligje të Kuvendit e për të larguar ministra të Qeverisë nga postet e tyre. Pavarësi se jo mahi!
Lamberto Zannieri e ka pasur fatin më të keq sesa Pieter Feith. Ai është ekspozuar më shumë, dhe rrjedhimisht është demaskuar më shumë. Nëse dikur PSSP-ja ndërmjetësonte midis Prishtinës e Beogradit për çështjen e Kosovës, tash sërish ndërmjetëson, mirëpo jo vetëm për çështjen e Kosovës, por edhe për atë të UNMIK-ut, pra të vetes së tij. Zannieri, duke u bazuar në letrën e Ban Ki-moon-it, dëshiron t’i sjellë në tryezën e negociatave të reja Prishtinën e Beogradin sepse vetëm asisoj do të rriteshin gjasat që Beogradi ta pranojë UNMIK-un e rikonfiguruar. Zannierit i duhet që t’ia bëjë një shërbim Beogradit në kurriz të Kosovës në mënyrë që Serbia ta pranojë atë. Paralelisht me ‘angazhimin’ e Qeverisë për njohjen e Kosovës i kemi edhe përpjekjet e Zannierit për njohjen e UNMIK-ut nga Serbia. Kësisoj, operimi politik i Zannierit në Kosovë del se është thelbësisht proserb. Zannieri është më se i vetëdijshëm për këtë gjë dhe ai e di se çfarë duhet të mendojnë shqiptarët për të. Kjo është arsyeja pse UNMIK-u e stërthekson zvogëlimin e stafit të vet në Kosovë me shpresë se do ta zvogëlojë pezmin e natyrshëm të shqiptarëve. UNMIK-u do që ta shmang vëmendjen nga fakti se po mbetet në Kosovë si një mision që tash është gjithsesi edhe më i dëmshëm për Kosovën se përpara. Andaj, UNMIK-u flet për reduktim stafi. Mirëpo, të reduktohesh do të thotë të mos shkosh. Problemi me UNMIK-un kurrë nuk ka qenë ai i sasisë së personelit por i parimit mbi të cilin UNMIK-u ndodhej në Kosovë: Rezoluta 1244 e cila në njërën anë e afirmon integritetin territorial dhe sovranitetin e Jugosllavisë (më pas Serbisë), kurse në anën tjetër i jep UNMIK-ut fuqi ekzekutive mbi institucionet dhe popullin e Kosovës. Madje, edhe ky zvogëlim i stafit të UNMIK-ut do t’i lë keq vetëm ata që ishin në rangjet e ulëta. Stafi vendor dhe ai ndërkombëtar me paga jo aq të larta do të pushohen nga puna, kurse ata me pozita të larta në hierarki e me paga marramendëse do të mbesin (përfshirë këtu PSSP-në Lamberto Zannieri i cili merr 25.000 euro në muaj). Njerëzit që mbanin familjet me pagat e tyre do të pushohen, ndërkaq ata që bënin plane për të blerë shtëpi në Francën jugore do të mbesin.
Për Serbinë nuk është i favorshëm vetëm roli i PSSP-së në Kosovë. ICO-ja, sipas përkufizimit, është koncesion që Grupi Negociator i Kosovës i bëri Serbisë. Marti Ahtisaari vetëm ndërmjetësonte aty. Plani i tij ishte rezultat i kërkesave (të Serbisë) dhe ofertave (të Kosovës). Pozita e Pieter Feithit është e pandashme prej pazarit që zgjati një vit e gjysmë në Vjenë – ajo është interes i Serbisë që vazhdon ta refuzojë Planin e Ahtisaarit sepse atë mund ta ketë kur të dojë, dhe sepse beson që edhe më tutje mund të fitojë më shumë se aq. Mirëpo, për dallim nga Zannieri, mbreti tjetër, Pieter Feith, është ca më i tërhequr. Për dy arsye kryesore. E para, akoma s’ka filluar zbatimi i decentralizimit, ‘eksterritorialitetit’ etj. Dhe, e dyta, Qeveria e Kosovës po e mban të padukshëm Pieter Feithin duke mos e sfiduar atë. Pra, Qeveria e Kosovës duke mos dashur ta bëjë Kosovën sovrane, duke mos dashur ta marrë pushtetin që normalisht i takon një qeverie të një shteti normal, duke përdorur vetëcensurën për ta shmangur censurën, faktikisht po e mbron Pieter Feithin. Qeveria po i bën rojë Pieter Feithit dhe po ia siguron atij vendin e privilegjuar dhe të paprekshëm në prapaskenë.
Njëri mbret është lakuriq. Zannieri është lakuriq. Kur do të përfundojë i zhveshur edhe mbreti tjetër? Sido që të jetë, nuk mjafton vetëm t’i zhveshim: na e kanë dëshmuar se s’kanë turp. | |
| | | Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Siguri pa mbrojtje? Tue Feb 17, 2009 11:29 pm | |
| Formulari që duhet ta plotësojnë të gjithë ata që duan të inkuadrohen në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) është marramendës. Përplot pyetje të pafundme të cilat e lodhin dhe mërzisin edhe njeriun më të durueshëm. Mbi të gjitha, me këtë lloj formulari sigurisht që disi skanohen njerëzit (dhe familjet e të afërmit të tyre për të cilat janë dedikuar një numër i madh i pyetjeve). Kandidatët për FSK duke iu përgjigjur pyetjeve të shumta në fakt krijojnë dosje për vetveten. Mblidhen aq shumë informata për ta saqë pjesëtarët e FSK-së së ardhshme pa dyshim që do të jenë njerëzit për të cilët do të dihet më së shumti. Natyrisht që këto informata nuk do të bëhen publike. Ato do t’i dinë vetëm KFOR-i dhe Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës të cilët do ta dirigjojnë FSK-në. Në dokumentet e tyre thuhet që njësia e KFOR-it për verifikim të FSK-së do të sigurojë se “…ata që kanë qasje në informatat mbi forcën janë të besueshëm dhe nuk shkelin konfidencialitetin. Çfarëdo shkelje e të drejtës për të respektuar jetën private dhe familjare, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR) neni 8, dhe diskriminim – ECHR, neni 14, do të bëhet vetëm nëse është e domosdoshme dhe proporcionale. Synimet legjitime të veprimit të tillë do të përfshijnë mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve, duke ruajtur sigurinë publike, parandalimin e krimit dhe prishjes së rendit dhe qetësisë, dhe në disa raste për mbrojtjen e sigurisë kombëtare.” Pra, nenet 8 dhe 14 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut do të shkelen vetëm atëherë kur është e domosdoshme dhe kjo do të bëhet në mënyrë proporcionale, përfshirë këtu edhe kur është në pyetje mbrojtja e sigurisë kombëtare (sic.)! Se kur do të bëhet shkelja e Konventës dhe në çfarë proporcioni është tërësisht në duart arbitrare të KFOR-it. Po ashtu, KFOR-i është ai që do të na e përcaktojë se çka është siguri kombëtare anipse KFOR-i jo vetëm që nuk është ushtri e Kosovës por për më tepër ka edhe shumë pjesëtarë brenda vetes nga shtetet të cilat janë deklaruar kundër pavarësisë së Kosovës. Mbase nuk është e rastësishme që Kosovës i bëhet referimi edhe si “ish krahinë serbe” aty ku përmendet se “përveç rregullave të shtetësisë, duhet të keshë banuar në Kosovë (ose në ish Krahinën serbe të Kosovës) për më së paku 5 vite para kohës kur bën aplikim.” Pra, për Kosovën thuhet se na paska qenë Krahinë serbe gjë që është shumë më keq sesa të thuhej Krahinë e Serbisë. Pikërisht Serbia është ajo e cila thotë se ndonëse Kosova nuk është më tamam Krahinë e Serbisë si dikur ajo megjithatë është Krahinë serbe. Projekti i ‘eksterritorialitetit’ të kishave e manastireve ortodokse e synon mu këtë gjë.
Në një intervistë për radion BBC në gjuhën shqipe, në pyetjen nëse do të ndihmojë KFOR-i në krijimin e Forcës së re të Sigurisë në Kosovë dhe për atë si do të duket ajo, Gjenerali Xavier de Marhnac përgjigjet: “NATO-ja ka marrë vendim që ta ndihmojë këtë proces, që përfshin shuarjen e TMK-së. Forca do të jetë, kryesisht, një njësi për mbrojtje civile, që do t'i japë Kosovës kapacitete dhe përgjegjësi për t'u përballur me katastrofat e rënda, siç janë tërmetet, vërshimet ose zjarret. Kjo është vija e fundit dhe ajo që do të ndodhë.” Dhe, më pas në pyetjen vijuese “Pra, kjo do të jetë një forcë emergjente?”, De Marhnac thotë: “Mund ta quani një forcë emergjente, ose një komponentë për mbrojtjen civile.“ Kjo është përgjigje më se e qartë për të gjithë ata që po e gënjejnë popullin e Kosovës se FSK-ja është ushtria e tij. Së pari, FSK-ja nuk është ushtri. Në nenin 10.2 të Ligjit për FSK përkufizohet që FSK-ja do të jetë “... e armatosur lehtë dhe nuk do të ketë armë të rënda, siç janë tanket, artileria e rëndë apo kapacitetet sulmuese ajrore” Dhe, së dyti, ajo nuk është e jona. FSK, më parë se nën kontroll të Ministrit për FSK realisht do të jetë nën kontroll të KFOR-it, komandanti i të cilit në intervistën e lartpërmendur, kur flet për procesin e themelimit të FSK-së e vë theksin te shuarja e TMK-së ngjashëm sikurse që formimi i TMK-së para 9 vjetëve kishte të bënte para së gjithash me shuarjen e UÇK-së.
Kur kemi parasysh që FSK-ja nuk do të jetë ushtri por vetëm organizatë civile me kompetenca shumë të kufizuara, atëherë kushtet e panumërta fizike dhe shëndetësore që duhet t’i plotësojnë ata që aplikojnë në FSK, janë veçse mënyra teknike për kontroll sa më të madh politik mbi FSK-në dhe secilin pjesëtar aty. Shumica e ish pjesëtarëve të UÇK-së do të eliminohen menjëherë përmes kriterit që thotë se nuk mund t’i keshë më shumë se 30 vjet për pranim si oficer ose më shumë se 25 vjet për pranim në rangjet tjera. Aktualisht, pothuajse të gjithë pjesëtarët e TMK-së janë oficerë dhe kanë grada të larta ndërkohë që shumica dërrmuese e tyre janë mbi 30 vjeç. Prej tyre do të kërkohet që të heqin gradat për të hyrë në FSK dhe, rrjedhimisht, ata ose nuk do të pranojnë të hyjnë në FSK ose do të hyjnë aty të poshtëruar. Mirëpo, inkuadrimi i tyre në FSK (me gradë më të ultë natyrisht) ua siguron pagën e TMK-së nëse ajo ka qenë më e lartë se në FSK deri atëherë kur paga në FSK ta arrijë shumën e asaj në TMK. Kjo përveç që tregon se pjesëtarët e FSK-së do t’i kenë pagat e ulta, njëkohësisht shpërfaq ofertën për pjesëtarët e TMK-së për t’u shitur. Nëse biznesmenët prodhues bëjnë oferta me mallra për t’i shitur për njerëzit, pushteti bën oferta për njerëzit që të bëhen mallra për t’u shitur.
Struktura e karrierës për FSK tregon se FSK-ja nuk është kurrfarë transicioni drejt bërjes ushtri porse është maksimumi i mundshëm në këtë sistem politik: shërbimi i shkurtër thuhet se zgjat jo më shumë se 12 vjet, shërbimi i plotë edhe 15 vjet të tjera kurse ai i gjatë edhe me 5 vjet shtesë këtyre! Në nenin 10.2 të Ligjit për FSK-në theksohet se rishikimi i kufizimeve për FSK-nëdo të bëhet jo më herët se 5 vjet nga koha e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Gjithsesi bëhet fjalë për projekt shumë afatgjatë maksimumi aq minimal i të cilit tregohet qysh në fillim.
Kur përmenden forcat e armatosura e të paarmatosura në Kosovë (përfshirë këtu KFOR-in, policinë, tash edhe FSK-në etj.) gjithmonë bëhet fjalë për sigurinë në Kosovë dhe asnjëherë për mbrojtjen e Kosovës, thuajse Kosovës i vjen rreziku nga vetvetja e jo nga Serbia. Nuk është e rastësishme që një ndër detyrat kryesore të FSK-së (sikurse edhe të TMK-së) do të jetë deminimi (ku ashtu?!) dhe jo ta zëmë ajo që do të ishte më se e nevojshme – e kundërta e kësaj: minimi (i kufirit me Serbinë armike). Madje edhe në tekstin e betimit të pjesëtarit të FSK-së i cili është përmbajtje e nenit 17 të Ligjit për FSK-në, askund nuk figuron fjala ‘mbrojtje’. Atje me të rrallë ku përmendet fjala ‘mbrojtje’ kjo bëhet vetëm kur thuhet ‘mbrojtje civile’. De Marhnac në intervistën e lartpërmendur thotë se FSK-ja do të jetë njësi për mbrojtje civile. Edhe neni 10.2d) i Ligjit për FSK-në thotë që FSK-ja do “…të ndihmojë autoritetet civile përmes operacioneve të mbrojtjes civile”. Kjo do të thotë që FSK-ja nuk do të ketë të drejtë të përzihet në rast të konfliktit apo luftës në Kosovë. Ajo do të merret vetëm me strehimin dhe përkujdesjen për viktimat civile. Si e tillë, FSK-ja jo vetëm që s’do të jetë ushtri por ajo do të jetë një formacion thelbësisht anti-ushtarak: një formacion ku janë mbledhur ata që sipas përkufizimit s’do të kenë të drejtë të luftojnë në rast lufte. | |
| | | Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Marrëveshja që s’u mor vesh Tue Feb 17, 2009 11:29 pm | |
| Sikur pavarësia të mos ishte shpallur (dhe rrjedhimisht as të mos ishte njohur) do të mund të thuhej se UNMIK-u me marrëveshjen e së hënës po ia bart ca kompetenca EULEX-it. Në atë rast, do të mund të thuhej se EULEX-i po ia merr UNMIK-ut një pjesë të pushtetit dhe po ia bën vetes vendin në Kosovë. Mirëpo, meqë pavarësia është shpallur (dhe është njohur më pas), atëherë këto kompetenca që po i merr EULEX-i, në fakt, do të duhej të ishin të Qeverisë. Prandaj, nëse Qeveria e Kosovës konsideron, ashtu siç edhe deklaron, se Kosova është shtet i pavarur, atëherë kjo do të thotë se EULEX-i në të vërtet nuk po ia merr pushtetin UNMIK-ut por Qeverisë së Kosovës. EULEX-i, sikurse edhe UNMIK-u, do të ketë fuqi ekzekutive në Kosovë, gjithsesi, në llogari të atij që do të duhej të jetë ekzekutivi i vetëm në Kosovën e pavarur, pra në llogari të Qeverisë së Kosovës. Në pazarin që i parapriu marrëveshjes, UNMIK-u dhe EULEX-i janë shtyer se cili çfarë do të marrë nga ajo që i takon Qeverisë së Kosovës. Janë shtyer për pushtet ekzekutiv përderisa vetë pushteti “ekzekutiv” vetëm sa e shikonte këtë garë.
Mund të mendohet që ndoshta Qeveria megjithatë nuk ka faj meqë Kushtetuta e Republikës së Kosovës, që në zemër të saj e ka Planin e Ahtisaarit, e parasheh edhe EULEX-in në Kosovë? Mirëpo, kjo kushtetutë nuk e parasheh UNMIK-un që po mbetet, UNMIK-un që e zëvendësoi ‘transicionin’ (e kompetencave tek institucionet vendore) me ‘rikonfigurim’ (të vetes së tij duke e futur nën sqetull edhe EULEX-in). Kjo kushtetutë nuk i parasheh strukturat paralele të Serbisë të dalura nga zgjedhjet e 11 majit e të cilat shefi më i ri i UNMIK-ut, Lamberto Zannieri, i bëri partner të tij. Kushtetuta nuk e parasheh as shlyerjen e kufijve të Kosovës në veri dhe praktikisht zbritjen e tyre te ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Të gjithë jemi dëshmitarë se baza e Kushtetutës së Republikës së Kosovës nuk është zbatuar dhe nuk po zbatohet. Dy nenet e para të kushtetutës që përkufizojnë shtetin dhe sovranitetin nuk janë zbatuar. Pse atëherë të tolerohet zbatimi i saj i pjesshëm vetëm për të keq? Nëse Qeveria nuk e fiton pushtetin që i takon sipas asaj kushtetute, atëherë pse ajo do të duhej të jetë e detyruar karshi obligimeve më negative që dalin nga ajo kushtetutë (për të cilën deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk u lejuan fare të diskutojnë)?
Ndoshta Qeveria e Kosovës megjithatë sërish nuk ka faj meqë Kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e pat mirëpritur letrën e Ban Ki-moon-it. Ishte pikërisht ajo letër që tash i ruan UNMIK-un dhe Rezolutën 1244 si instanca më të larta politike dhe juridike në Kosovë. Ama, megjithëkëtë, si është e mundur që Fatmir Sejdiu mirëpret diçka që është kundër Kosovës, kundër kushtetutës të porsamiratuar të Kosovës, me të cilën ai krenohej aq shumë? Dhe, si është e mundur që Qeveria e Kosovës e mirëpret mirëpritjen e Fatmir Sejdiut ndaj agresionit të bërë mbi Kushtetutën e Kosovës? Si është e mundur që Qeveria e duroi këtë vendim të Fatmir Sejdiut dhe më pas madje iu bashkua atij?
Qytetarë të ndryshëm të Kosovës do të jepnin përgjigje të ndryshme në këto pyetje dhe secili prej tyre do të kishte të drejtë për pothuajse secilin politikan. Dikush do të thoshte se këta politikanë kanë dosje dhe i frikësohen burgut, dikush tjetër se janë injorantë dhe diplomatët ndërkombëtarë lozin me ta, një tjetër do të thoshte që kredhja në luks i ka bërë moskokëçarës etj.etj. Besoj që shumësia e këtyre përgjigjeve të sakta janë përshkrime simptomash të marrëdhënies së sëmurë që kanë politikanët kryesorë të Kosovës me pushtetin – mënyrës se si politikani ynë mbetet në pushtet dhe mënyrës se si ai e kupton pushtetin. Së pari, politikanët që kryesojnë institucionet (por edhe partitë politike) në Kosovë e dinë shumë mirë se në pozitat ku janë nuk kanë ardhur si rezultat i premtimeve të fundit për qytetarët, e aq më pak i përmbushjes së premtimeve të vjetra ndaj tyre, por mbi të gjitha, duke qenë të dëgjueshëm ndaj burokratëve ndërkombëtarë të UNMIK-ut dhe zyrave të Quintit. (Le të mos harrojmë se Kryeministri i Kosovës me mbi 2 milionë banorë i ka vetëm 105 mijë vota, duke iu falënderuar këtu edhe renditjes si i pari në listën e partisë së tij.) Prandaj, këta politikanë nuk frikësohen nga ndëshkimi në zgjedhje, por më parë nga qortimet e zyrtarëve ndërkombëtarë, që në fund edhe i sajojnë koalicionet edhe i caktojnë ministrat. Së dyti, politikanët e Kosovës pushtetin e imagjinojnë si pozicionim në një hierarki statike me imazh gjeometrik dhe prezencë sa më të shpeshtë nëpër televizione, e jo si funksion dinamik në një projekt qeveritar a ideologjik. Prandaj, ata nuk brengosen që UNMIK-u dhe EULEX-i po ua marrin kompetencat që do të duhej të ishin të tyre. Kjo gjë nuk shihet prej tyre si hendikep për rizgjedhje në zgjedhjet e ardhshme dhe as si pengesë për ta mbajtur nominalisht postin nëpër institucione dhe virtualisht shfaqjen nëpër media.
Siç e dimë, marrëveshjen UNMIK-EULEX nuk e dimë. Ajo fare nuk u publikua dhe nënshkrimi i saj u bë prapa dyerve të mbyllura. Thanë se ishte marrëveshje teknike, gjë që do të thotë se dakordimi politik ishte më i hershëm dhe mbase në ndonjë instancë më të lartë (të BE-së që e pranoi letrën e Ban Ki-moon-it, meqë këtë tashmë e kishte bërë Fatmir Sejdiu). Duke e ditur mirë se çfarë Qeverie kemi, UNMIK-u dhe EULEX-i me arrogancë të paskrupullt na e bënë publik faktin se e kanë arritur një marrëveshje që s’do të bëhej publike. UNMIK-u dhe EULEX-i realisht na thanë se ne duhet t’iu besojmë atyre pikërisht atëherë kur hapur fshiheshin prej nesh. Kjo është as më shumë e as më pak se vetë definicioni i fyerjes publike për Kosovën.
Marrëveshja ndërmjet UNMIK-ut dhe EULEX-it pa dyshim që është dënim për Kosovën pikërisht në gjashtëmujorin e shpalljes së pavarësisë. Kryeministri i Kosovës ka mundur të marrë shumë më tepër pushtet në duart e veta gjatë këtyre gjashtë muajve, ka mundur ta bëjë Kosovën me shumë atribute të sovranitetit që i mungojnë, dhe t’i lë me gishta në gojë UNMIK-un dhe EULEX-in. Nuk e ka bërë këtë gjë, andaj tash i kemi edhe UNMIK-un edhe EULEX-in. Qysh me fillimin e negociatave të tyre, UNMIK-u dhe EULEX-i e kanë legjitimuar njëri-tjetrin aktivisht, kurse Qeveria e Kosovës i ka kontribuar kësaj pasivisht duke heshtur. Kur u bë marrëveshja të hënën që shkoi, Hashim Thaçi nisi të thoshte gjepura se si kjo na qenka një gjë e mirë për vendin tonë. Kjo nuk është kurrfarë e mire as për Qeverinë e tij e lëre më për Kosovën. Vetëm dy ditë më vonë menjëherë pasoi goditja e sinergjisë së UNMIK-ut me EULEX-in: UNMIK-u do të ketë zyra në Graçanicë e Shtërpcë!
Pas ‘periudhës historike’ gjashtëmujore të pavarësisë jemi në situatën ku UNMIK-u mbrohet nga Kosova (që nuk e sulmon) në emër të EULEX-it, kurse EULEX-i mbrohet nga Serbia (që e sulmon) në emër të UNMIK-ut. EULEX-i duke fituar kompetenca nga UNMIK-u u forcua kurse UNMIK-u duke i dhënë kompetenca EULEX-it po ashtu u përforcua. Qeveria e Kosovës është humbësi i madh në këtë situatë. Dhe, sidomos populli i Kosovës të cilit po i errësohet ardhmëria duke mbetur në një shtet pa shtet, në një pavarësi pa sovranitet.
Secilën ditë më shumë që do të kalojnë në Kosovë, UNMIK-u dhe EULEX-i do të vijnë duke u trashur e rënduar. Pas secilës ditë që kalojmë me UNMIK-un dhe EULEX-in në Kosovë do të jetë më vështirë që t’i largojmë më pas nga Kosova. Sepse, UNMIK-u dhe EULEX-i nuk e kanë një afat të qëndrimit i cili do të bënte që për çdo mëngjes të mund të themi se ka mbetur një ditë më pak deri atëherë kur UNMIK-u e EULEX-i do të ikin nga Kosova. Përkundrazi, sa më gjatë që qëndrojnë, aq më gjatë do të qëndrojnë akoma.
Faleminderit Qeveria jonë. Ti që nuk e do as veten, nuk mund të më duash mua. | |
| | | Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Varësia (aq e kushtueshme) nga njohjet e pavarësisë Tue Feb 17, 2009 11:30 pm | |
| Që prej shpalljes së pavarësisë me 17 shkurt 2008, tema kryesore politike që është diskutuar nëpër institucionet dhe mediat e Kosovës është njohja e kësaj pavarësie të shpallur. Njohja ka qenë temë edhe atëherë kur na kanë njohur por edhe atëherë kur na kanë njohur. Është folur për shtetet që porsa na njohën, për ato që besohet se do të na njohin së shpejti, për ato që na kanë çuditur pse nuk po na njohin por edhe për ato që na kanë treguar se nuk do të na njohin madje edhe duke na e shpjeguar përse.
Arsyeja e temës numër një në Kosovë sigurisht se është fakti që tash gjashtë muaj njohja (e mëtutjeshme) e pavarësisë së Kosovës paraqet prioritetin absolut të Qeverisë së Kosovës. Bile nuk ka kurrfarë treguesish se kjo do të mund të ndryshojë në një të ardhme të afërt. Kosovën e kanë njohur 45 shtete të botës deri më tani dhe nuk duket që ka një numër përafërsisht të caktuar të shteteve që do të bënte që njohja e pavarësisë të zbriste nga froni i agjendës së Qeverisë. E thënë ndryshe, edhe nëse do të na njohin 192 shtete të botës atëherë Qeveria e Kosovës do ta ketë për prioritet që edhe shteti i fundit, pra shteti i 193-të i botës, të na e njohë pavarësinë. Njohja e pavarësisë është gjakimi dominues i elitës politike në Kosovë përfshirë këtu edhe analistët e gazetarët e shumtë. Krijohet përshtypja se më e rëndësishme është të na njohin si të pavarur sesa njëmend të jemi të pavarur. Pra, le të na njohin të tjerët si një vend i pavarur paçka se ky vend politikisht dhe ekonomikisht është njësoj i varur sikurse para shpalljes së pavarësisë. Ose, ndoshta, le të na njohin të tjertë si të pavarur anipse ne e dimë që nuk jemi të pavarur? Apo, ndoshta edhe kjo tjetra: le të na njohin të tjerët si të pavarur sepse asisoj mbase na bindin edhe vetë neve se jemi të pavarur?
Sido që të jetë, fiksimi i këtillë pas njohjes së pavarësisë qysh tash shihet se do të na kushtojë shtrenjtë. Zhvillimi ekonomik është lënë pas dore, papunësia vazhdimisht rritet, varfëria përherë zgjerohet e thellohet, shërbimet publike janë të dobëta, shëndetësia e arsimi kanë degraduar si mos më keq etj.etj. E gjithë kjo para së gjithash sepse as që ka një plan apo projekt vendor se si të dilet nga kjo krizë. Krejt çfarë dinë të thonë kryetari, kryeministri e ministrat e Kosovës – atëherë rrallë kur nuk flasin për njohjet e premtuara – janë integrimet evropiane dhe evro-atlantike që besohet se do të ngjajnë diku pas një dekade. Mirëpo, njerëzit kur jetojnë nuk jetojnë pas dhjetë vjetëve - ata jetojnë tash dhe këtu. Kur kësaj i shtohet edhe mungesa e sovranitetit (nuk kemi ushtri dhe as kontroll mbi policinë) dhe mungesa e integritetit territorial (nuk i kontrollojmë kufijtë e Kosovës dhe as çerekun e territorit ku ndodhen strukturat paralele të Serbisë) atëherë bëhet e qartë se angazhimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës në fakt është maskë për angazhimin tjetër që mungon: bërjen e Kosovës njëmend të pavarur, bërjen e Kosovës me sovranitet.
Pra, a ishim shtet praktikisht i pavarur dhe shpallja e njohja vetëm sa e formalizuan këtë gjë apo ndoshta nuk ishim shtet i pavarur por përmes shpalljes dhe sidomos njohjes së mëpastajme synojmë të bëhemi të pavarur? Fatkeqësisht, asnjëra prej këtyre. Edhe nëse ishim shtet, nuk ishim shtet i pavarur sepse mbi të gjitha shteti nuk ishte yni por ishte i UNMIK-ut, KFOR-it e vende-vende edhe i Serbisë. Në anën tjetër, shpallja e pavarësisë dhe më pas njohja e saj nuk duket fare që do të na bëjnë shtet të pavarur. UNMIK-u s'po shkon, EULEX-i po vjen, ZCN-ja me në krye Pieter Feith-in tashmë është këtu, ndërkaq Qeveria e Kosovës është e vetëmjaftueshme në ndërtesën e saj me postet dhe privilegjet që gëzojnë njerëzit e saj. Qeveria e Kosovës në vend se ta shpall TMK-në ushtri dhe ta armatosë atë me ndihmën e Shqipërisë dhe të vendeve të NATO-s që na njohën, ajo diskuton për lartësinë e pensioneve dhe menaxhimin e shuarjes sa më të padhimbshme të TMK-së. Për më keq, Qeveria e Kosovës as që e fut nën kontroll të saj ShPK-në (përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme) duke e lënë atë edhe më tutje nën UNIMK-un anipse e financon përmes buxhetit të Kosovës që mbushet prej kontributeve të popullit të Kosovës. Për më keq edhe se kaq, Qeveria e Kosovës plot gjashtë muaj pas shpalljes së pavarësisë toleron që AKM-ja t'i mbajë jashtë vendit rreth 400 milionë euro të fondit të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore. Edhe në Kosovën e pavarur më shumë ka qeverisje mbi Qeverinë sesa qeverisje të Qeverisë. Edhe në Kosovën e pavarur Qeveria ka hall veten dhe ambiciet e saj janë përgjithësisht të reduktueshme në ambiciet personale të njerëzve të saj.
Prioritetit të Qeverisë për njohje të reja i janë bashkuar edhe karvani i analistëve dhe ekspertëve. Sigurisht që është politikisht korrekte të flasësh për njohje të reja por jo edhe për mungesë sovraniteti dhe integriteti territorial. Mund të angazhohesh për dallimet në shkallë por jo edhe për ato në natyrë të gjërave. Mund të thuash se si Malin e Zi e kanë njohur krejt shtetet e botës e neve vetëm 45 por nuk mund ta bësh debat se si Mali i Zi ka ushtri, sovranitet dhe integritet territorial kurse ne s'kemi. Pra, mund të flasësh për atë që e ke më pak (në shkallë sesa shtetet e tjera) por jo për atë që nuk e ke fare (pra, jo edhe për dallime në natyrë me shtete e tjera). Analistët dhe ekspertët e ndryshëm i janë hedhur në qafë Skënder Hysenit që nuk po lobon më shumë e më mirë. Ah, sigurisht që nuk mund të mbrohet dhe nuk duhet të mbrohet Skënder Hyseni. Të gjithë e dimë se kush është ai dhe si është ai. Mirëpo, ky problem nuk është fare i lobimit por i ndryshimit të politikës së Qeverisë e cila nuk është e interesuar që t'i mbrojë interesat e Kosovës duke ua bërë me dije shteteve që nuk na njohin se nuk do të ketë marrëdhënie të njëanshme me to. Shtetet e ndryshme që nuk na kanë njohur ende, nuk do ta ndryshojnë mendjen e tyre për neve varësisht nga lobimi i Skënder Hysenit, varësisht nga rrobet e Skënder Hysenit apo elokuenca e fjalëve të tij. Ato shtete e ndryshojnë mendimin varësisht nga interesat e tyre që duhet të definohen përkundruall qëndrimeve të Qeverisë vendore që i mbron interesat e vendasve. Jo lobimi abstrakt i Skënder Hysenit por qartësimi konkret i Qeverisë se çka fitojnë ato shtete duke na njohur e çka humbasin duke mos na njohur e sjell njohjen nga ana e tyre. Përndryshe, kërkesa qarramane sikurse deri më tash për njohje të pavarësisë prodhon më shumë varësi sesa pavarësi. T'i lusësh vendet tjera të të njohin vetëm ashtu pse ti ke dëshirë është veçse afirmim i pavarësisë së atyre vendeve e jo i pavarësisë tënde.
Le të mos harrojmë që Bosnjen e pranojnë të gjitha shtetet e botës dhe ajo ka edhe ulëse në OKB, mirëpo, muaj më parë, Condoleezza Rice tha se Bosnja është një shtet i dështuar. Mbi 12 vjet pas Marrëveshjes së Dayton-it, Bosnjes i thuhet se është shtet i dështuar! Njëmend Bosnja duket si një shtet i vetëm në hartë apo me ulëset e saj në organizmat ndërkombëtarë mirëpo po shkove në Bosnje e sheh se atje janë dy, në mos edhe tri shtete, përbrenda Bosnjes të cilat i kanë sajuar asaj kufij të brendshëm që janë më të fuqishëm sesa kufijtë e jashtëm. Shumë kollaj, edhe neve pas një dekade, ndonjë sekretare e ardhshme e shtetit amerikan mund të na thotë se jemi shtet i dështuar. Andaj, urgjente dhe të domosdoshme për Kosovën janë sovraniteti dhe integriteti territorial, janë territori, kontrolli i kufijve, i pasurive natyrore dhe i kapaciteteve ekonomike e jo aq njohjet e reja. Në pyetjen se cila është më e rëndësishme, ulësja në OKB dhe njohja gjithëbotërore nga jashtë apo uniteti dhe sovraniteti i Kosovës brenda, nuk duhet të kemi dilema. Bosnja na e sqaron tërësisht (edhe) këtë dilemë. | |
| | | Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Frutat e zeza Tue Feb 17, 2009 11:31 pm | |
| Plepat e qytetit të Prishtinës ngjajnë sikur janë përplot me fruta të zeza. Qindra sorra strehohen nga dielli nëpër degët e këtyre plepave. Zhurma e krrokatjes së tyre kolektive i sjell ato në ekzistencë për kalimtarët të cilët me rrobat e tyre i pastrojnë makinat e parkuara në trotuar përderisa përvijohen midis tyre. Kalimtarët janë të rastit, por jo edhe sorrat që porsa u nisën drejt ndonjërës prej deponive të bërllogut.
Mbase asgjë e veçantë për qytetin e Prishtinës: secili qytet i Kosovës i ka plepat e tij me këto fruta të zeza. Megjithatë, jo bash secili. Jo edhe Mitrovica. Ka disa javë që në Mitrovicë nuk ka më zogj. Thjesht, ky qytet ka mbetur pa zogj. Mund të sorollatesh gjithë ditën nëpër qytet dhe askund nuk do ta zë syri as edhe një zog të vetëm. Çfarëdo zogu, jo vetëm sorra. Ndotja e madhe e ajrit në Mitrovicë ka bërë që zogjtë ta braktisin këtë qytet. Po bëhen gati tre muaj që tri maunet me helm nuk i largojnë prej Mitrovicës. Madje, ato maune i ruajnë policët për t’u siguruar se do të mbesin në qytetin e Mitrovicës. Të ardhura prej Iranit përmes Maqedonisë, këto maune përmbajnë vaj disulfurik i cili është mbeturinë e përpunimit të naftës. Mirëpo në Kosovë ky vaj disulfurik ishte sjellur pikërisht që të përzihet me naftën duke ia shtuar vëllimin asaj. Më shumë vëllim – më tepër para. Ajo që është e papërdorshme në Iran (sepse e dëmshme edhe për njerëzit edhe për makinat), në Kosovë sillet pikërisht për t’u përdorur (sepse askush nuk çan kokën për njerëzit dhe as për makinat). Në Kosovë shumë më i rëndësishëm është përfitimi i një biznesi të ndyrë sesa shëndeti i dhjetëra mijëra njerëzve. Nëse e vret shpejt një njeri atëherë gjyqësia dhe ligji edhe mund të merren me ty, por nëse i vret dhjetëra mijëra njerëz dalëngadalë atëherë politika dhe ministria të mbrojnë. Sevki Kayserli, pronar i Prizma Oil, maunet e të cilit sollën në Kosovë vajin disulfurik duke e paraqitur atë si vaj hidraulik, ditë më parë u lirua nga burgu dhe nga të gjitha akuzat. Me dhjetëra protestues në Mitrovicë ShPK-ja i arrestoi e i rrahu në mbrojtje të këtij biznesi të poshtër. Ironikisht, nga ky helm pësojnë edhe vetë këta policë si dhe familjet e tyre. Ata i përgjakin protestuesit që kundërshtojnë helmin e të cilët kontribuojnë në buxhetin e Kosovës prej nga këta policë mizorë i marrin pagat të cilat një ditë nuk do t’iu dalin për të shëruar pasojat e helmit nëpër familjet e tyre. Janë po këta policë të ShPK-së, e posaçërisht të njësisë speciale të saj, që heqen trima kur protestojnë shqiptarët por që u ngjajnë pulave të druajtura me mosveprimet e tyre ndaj strukturave të Serbisë (jo vetëm në veri të Kosovës).
As që ka mundur të imagjinohet ndonjë vend më i gabuar për t’i dërguar ato maune sesa Mitrovica. Mitrovica, qytet i ndarë dhe qyteti më i varfër në Kosovë, vetëm edhe këto maune me helm i ka pasur mangut. Dikur qyteti më i zhvilluar industrial, me ardhjen e Milosheviqit në pushtet e posaçërisht pas luftës, u shndërrua në një qytet ekonomikisht të vdekur. Kombinati ‘Trepça’ nuk punon dhe nuk punëson as 5% krahasuar me kohërat e veta më të mira. Në veri të qytetit shqiptarëve nuk ua lejojnë ujin, kurse në jug tash po ua helmojnë ajrin. Njeriu mund ta evitojë ujin apo ushqimin e helmuar, mirëpo ajrin e helmuar s’mundet. Përveç nëse nuk shpërngulet. I gjithë ky presion mbi banorët e Mitrovicës ka bërë që gjithnjë e më shumë prej tyre të besojnë se ka një tendencë për ta dobësuar faktorin shqiptar atje. Për ta betonuar ndarjen e qytetit besohet se dikush do që numri i banorëve në të dy anët e urës mbi Ibër të jetë përafërsisht i barabartë, pra të mos ketë më kaq shumë shqiptarë në jug të qytetit në krahasim me numrin e serbëve në veri. Kur kësaj i shtohet edhe plani i Qeverisë së Kosovës për ta djegur helmin në një furrë private që nuk është e dedikuar për këtë gjë, atëherë frika se Gërdeci fizik në Shqipëri do të mund të pasohej me një ‘Gërdec’ kimik në Kosovë është shtuar tejmase. Kjo edhe është arsyeja pse me gjasë Këshilli për Organizimin e Protestave në Mitrovicë gjithnjë e më shumë po e vë theksin jo vetëm te pasojat e helmit (kanceri, steriliteti etj.) që kundërmon gjithandej në Mitrovicë, por edhe te pasojat e mundshme në rast të një tentative joadekuate për asgjësimin e helmit me anë të djegies.
Qeveria e Kosovës është ankuar se asnjë shtet nuk po e merr këtë vaj disulfurik dhe rrjedhimisht nuk po mund ta heqin atë nga Kosova. Qeveria duhet që urgjentisht t’i kthejë këto maune andej prej nga kanë ardhur – pra, në Maqedoni. Maqedonia e ka ditur shumë mirë se çka ka në ato maune. Nëse shteti i Maqedonisë nuk do që t’i pranojë ato maune, atëherë Qeveria e Kosovës shumë kollaj mund ta mbyll kufirin për prodhimet e Maqedonisë. Atëherë kur Maqedonia do të fillonte t’i humbiste afër 1 milion euro në ditë (sepse ajo Kosovën e ka partnerin kryesor tregtar), ajo jo vetëm që do t’i merrte prapa këto maune me helm por edhe do të kërkonte prej nesh nëse kemi edhe maune të tjera përveç këtyre që na erdhën prej andej. Po ashtu, Qeveria e Kosovës mund dhe duhet t’ia përkujtojë Maqedonisë se 1/3 e popullatës atje janë shqiptarë dhe se ata nuk mund të mbesin lojalë ndaj shtetit maqedon përderisa ai sillet kështu me Kosovën, të cilën për më tepër nuk e pranon si shtet të pavarur.
Nëse politika e institucioneve të Kosovës nuk ndryshon radikalisht në të ardhmen e afërt, atëherë Kosova do të shndërrohet në një vend mbeturinash për vendet e ndryshme të botës, në një vend ku gjithfarë tregtari për gjithçka mund t’i ketë duart e lira pa kurrfarë brengash për shëndetin e qytetarëve dhe mbrojtjen e ambientit. Zaten, protestuesit në Mitrovicë – të cilët në këtë moment përderisa po e lexoni këtë tekst janë në protestë ose duke u përgatitur për të – po angazhohen për atë që është detyrë e braktisur e shtetit të Kosovës. Protestuesit janë zëri i qytetarëve të braktisur nga shteti, të cilët për ta ngritur këtë zë janë të gatshëm që edhe të përballën me anën e errët të shtetit, me të vetmen anë të shtetit që ata e njohën ndonjëherë.
Fruta të zeza ka edhe në Mitrovicë, jo vetëm në Prishtinë. Por ama ato nuk janë sorra, si në Prishtinë. Janë tamam fruta të zeza, fruta të rrudhura e të shterura, fruta që u ka rënë një hije e zezë nëpër kopshtet e lagjeve Bajr, Shupkovc, Lisicë apo 2 Korriku, me banorët e së cilave lagje është mbushur spitali i Mitrovicës. Mbase, si zakonisht, ajo që është veçse simbolike nëpër Kosovë tashmë është reale në Mitrovicë. | |
| | | Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Dy fshatra të së njëjtës dramë Tue Feb 17, 2009 11:33 pm | |
| Akti I
Zhivadini hyn në shitoren e Ramës diku në një fshat të Anamoravës. Blen gjësende ushqimore. Po përgatitej për një si lloj banketi. Djali i tij, student në Nish, pardje kishte mbaruar shërbimin ushtarak në Uzhice.
Rama: Zhivadin, a po ma shet tokën? Ngusht i kam punët. Djemtë m’janë rritur dhe nuk po mund t’dalin jashtë. Thashë se ndoshta mund t’merren me blegtori por kemi krejt pak tokë. Zhivadini: Nuk mundem, Ramë. Ti e din se unë ta kisha shitur tokën. Edhe vetë jam n’zor për pare. Ama nuk guxoj. Rama: Por, atë arën e gjatë e pate shitur. Pse nuk po ma shet edhe këtë që e ke te shtëpia? Njësoj, tokë ajo e tokë kjo është. Zhivoradi: Beogradi nuk më len, Ramë. Beogradi nuk më len. Rama: Eiii Zhivadin, ku e din Beogradi çka bën ti këtu? Ai ka punë më të mençura e më të mëdha. Plus, pse Beogradi nuk të tha kurrgjo kur e shite arën e gjatë? Ëë, pse? Zhivadini:Eeee more Ramë. Beogradi e din çdo gjë. Na ka thënë që tokat që i kemi në anën tjetër të asfaltit bën t’i shesim sepse Serbia do t’i marrë prapë me këto komunat e reja të decentralizimit. Kurse tokat në këtë anë të asfaltit, ku edhe e kam shtëpinë, nuk bën t’i shesim pasi që ato nuk dihet se kujt do t’i mbesin në fund. Edhe... çka po ta merr mendja ty Ramë se bëjnë ky Milenkoja dhe Strahinja në fshatin tonë? Sonte do të më shikojnë shtrebër pse kam blerë në shitoren tënde. Por, do t’iu them që të gjitha mallrat që i mora ishin të Serbisë dhe mbase do t’i zbus pak...
Zhivadini del nga shitorja duke e përshëndetur Ramën që tashmë kishte humbur në mendime. Seç i kujtohet këtij stërgjyshi kur si fëmijë i fliste për tokat e humbura në Bllacë të Sanxhakut të Nishit, gjyshi që i rrëfente se si kishin qenë të pasur para reformës agrare, baba i përgjakur në dimrin e Rankoviqit të cilit i kërkonin pushkë dhe e lanë pa tokë... Iu kujtua edhe vetja e tij në kohën e Milosheviqit kur e dëbuan nga shtëpia pasi që ia morën traktorin dhe bagëtinë. Iu kujtua edhe Ahtisaari që me këto komuna të reja të Serbisë po i dënonte shqiptarët që i ruajtën serbët pas përfundimit të luftës...
Me sytë që i digjnin nga lotët, Rama pa se një dorë që po shëndriste e hapi derën e dyqanit. “Hajde babë se buka është gati!” – e thirri vajza e vogël Vlora.
Akti II
Kollitja që vjen nga balli i oxhakut i hesht të gjitha pëshpëritjet. Askujt nuk do t’ia merrte mendja se kjo odë do të mund t’i zinte gjithë ata njerëz...
Qazimi: Nga të kemi o dashamir? Idrizi: Jam prej këtu bac, prej komunës së Burimit, afër fshatit t’juj veçse n’anën tjetër t’lumit. Djali i Isës s’Ahmetit jam. Qazimi: Ëhë, i Isës s’Ahmetit. Gjyshin e ke pasur burrë t’mençur e luftëtar t’madh. Për juve rininë s’po di tash. Po, çka ka të re andej nga ju? A i ka hy uji katundit tuej? Idrizi: Nuk po të kuptoj bac. Qysh..., uji? (Të gjithë qeshin e Idrizi skuqet.) Fadili: Po të pyet nëse kanë nisur t’i shtrojnë gypat e ujësjellësit te ju. Idrizi: Ah, jo. Te ne ende nuk ka ujësjellës. I kemi puset, disa edhe me hidrofor tash. Nuk vijnë te na për ujësjellës sepse nuk kemi qenë t’pajtimit me kthimin e serbëve. Në lista për t’u kthyer kishte pasur edhe asi që i kemi parë kur na i kanë djegur shtëpitë. Por, edhe në fshatrat tjera ku janë kthyer, Serbia menjëherë i ka përfshirë ata në strukturat e saj. Kola: Po de po. S’po kthehen serbët qysh po thojnë lajmet por Serbia. Qemali: Bile edhe rrugët po i shtrojnë asfalt vetëm atje ku katundarët shqiptarë e kanë pranuar kthimin e serbëve. I thashë Fadilit që nëse n’fshatin e tij i kthejnë disa familje serbe atëherë aman le t’i çojnë në fund të katundit e jo n’fillim sepse ju mbetet asfalti vetëm deri në hyrje të fshatit! (Shpërthen gazi të cilin mezi e ndal kollitja e dyfishtë e Qazimit.) Ibrahimi: Hajt se bëhet mirë. Mos u bëni shumë merak. Kohëra tjera janë këto tash por edhe ky pushteti ynë ndoshta nuk han kashtë. Nika: O Brahë, ty po më duket të kanë zbutur atje n’Prishtinë. Si shpesh po shkon atje. Serbia nuk ndryshon. M’arumë na shqiptarët tue mbush pushkën për lepur e tu na dal ujk masandej. Idrizi: Nuk ka as ujk e as lepur. Ka vetëm pushkë për ujk e pushkë për lepur. Pushka për ujk edhe ujkun e bën lepur, e pushka e dobët për lepur ban vaki edhe lepurin e trimnon e ta bën ujk.
Plaku Qazim ende po e shikonte me admirim Idrizin kur u hap dera. Prej tisit të dendur të tymit që rrinte pezull në odë, burrat e ulur këmbëkryq nuk e dallonin dot fytyrën e personit që me tabake po sillte çajin e ngrohtë… | |
| | | Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Për shoqërinë Tue Feb 17, 2009 11:35 pm | |
| Shoqëria civile e ka rrënuar shoqërinë. Shoqëria është totalitet organik. Shoqëria civile është agregat i njësive të instaluara. Shoqëria është shumësi e marrëdhënieve përmbajtësisht të padiferencueshme që individit ia mundëson lindjen e dytë dhe ia kushtëzon lirinë. Shoqëria civile është shumësi e OJQ-ve formalisht të diferencuara që individit ia kushtëzon shkëputjen dhe ia mundëson ankesën. Shoqëria është. Shoqëria civile vjen. Shoqëria ngrihet (nga poshtë). Shoqëria civile zbret (prej lart). Sajimi i shoqërisë civile bëhet në llogari të shoqërisë. Me kahje të kundërt të zhvillimit në terrenin që nuk është i saj, shoqëria civile e gërryen shoqërinë. Organizmi i madh koheziv shndërrohet në një masë të shkapërderdhur dhe të shpërqendruar së cilës i sipërvendoset një strukturë e hollë por e gjerë.
Këtu nuk e kam fjalën për shoqërinë civile sipas kuptimeve teorike në filozofi apo në fushën e mendimit politik. Nuk e kam fjalën as për vendet e ndryshme të botës dhe është një çështje tjetër nëse kjo mund të vlejë edhe gjetiu. Këtu e kam fjalën për atë që quhet shoqëri civile në Kosovë e cila duke e zëvendësuar shoqërinë ka bërë që të drejtat e njeriut dhe të popullit të zëvendësohen me nevojat e komuniteteve, që lufta për të drejtat e qytetarëve kundër pushtetit të zëvendësohet me avokim dhe lobim te pushtetarët, që grevat, protestat dhe demonstratat të zëvendësohen me kampanja dhe koncerte, që e kaluara e afërt dhe konkrete të zëvendësohet me një të ardhme të largët dhe abstrakte, që edukimi shkollor të zëvendësohet me kurse dhe konferenca.
Shoqëria është angazhim. Shoqëria civile është dukje. Shoqëria zhvillon njerëzit përmes lirisë së tubimit dhe veprimit. Shoqëria civile bllokon njerëzit, duke i kufizuar ata në lirinë e shprehjes. Liria e shprehjes në Kosovë është e gjithpranuar pikërisht për shkak se liria e veprimit është shumë e ngushtuar, por edhe për shkak se nuk ekziston liria e të menduarit. Aq shumë njerëz flasin aq shumë sepse pak veprojnë nga vullneti dhe fare pak kanë mendime të vetat. Ky i folur më parë sesa që i zbulon ata si subjekt (që s’janë), i maskon ata si objekt (që janë bërë). Prandaj është i nevojshëm veprimi si sqarim. Dhe, prandaj nuk ka liri veprimi. Ka liri të shprehjes pikërisht që të mos ketë liri të veprimit. Dhe, ka liri të shprehjes sepse mendimi i shprehur tashmë është i kontrolluar. Njëmend mediat kryesore televizive nuk kontrollohen si dikur, por kjo për shkak të vetëcensurës së tyre. Ato nuk e pasqyrojnë jetën e qytetarëve por gjestet e qeveritarëve. Ato nuk tregojnë për shoqërinë dhe jetën e saj por e projektojnë modelin jetësor dhe praktikat shoqërore që u imponohen njerëzve për t’i ndjekur. Televizori nuk është pasqyra ku shoqëria e sheh të tashmen dhe të kaluarën e saj, por ai është sfera e kristaltë ku shoqëria e sheh të ardhmen e saj në vdekje e sipër. Nuk ka emisione nga historia apo shkenca dhe nuk ka programe edukative, por ka sport dhe telenovela pafund. Madje edhe kuizet e rralla (zakonisht për fëmijë) më parë se promovimit të dijes përmes garave i ngjajnë spektaklit sportiv me enterier prej tifozëve. Inxhinieringu medial televiziv në Kosovë definitivisht ka për qëllim që njerëzve t’ua bëjë shumë të vështirë mendimin. A nuk është shprehja “brainstorming” e farkuar nga shoqëria civile indikacion se zakonisht të menduarit mungon andaj duhet ta rezervojmë një kohë të veçantë për të menduar?! Duket se shoqëria civile ka zgjidhje edhe për problemet në krijimin e të cilave ka kontribuar vetë.
Edhe Qeveria e Kosovës është pjesë e shoqërisë civile. Qeveria e Kosovës është OJQ-ja më e famshme në Kosovë. Ajo zbaton plane që nuk i ka përpiluar vetë dhe shpenzon buxhetin e Kosovës sipas projekteve që ia hartojnë zyrtarë të huaj, thuajse ky buxhet ishte donacion i tyre. Ngjashëm si zyrtarët e OJQ-ve edhe politikanët e Kosovës e dinë mirë që janë aty ku janë jo për shkak se atyre u besojnë qytetarët, por për shkak se janë të dëgjueshëm ndaj ndërkombëtarëve, ndaj atyre burokratëve që vazhdimisht janë disi të shqetësuar por asnjëherë të brengosur. Prandaj në Kosovë nuk mund të hysh në politikë. Në Kosovë mund të dalësh nga politika duke hyrë në parti politike. Politika zyrtare në institucionet e sistemit edhe pas pavarësisë nuk është politikë. Ajo është punë teknike e një politike që bëhet jashtë saj e sipër saj. “We must fix this problem!”, është fjalia më e shpeshtë e qeveritarëve të vërtetë ndërkombëtarë, e cila kësisoj e shpërfaq vizionin e tyre veçse teknologjik për neve.
Bile edhe KFOR-i sillet si OJQ. Ai na e ka mbuluar Kosovën gjithandej me billboard-a për tolerancë. Përveç që kjo tolerancë nuk ka përmbajtje, ajo nuk ka as kufij – pra, është edhe tolerancë ndaj jotolerancës. Mëgjithëkëtë, është e qartë se kjo tolerancë nuk mendohet aq si tolerancë ndaj dallimeve politike, sociale dhe ekonomike, por më parë ndaj atyre kulturore të cilat konsiderohen të pareduktueshme dhe pjesë inherente e shkaqeve të konfliktit. Dhe, sigurisht, tolerancë për pushtetin atje lart që na vëzhgon me billboard-at e tij, ndërkohë që është hermetikisht i mbyllur për çfarëdo llogaridhënie ndaj vendasve. Edhe atëherë me të rrallë kur nuk e kanë për temë tolerancën gjithsesi bëhet fjalë për billboard-a përplot me fëmijë poshtë së cilave figurojnë mesazhet e regjimit për qytetarët (sic.).
Nuk është vetëm shoqëria civile aktuale e reduktueshme në një shprehje të hegjemonisë së pushtetit. Pushteti, me sjelljet dhe (mos)veprimet e tij, po ashtu është bërë i reduktueshëm në konceptin e shoqërisë civile te ne. Në zemër të nuancave vezulluese që ua marrin njerëzve mendtë ndodhet antagonizmi, ndodhet kontradikta e papajtueshme ndërmjet shoqërisë dhe shoqërisë civile.
Rrënimi i shoqërisë në Kosovë mbi të gjitha konsiston në mbetjen e shoqërisë pa qytetarin e saj. Ashtu sikurse që pavarësia e Kosovës nuk ka sovranitet, ngjashëm edhe shoqëria në Kosovë nuk ka qytetarë. Dikur ishim të përjashtuar nga shteti por shoqëria dhe familja na mbronin fizikisht dhe na ushqenin shpirtërisht. Sot, kur shoqëria civile po e zëvendëson shoqërinë dhe kur familja është dobësuar, individi ndodhet në një gjendje më të rëndë se kurrë më parë. Shumica e atyre që nuk janë indiferentë edhe ashtu janë pasivë. Shoqëria civile (çka është e kundërta e saj: shoqëria militare?!) e ka mbytur aktivizmin dhe militantizmin e njerëzve. (Kjo gjë së fundi u dëshmua edhe me rastin e heshtjes së saj të përgjithshme për çështjen e mauneve me helm në Mitrovicë.)
Pa e restauruar shoqërinë, pa ia kthyer shoqërisë qytetarin, nuk do të arrijmë të kemi institucione politike që na e përfaqësojnë vullnetin dhe na i mbrojnë interesat, nuk do të kemi sistem politik ku pushtetari është në shërbim të qytetarit. Shoqërinë duhet ta ribëjmë. Ajo tani ndodhet në hapësirën pothuajse të zbrazët ndërmjet njerëzve apatikë që mendojnë se asgjë s’mund të ndryshohet dhe njerëzve iluzionistë që besojnë se gjithçka do të bëhet mirë. Restaurimi i shoqërisë është shoqëror. Mirëpo, njëherë shoqëria ribëhet duke u bërë rezistencë. Shoqëria duhet të bëhet rezistencë për t’u bërë shoqëri, për t’u bërë ajo që është. Rezistenca politike dhe shoqërore është ajo që e modelon dhe e ndryshon regjimin sundues, e detyron atë t’i përshtatet njerëzve dhe kështu e konsolidon shoqërinë e qytetarëve. Ky ndryshim është thelbësor dhe kryesor. Ky ndryshim është kushti dhe mundësia e përparimit të qëndrueshëm. Mirëpo, ky ndryshim nuk bëhet vetëm nga njerëzit që duan të kenë të ardhme më të mirë. Sepse ata presin. Ky ndryshim bëhet para së gjithash nga ata të cilët e duan të tashmen shumë më të mirë. Rezistenca është tash. | |
| | | Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Funerali falas Tue Feb 17, 2009 11:36 pm | |
| TMK-ja është mbase rrëfimi më i dhimbshëm i Kosovës së pasluftës. Gjithmonë ishte institucioni me përkrahjen më të madhe të popullatës, ndërkohë që po venitej dhe tretej pakthyeshëm. Gjatë tetë viteteve të shkuara shumë pjesëtarë të TMK-së i suspenduan, arrestuan dhe dënuan për shkak se nuk ishin të përshtatshëm për regjimin e UNMIK-ut i cili vazhdimisht e ka përdorur gjyqësorin për disiplinim politik. Pa marrë parasysh goditjet e shumta, si trashëgimtare e UÇK-së dhe si paraardhëse e ushtrisë së Kosovës, TMK-ja ishte gjithmonë e padiskutueshme nga të gjithë. Respekti i madh për të kaluarën dhe të ardhmen e saj e bënte superiore në të tashmen e saj, të pakrahasueshme me institucionet e tjera politike a jopolitike. Madje, TMK-në e lavdëronte edhe UNMIK-u që e luftonte: natyrisht, jo për të njëjtat arsye për të cilat populli e donte, por për përmbushjen e standardit të tetë të disenjuar nga kabineti i PSSP-së së atëhershëm, Michael Steiner. TMK-ja kishte përmbushur me sukses standardin e tetë si asnjë institucion tjetër. Shpërblimi për këtë i erdhi asaj i formuluar në Planin e Ahtisaarit: shpërbërje e TMK-së! Nisën zërat kundërshtues përfshirë këtu edhe kryeministrin e ardhur nga TMK-ja, Agim Çekun, dhe kjo gjë u ndryshua: nga shpërbërje e TMK-së në shuarje të TMK-së!
Kosova e Ahtisaarit nuk do të ketë ushtri por vetëm një xhandarmëri me 2.500 pjesëtarë të zgjedhur me konkurs, me armatim të lehtë e pa rekrutim, nën kontroll të NATO-s e pa artileri dhe aviacion. Kjo xhandarmëri që do të quhet Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të jetë shumë herë më e dobët se policia dhe nuk do të jetë në gjendje të mbrojë veten nga ndonjë sulm a agresion e lëre më Kosovën e popullin e saj. UNMIK-u aktualisht ndodhet në fazën e menaxhimit të shuarjes së TMK-së. Për kërë qëllim, me 23 qershor 2008, Gjeneral majori i UNMIK-ut i ngarkuar me detyrën e Koordinatorit për TMKnë, Nick Caplin, i dërgoi një letër Komandantit të TMK-së, Gjeneral kolonel Sylejman Selimit, duke ia përkujtuar atij Nenin 6 të Ligjit për shpërbërjen e TMK-së (sërish shpërbërje, megjithatë!) i cili thotë me sa vijon: “Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, pjesëtarët e TMK-së të cilët e lënë TMK-në para demobilizimit me qëllim të kërkimit të ndonjë punësimi alternativ, do ta ruajnë të drejtën për të marrë benificione të tilla sikur u takojnë edhe pjesëtarëve të tjerë të TMK-së.” Aty thuhet edhe që: “Duke pasur parasysh këtë dispozitë, pjesëtarët e TMK-së mund të aplikojnë tashti për ta lëshuar TMK-në mirëpo ata prapë do ta ruajnë të drejtën për pension.” Përveç që herë mendon ta shuajë e herë ta shpërbëjë TMK-në, UNMIK-u dëshiron bashkëpunimin maksimal të TMK-së në këtë ndërmarrje. Pra, ata në fakt duan që TMK-ja ngadal por sigurt ta shuajë veten. UNMIK-u nuk do që t’i përlyejë shumë duart me këtë gjë. UNMIK-u do që të marrë vendime kundër TMK-së, zbatimin e të cilave TMK-ja ose do ta bënte vetë ose do ta lehtësonte një gjë të tillë. Pasi që e shpërblyen TMK-në me shuarje pas përbushjes së standardit të tetë tash duan t’i shpërblejnë individualisht pjesëtarët e saj nëse e nisin shuarjen e TMK-së më herët se që është paraparë. Në mënyrë që të mos i demobilizojnë përnjëherësh shumë pjesëtarë të TMK-së, UNMIK-u i inkurajon ata që këtë ata ta bëjnë individualisht qysh tash. Kjo i bie njësoj sikur vrasësi t’i thotë viktimës së tij para se ta vrasë që nëse viktima bën vetëvrasje (dhe kësisoj e kursen vrasësin nga mundimet e vrasjes) atëherë viktima do të shpërblehet me funeral falas. Transformimin e UÇK-së në TMK dhe socializimin e pjesëtarëve të UÇK-së e pat asistuar Organizata Ndërkombëtare për Migracion (IOM). Provoni t’ia qëlloni se kush do të asistojë në shuarjen e TMK-së dhe socializimin e pjesëtarëve të saj tash pas nëntë vjetëve? E po mirë e qëlluat, sërish IOM-i, ama nuk ishte e vështirë, apo jo? Të transformuarit përsëri transformohen, jo edhe transformuesi. Pas sistemimit vjen risistemimi. Sistemi është po ai.
Nga TMK-ja e shuar as 10% të ishpjesëtarëve të saj nuk do të bëjnë pjesë në FSK, me ç’rast ata do të jenë aty vetëm edhe për dy vitet në vijim. Sigurisht që këtu do të hyjnë komandantët e zonave dhe ata me grada të larta kurse për të tjerët do të kujdeset IOM-i që të socializohen dhe të mos bëjnë shumë zhurmë. Mbase nuk e kanë aq vështirë tash kur debati kryesor ndërmjet pjesëtarëve të TMK-së është bërë lartësia e ultë e pensioneve. Fundja, kjo është veçse edhe një simpotë tjetër e çështjes së njëjtë: kompensimit për shpenzimet e funeralit. | |
| | | Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Shefat e pasivitetit Tue Feb 17, 2009 11:37 pm | |
| Qeveria e Kosovës më shumë kërkonte dhe përpiqej të merrte kompetenca para pavarësisë sesa tash që pavarësia u shpall e u njoh. Aktualisht kompetenca po kërkon EULEX-i e jo Qeveria. Hezitimi i dikurshëm i UNMIK-ut për t’ua bartur kompetencat institucioneve të Kosovës, tash pas pavarësisë është zëvendësuar me hezitimin e ngjashëm të UNMIK-ut karshi EULEX-it. Qeveria e Kosovës dhe UNMIK-u nominalisht janë antitetike por praktikisht ato janë komplementare. UNMIK-u me vetë qenien e tij e shkel Kushtetutën e Kosovës, por duket se kjo gjë i konvenon Qeverisë e cila nuk e ka ndërmend ta zbatojë atë kushtetutë (përpos, për të keq, duke implementuar Planin e Ahtisaarit në pjesën joveriore të Kosovës). Thjesht, nuk ka më konflikt për pushtet ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe UNMIK-ut. Këto i nevojiten njëra-tjetrës si asnjëherë më parë, ndërkohë që shtiren se janë dy entitete të ndara politike, lidhjet ndërmjet të cilave i takojnë të kaluarës. Pavarësia e Kosovës është dashur të shënojë fundin e UNMIK-ut. Ose, së paku, është dashur që Qeverinë e Kosovës dhe UNMIK-un t’i vendos në një marrëdhënie përjashtuese – pra, në një mungesë marrëdhënieje e cila do të ishte vetë trysnia e Qeverisë mbi UNMIK-un. Mirëpo, ngjau e kundërta: distancimi formal institucional u pasua me integrim politik. U realizua ajo që UNMIK-u gjithmonë e kishte ëndërruar (sidomos atëbotë kur shtoheshin ankesat e qeverive për mungesë kompetencash). Ky pakt i Qeverisë me UNMIK-un njëmend nuk është i shkruar në letër, por mbase kjo gjë e bën atë veçse më të fuqishëm. Nuk e shkruajnë atë që dihet e disi sërish s’duhet të dihet, që mbetet e pacenueshme sepse e padukshme, që nuk shkruhet pikërisht që të mos mund të ndryshohet. Qeveria dhe UNMIK-u gjithmonë kanë qenë paravan i njëra-tjetrës para qytetarëve të Kosovës. Mirëpo, tash ato gjithashtu e formësuan një paravan të vetëm i cili fsheh asgjënë e sovranitetit të Kosovës në veri të Kosovës dhe nëpër enklavat e kontrolluara nga strukturat e Serbisë. Nëse para pavarësisë qeveritë ankoheshin që s’po lejohen të qeverisin, pas pavarësisë qeveria realisht nuk don që të qeveris. Qeverisë i nevojitet UNMIK-u për ta bërë me të rrallë përgjegjëse për atë që as ajo vetë nuk është seriozisht e interesuar të bëhet. UNMIK-ut i nevojitet Qeveria e Kosovës së pavarur për t’u kredhur edhe më thellë në prapaskenën e politikës, duke shfaqur (vetëm) fytyrën neutrale të ndërmjetësimit. Qeveria kurrsesi nuk e shpall të padëshiruar UNMIK-un, kurse UNMIK-u nuk e pengon Qeverinë në vetëkënaqësinë e saj. Kjo vetëmjaftueshmëri e Qeverisë së Kosovës reflektohet edhe në raportin e saj me Serbinë. Ajo nuk e quan Serbinë shtet armik por vetëm vend fqinj, pikërisht për ta toleruar atë brenda Kosovës. Nëse Qeveria do ta quante Serbinë ashtu siç ajo është, atëherë do të duhej ta luftonte atë për ta nxjerrur jashtë nga Kosova. Kështu, e toleron atë, e merr me të butë për ta bërë edhe më të egër në apetitet e saj. Përgjithësisht, ajo që duket pasojë është parim te Qeveria e Kosovës e cila (veçanërisht kur vjen puna te çështjet e mëdha) më shumë krijon probleme sesa që i zgjidh ato. Mungesa e veprimit të ekzekutivit në përputhje me shpalljen e Kosovës shtet i pavarur e sovran tashmë s’mund të quhet aksident e as pasojë, përveç parim i qeverisjes. Krerët e institucioneve të Kosovës e kanë dëshmuar se nuk e konceptojnë sovranitetin dhe pushtetin që vjen me të si liri e vendimmarrjes dhe veprimit, por vetëm si liri për t’u shprehur më gjatë (në televizione e media të tjera). Këta politikanë nuk duan të bëjnë (diçka për Kosovën) por duan të jenë (sa më prezentë para kosovarëve). Liria e veprimit për ta është e papërdorshme, kurse liria e shprehjes publike asnjëherë e mjaftueshme. Politikanët e Kosovës duan të flasin dhe vetëm të flasin. Kështu ata e mendojnë pushtetin demokratik në një shtet sovran: si një pushtet që të tjerët të të dëgjojnë dhe jo të veprosh për të tjerët. Ama edhe kur flasin para mediave, ata nuk përgatiten fare. Ata besojnë se tashmë e kanë krijuar një përshtypje të fuqishme te publiku, e cila është e pandryshueshme dhe rrjedhimisht nuk ka rëndësi se çfarë thonë. Me moskokëçarjen e tyre e zhvlerësojnë veten e tyre aktuale në emër të përshtypjes së tyre për përshtypjen e publikut për veten e tyre ’tradicionale’. Prandaj, në fakt, ata nuk duan as të flasin – ata duan të duken. Pra, ata duan të duken dhe vetëm të duken. Ata s’duan të veprojnë, s’duan të flasin e prandaj as të mendojnë. Ata duan të duken nëpër ekranet e televizioneve. Ata realisht duan të mos jenë. Natyrisht, përveç atëherë kur nuk i shohim atje brenda ndërtesave të sistemit ku përfitimet personale janë taksë (që e ndalin ata) gjatë shpenzimit të buxhetit (tonë). Kjo taksë progresive sikurse hierarkia e pushtetit është vetë masa e babëzisë së tyre.
Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaçi sigurisht që nuk janë burrështetas dhe as kryetarë por shefa. Janë shefa sikurse shefat e fiseve (prej nga edhe vjen fjala shef). Ata madje as nuk e fshehin këtë fakt. Ata kanë dëshirë që të tjerët t’i thërrasin shefa. Në Kosovën e ultrainstitucionalizuar, punët e politikës (dhe ato të tjera) ata i kryejnë jashtë atyre institucioneve. Kjo sjellje e tyre jo vetëm që nuk është e përshtatshme për shtetin por ajo është edhe pengesë për të. Aparati shtetëror është e kundërta e fisit. Shteti e ndan qytetërimin prej barbarisë. Barbarët kanë rrënuar perandori e shtete. Ama ata ishin shumë aktivë e agresivë. Këta shefat tonë janë pasivë e të amullt. Pasiviteti i tyre në aparatin shtetëror tradhton (qytetarët). Vështirë kuptohet se janë barbarë. Mënyra fisnore e tyre në drejtimin e punëve të shtetit i tradhton ata (para qytetarëve). Vështirë i shpëtohet kuptimit se janë barbarë. Jo botëkuptimi ideologjik, ndershmëria, profesionalizmi apo patriotizmi udhëheqin ngritjen në hierarki. Lojaliteti dhe dëgjueshmëria ndaj shefit janë ashensori i sistemit. Institucionet e sistemit të shefit nuk janë të hapura për njerëzit por ato mbushen duke i instaluar njerëzit e shefit në pozita të caktuara. Vetë shefat e kuptojnë sistemin eksluzivisht në mënyrë statike dhe joanonime: si piramidë e pozitave dhe jo organizëm i funksioneve, si renditje personash konkretë të instaluar prej tyre, e jo si detyra e obligime që burojnë nga një plan a projekt. Prandaj, edhe sistemi i tyre nuk vepron. Ai rrin. Dhe duket, natyrisht. Prandaj, qytetarët nuk përfitojnë jashtë qeverisjes. Ajo s’është e tyre. Dhe as për hir të tyre, sigurisht. Është qeverisje e shefave, nga shefat dhe për shefat. | |
| | | Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Nënkëqyrja Tue Feb 17, 2009 11:38 pm | |
| Misioni ndërkombëtar në Kosovë e ka cilësuar veten si mision mbikëqyrës. Përveç që ne do të jemi të këqyrur prej tyre, kjo do të thotë se ata do të jenë mbi (neve) e ne nën (ta), se ata do të jenë lart (si zakonisht) e ne poshtë (edhe më zakonisht se aq). Dokumentet e mbikëqyrësve janë përplot detale bizare. Ta zëmë, në to thuhet që Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar do ta mbikëqyr zhvillimin e një institucioni kosovar të mbikëqyrjes civile të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Pra, Peiter Feith-i do të jetë mbikëqyrës (ndërkombëtar) i mbikëqyrjes (vendore) të FSK-së, e përndryshe ai e mbikëqyr edhe veten meqë kryeson me Grupin Drejtues Ndërkombëtar, të cilit i jep llogari. Jo vetëm që ai s'jep llogari brenda Kosovës, por edhe llogaridhënia e tij e jashtme është perverse. Mbi të gjitha, letrat e këtyre mbikëqyrësve flasin për neve si për një krizë që ata duhet ta menaxhojnë. S'bëhet fjalë këtu as për politikë, por vetëm për menaxhim postpolitik. Kosova është kriza që nuk duhet të shpërthejë. Jo kriza në Kosovë që duhet të zgjidhet, por vetë Kosova si një krizë që nuk duhet shpërthejë. Kaq, pra, është aspirata e tyre: të mos shpërthejë kriza, ama jo edhe të eliminohet ajo (sic.). EULEX-i është themeluar si "operacion për menaxhimin e krizave" nga BE-ja për ta forcuar 'stabilitetin', dhe ai, përveç tjerash, do të merret me parandalimin e shpërthimeve të mundshme të dhunës. Mosshpërthimi i krizës si qëllim e mirëmban krizën aty ku ajo është dhe e krijon atë ku ajo nuk është (për ta mbajtur mandej gjendjen mu në buzë të shpërthimit që e parandalon). Nuk jemi ne vatër e krizës dhe më pas ata të na menaxhojnë neve si krizë që qenkemi, por ata janë menaxhues të krizës, andaj ne jemi vatër e krizës. Për të na sunduar e dominuar me duar tërësisht të lira neve na definojnë si vatër krize.
Nëse deri më tani sundimi ndërkombëtar në Kosovë ishte një kombinim i militarizmit me burokracinë, tash ky sundim po e merr edhe formën e një shteti policor. EULEX-i, praktikisht si shtyllë e parë e UNMIK-ut, do ta shndërrojë Kosovën në një shtet policor. Shumë më tepër para do të shpenzohen për policinë sesa për gjyqësinë. Do të sjellin policë kundër trazirave (siç i quajnë ata demonstratat), kundër korrupcionit të rangut të lartë, kundër terrorizmit, kundër krimit të organizuar etj. Paralelisht, personeli i EULEX-it do t'i kolonizojë institucionet e Kosovës, duke u vendosur brenda ShPK-së, ministrive të rëndësishme, gjyqësisë, Agjencisë Kosovare të Pronës, Shërbimit Korrektues dhe atij Doganor të Kosovës. Pra, jo vetëm mbikëqyrje nga jashtë por edhe mbikëqyrje përbrenda. Përderisa Pieter Feith merret me makromenaxhim, duke i mbikëqyrur ligjet e Kuvendit, Yves De Kermabon do të merret me mikromenaxhim, duke mbikëqyrur brenda organeve ekzekutive të Kosovës zbatimin e mu atyre ligjeve. Asnjëri prej tyre apo prej kolegëve të tyre ndërkombëtarë (në mesin e të cilëve edhe aso që vijnë nga shtetet që janë kundër pavarësisë së Kosovës) s'do t'u jep llogari institucioneve të Kosovës dhe, për më keq, do të kenë imunitet nga ligji dhe ndjekja penale në Kosovë. Në Kosovë nuk do të ketë sundim të ligjit sepse po zbarkojnë sundimtarët e ligjit.
Kur shpjegohet puna e EULEX-it si një mision i sundimit të ligjit askund nuk figurojnë fjalët drejtësi e barazi. Kur përshkruhen kompetencat e EULEX-it njëherë përdoren termat monitorim, udhëzim e këshillim, për të vazhduar në të njëjtën fjali me fuqitë ekzekutive të tij. Pra, njëherë vetëm monitorojnë; nëse kjo s'mjafton, atëherë udhëzojnë e këshillojnë; kurse krejt në fund, për çdo eventualitet, i kanë fuqitë ekzekutive. Renditja e këtyre termave tregon fazat e procesit: fillimisht me të butë e mandej edhe me të fortë; njëherë shpresojnë për vetëcensurë e pastaj e kanë edhe censurën. Mbase shpresojnë të ketë vetëcensurë (të vendasve) meqë paraprakisht ua kanë bërë me dije censurën (ndërkombëtare) që vjen më pas.
Pieter Feith dhe Yves de Kermabon duan që të jenë mbikëqyrës të vetëcensurës së politikanëve dhe institucioneve të Kosovës. Ata duan që të mos kenë nevojë të intervenojnë. Intervenimi i ekspozon ata. Qëllimi i tyre është ta kenë kontrollin e plotë, kurse ideali i tyre është që ky kontroll të jetë pa intervenimin e tyre. Ata duan që mbikëqyrja e tyre të jetë vetëm këqyrje nga lart, që puna e tyre të jetë e përsosur – aso që kryhet pa punuar fare ata. Të mos kenë nevojë të urdhërojnë dhe as të ndërhyjnë, dhe asisoj fuqia e tyre të bëhet e padukshme. Pikërisht nënshtrimi (i vendasve) do ta zhdukte urdhrin e ndërhyrjen (ndërkombëtare). Për këtë arsye ata duan politikanë që u ngjajnë sfungjerëve: që duken të mëdhenj por i mban në grusht, që marrin formë varësisht nga forcat që veprojnë mbi ta, që kanë ngjyrë që s'ka rëndësi, dhe që efektin maksimal (në 'pastrim') e arrijnë kur janë qull fare. Ata duan politikanë tërësisht të depolitizuar ashtu që ideologjia dominuese e neokolonializmit neoliberal të përhapet në një terren pa rezistencë. Vetëbesimi i tyre nuk është aq i çmendur. Me qëllim që t'i ndajnë e largojnë sa më shumë politikanët vendorë nga populli, me qëllim që t'i lënë ata pa bazë e pa rrënjë, burokratët ndërkombëtarë tash nëntë vjet atyre ua kanë toleruar, e madje edhe inkurajuar, pasurimin dhe luksin. Ata politikanë tash nuk duan dhe nuk mund t'ua mbrojnë interesat qytetarëve. Njeriu që i ka një milion euro pasuri nuk e përfaqëson dot atë që ka mbetur me dy euro në xhep. Të poseduar nga ata që ua bënë nënshtrimin një biznes të levërdishëm, tepër gjatë janë kënaqur që të mund të përballojnë çfarëdo hidhërimi tash. Shkëputja nga populli politikanët i ka bërë tërësisht të parashikueshëm sepse të dobët. Pushteti ndërkombëtar i frikësohet vetëm qytetarëve, të cilët s'i parashikon. Madje, një ndër arsyet që faktorët e rëndësishëm ndërkombëtarë e lejuan dhe cytën shpalljen e pavarësisë, ishte që të mos jenë të detyruar të kalkulojnë me paparashikueshmërinë e skajshme të popullit, durimi i të cilit po sosej. Regjimi ndërkombëtar në Kosovë nuk do asgjë të paparashikueshme sepse nuk do asgjë të re. Stabiliteti është synimi i tyre. E, kur stabiliteti e jo zhvillimi është qëllimi, atëherë gjithsesi që diktatura është pasoja.
Përkundër inflacionit të dokumenteve të mbikëqyrësve, megjithatë shumëçka mbetet e pazbuluar lidhur me strukturën e pushtetit ndërkombëtar në Kosovë (në pritje të detalizimit të letrës së Ban Ki-moon-it dhe potezave të Serbisë). Më të ndërlikuara po dalin të jenë misionet e OKB-së dhe BE-së në Kosovë si dhe harmonizimi i tyre sesa vetë këta organizma gjigantë. Sidoqoftë, mu në këtë mjegull kur s'është e qartë hierarkia e pushtetit ndërkombëtar dhe as koordinimi i tyre, do të duhej që Qeveria e Kosovës ta merrte pushtetin në dorë dhe ta bëjë Kosovën sovrane. Paqartësia ndërkombëtare ka dhuruar hapësirë të zbrazët politike për veprim kombëtar. Mirëpo, me këtë pasivitet e meskinitet të krerëve institucionalë e partiakë, fjalës 'pavarësi' po i treten me shpejtësi dy shkronjat e para. Po humbet momenti i volitshëm ngjashëm sikurse në verën e vitit 1999. Mbase nuk është e rastësishme që edhe atëbotë kryeministër ishte Hashim Thaçi. | |
| | | Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Mitrovica Tue Feb 17, 2009 11:40 pm | |
| Veriu i Kosovës është situatë kriminale. Mbajtja e ndarë e veriut të Kosovës është mirëmbajtje e situatës kriminale. Vetëm me 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000, 11 shqiptarë janë vrarë, me dhjetëra të tjerë janë keqtrajtuar ose lënduar ndërsa 1.564 familje me 11.364 anëtarë janë dëbuar. Të gjitha këto kanë ngjarë pas mbarimit të luftës. Të gjitha këto u pranuan si viktima të luftës. Sepse kështu ishte më së lehti. Këto nuk janë të gjitha faktet që e bëjnë këtë situatë kriminale. Përveç krimeve dhe masakrave të kryera gjatë luftës nga forcat serbe, 16 kriminelë serbë kanë ikur prej burgut nga atje, së paku njëri është nxjerrur nga burgu përmes demonstratave të serbëve, kurse disa herë protestuesit nuk kanë lejuar që të arrestohen persona serbë të caktuar. Këto “suksese” të tyre i kanë trimëruar ata. Në raport me UNMIK-un, është kuptuar se drejtësia aspak s’është e thënë se do të ngadhënjejë.
Veriu i Kosovës dallon me dy veçori nga enklavat serbe: ai ka vazhdimësi territoriale me Serbinë, dhe qyteti në të, pra Mitrovica, është e ndarë. Qyteti i ndarë i Mitrovicës e rrit drastikisht problemin e veriut të Kosovës. Ndarja e qytetit është problem i përditshëm dhe themelor.
Mitrovica është e ndarë me urë. Ura njihet si simbol i bashkimit, i asaj që mundëson tejkalimin e vështirësisë. Por jo edhe në Mitrovicë ku vlen e kundërta: ajo atje nuk simbolizon bashkimin por ndarjen dhe jo tejkalimin e vështirësisë sepse ajo është vështirësia vetë: ajo është ura që duhet të urëzohet. Veriu dhe jugu i Mitrovicës nuk janë tanimë vetëm terma gjeografik por edhe politik. Ndarja është shumë dimensionale: territoriale, politike, etnike, institucionale. Pyetje fare të zakonshme në Mitrovicë janë “Në cilën anë të urës?”, “Nga cila anë e urës?”. Pra, në Mitrovicë ka një lloj identifikimi të veçantë përveç atij etnik; identifikimi veri-jug.
Mirëpo, si ngjau e gjithë kjo? Si erdhëm deri këtu? Në librin e tij “Luftëtarët e paqes”, në një pjesë të tekstit të botuar edhe në gazetën “Koha Ditore” më 3 qershor 2004, ish-kryeadministratori Bernard Kushner shkruan: “Kolonat franceze, të ngarkuara për këtë zonë gjatë futjes së aleatëve, më 12 qershor 1999, duke vendosur fushimin në jug të qytetit, nuk e ndoqën policinë e Beogradit, por u ndalën në urë, duke futur rrallazi ndonjë njësit të vëzhgimit më në veri, ku zbuluan pjestarë të policisë dhe të vrasësve që bartin skalpet dhe flokë grashë shqiptare të varura në hallkat e rripit. Me urdhër të kujt ishin ndalur (te ura) forcat tona çlirimitare? Kurrë nuk kam mundur ta mësoja saktësisht, por ky ishte një gabim i madh politik. Ky ndalim i papritur, jo vetëm bëri nga Mitrovica një qytet të ndarë, por shkaktoi një eksod masiv, një ndjekje reciproke e të përhershme të refugjatëve të nemitur e të privuar nga të gjitha, dhe u ofroi serbëve një territor strehimi të papritur, në kufi me Serbinë që ende drejtohej nga Milosheviqi. Shumë shpejt vullnetarët serbë organizuan në veri të Urës një polici të udhëhequr me mjeshtëri nga Oliver Ivanoviqi, sportist e mëhershëm profesionist. Ai si njeri i guximshëm politik që ishte, u bë për UNMIK-un një bashkëbisedues i vështirë, dhe po aq i sinqertë sa mund të jetë njeriu në ato rrethana. Ai organizoi një njësit të armatosur të bridge watchers, rojat e urës, njerëz të armatosur të të gjitha tendencave, që nga njerëzit më të ndyrë e më brutalë deri te patriotët më të devotshëm, të cilët e kishin shtabin e tyre në “Dolce vita”, përballë Urës, ku shenjuan “territorin e lirë serb”, e të cilët nëpërmjet komunikimit me radiolidhje, mund të mblidheshin me alarmin e parë.” Dhe pak më tutje vazhdon Bernard Kushneri: “Por komandanti francez i zonës ishte kundër lëvizjeve tona që rrezikonin autonominë serbe në pjesën e epërme të qytetit të Mitrovicës.” Ky përshkrim kësisoj na del se është i saktë dhe i besueshëm sa i përket origjinës së ndarjes.
Kriza si shpërthim i krizës
Gjatë këtyre pesë viteve në trazirat e dhunshme atje serbët e “strukturave paralele” përdornin një arsenal të tërë ushtarak të armëve të zjarrit kundër shqiptarëve por edhe ndërkombëtarëve. Është absurde se si tërë kohën UNMIK-u e KFOR-i flasin për krimin e organizuar në Kosovë kurse kriminelët e organizuar – “rojet e urës” – si destabilizuesit më të mëdhenj të Kosovës, i kanë para syve të tyre. Sa i përket karakterit të veprimeve të këtyre strukturave vërehen dy dukuri: ato sulmojnë që të mos mbrohen, dhe e krijojnë pretekstin që ta aktrojnë reaksionin. Pra, e krijojnë një shkas në mënyrë që aksionin e tyre ta interpretojnë si reaksion. Është gabim që vetëm këto trazira dhe këto sulme terroriste të konsiderohen problem. Problemi është qyteti i ndarë. Trazirat që ngjanë në Mitrovicë nuk janë ato që bënë që ajo të jetë në krizë, por është kriza permanente ajo që e prodhon trazirën për ta mirëmbajtur veten e saj. Trazirat e zbulojnë krizën dhe nuk e krijojnë atë. Deri më tani, për UNMIK-un, krizë është vetëm shpërthimi i krizës ndërsa ndarja është paqe dhe stabilitet. Madje, në vend se të konsiderohet problem ndarja, gjithnjë problematizohet artikulimi i pakënaqësisë kundër ndarjes. Në anën tjetër, UNMIK-u ka toleruar dhe madje respektuar ata që ishin të dhunshëm siç është rasti i “rojeve të urës” në Mitrovicë. Për UNMIK-un respekti matet me dhunën ose kërcënimin me të. Aspak nuk ekziston intenca që të kthehemi në gjendjen para ndarjes së qytetit por para trazirës, vetëm para trazirës. Në këtë mënyrë, pikërisht UNMIK-u e mban dhe ruan ndarjen. Qyteti i ndarë është referenca, është norma. Qyteti i ndarë është normuar. Ai është referencë dhe preferencë. Gjithashtu, edhe strukturat paralele të Serbisë në veri e mbajnë dhe ruajnë ndarjen. Këtu shihet se si strukturat paralele kanë të njejtin objektiv sikurse UNMIK-u për mbajtjen e qytetit si të ndarë. Pra, objektivi është i njejtë. Vetëm motivet janë të ndryshme. Motivi i strukturave paralele është që territori ku banojnë serbët të jetë praktikisht dhe faktikisht Serbi si dhe që uniteti i Kosovës si entitet të jetë sa më i dobët. Ndërkaq, motivi i UNMIK-ut është kontrolli dhe udhëheqja e qytetit sa më e lehtë (pa mund dhe rreziqe nga ana e tyre) madje edhe duke sakrifikuar lirinë, demokracinë dhe drejtësinë në Kosovë.
Policia e UNMIK-ut është thjeshtë mbi ligjin (askush asnjëherë nuk shkarkohet gjë që sigurisht se do të ngjante nëpër shtetet prej nga ata vijnë) kurse “rojet e urës” janë jashtë tij. Këtu qëndron thelbi i situatës kriminale atje. Policia dhe KFOR-i nuk japin përgjegjësi për dështimet kurse kriminelët nuk dënohen për suksesin e tyre. Suksesin kriminal, natyrisht. Ndërkaq KFOR-i më së paku çarmatos atje ku më së shumti duhet: në veriun e Kosovës. Mbase, ata që janë përgjegjës kryesorë për stabilitetin janë përgjegjësit kryesorë për jostabilitetin aktual.
Politikanët e Kosovës dhe ata ndërkombëtarë vazhdimisht përsërisin se si nuk do të lejohet ndarja e Kosovës. Në fakt, nuk është çështja se si të mos ndahet Mitrovica dhe veriu i Kosovës, por si të bashkohen ato duke qenë se janë të ndara. Kur thuhet se a do të ndahet Kosova, nuk mendohet madje se as a do të njihet përfundimisht ndarja, por se a do t’i bashkohet ajo Serbisë me çrast nënkuptohet pavarësia e pjesës tjetër.
Integrimi i qytetit
Që nga përfundimi i luftimeve, veriu i Kosovës është rajoni ku pa dyshim shteti i Serbisë është më së shumti i organizuar. Qeveria e Serbisë, thjeshtë, më shumë e ka nën kontroll veriun e Kosovës sesa Beogradin. “Strukturat paralele” janë struktura të Serbisë, sepse ato jo vetëm që dirigjohen nga institucionet qeveritare të Serbisë por edhe janë pjesë e tyre. Madje, sektori i sigurimit të tyre nuk mban uniforma. Kjo gjë dëshmon vetëbesimin e tyre në kontrollin që kanë e jo të kundërtën. Sulmet në veri të Kosovës ndaj shqiptarëve janë të organizuara. Ato nuk janë spontane. Kjo tregon se ende ka shpresë. Duhet të shpërbëhen “strukturat paralele” të Serbisë në Kosovë dhe eliminohen problemet pastaj. Shpërbërja e strukturave paralele, nuk është hapi i parë sepse nuk duhet të jetë pjesë e ndonjë projekti, por është kushti i bashkimit të qytetit. Mandej, realisht për t’u pamundësuar ndarja definitive duhet që në veri të kthehen shqiptarët. Paralelisht me kthimin e refugjatëve serbë në Kosovë duhet të bëhet kthimi i shqiptarëve në veriun e Kosovës. Duhet të përgatitet programi e strategjia për kthimin e shqiptarëve në veriun e Kosovës. Është e qartë se nuk bën të kushtëzohet një e drejtë elmentare njerëzore me një tjetër mirëpo nuk mund të lejohet as respektimi selektiv i të drejtave. Kthimi i refugjatëve në veriun e Kosovës asnjëherë nuk përmendet nga UNMIK-u, për dallim nga kthimi i serbëve që është etabluar si prioritet. Nuk mund të ketë të drejta që ndërtohen mbi padrejtësinë. Standadet janë përherë të njëfishta. Standardet e dyfishta s’janë standarde.
Së këndejmi, nuk ka se si të integrohet Mitrovica pa kthim të shqiptarëve atje. Në veriun e Kosovës, sot, gjithsej kanë mbetur edhe 4.000 shqiptarë të cilët padyshim se jetojnë në ankth se çfarë mund t’iu sjellë e nesërmja. Dhe sa më shumë që Mitrovica mbetet e ndarë sigurisht se aq më pak ka gjasë që ajo të bashkohet. Ura mbi Ibër shënon ndarjen e dy etniteteve mirëpo çdo ditë e më tepër ajo po shënon edhe ndarjen në dy entitete, ndarjen institucionale – ndarjen në institucione etnike. UNMIK-u veçsa e maskon paralelizmin institucional. Dhe ky maskim është pranim i tij. Çdo ditë e më shumë veriu i Kosovës por madje edhe enklavat e tjera serbe nuk po integrohet në Kosovë por po integrohen në Serbi. Fundja, edhe i gjithë procesi politik në Kosovë po tregohet se shumë më tepër ekziston që t’ia bashkojë Kosovën veriut të saj sesa anasjelltas. Përderisa paralelizmi në shëndetësi, edukim, administratë etj. lejohet, në mars të vitit 2002 kemi edhe rastin me eksluzivitetin e shërbimeve të telefonisë fikse të Serbisë të cilat UNMIK-u praktikisht i legalizoi.
Para luftës, 53% të banesave në veriun e Mitrovicës ishin të shqiptarëve sipas një raporti të Grupit Ndërkombëtar të Krizave. Kur kësaj i shtohet fakti se familjet shqiptare kanë dukshëm më shumë anëtarë sesa ato serbe atëherë bëhet e qartë se shumica dërmuese e popullatës atje ishin shqiptarë. Dhe kthimi i tyre padyshim se do të mundësonte t’i jepej fund dominimit të Serbisë në veri të Kosovës. Kthimi i shqiptarëve në veri nuk nënkupton shqiptarizimin e asaj pjese por normalizimin e saj, kthimin në gjendjen e mëhershme duke çrrënjosur efektet dhe rezultatet e pastrimit etnik që asesi dhe asnjëherë nuk duhet të pranohen. Secili shqiptar i dëbuar duhet të kërkojë të kthehet në pronën e vet në veri. Dhe njëkohësisht të organizohen dhe mobilizohen për këtë. Ata që nuk duan, duhet ta thonë hapur këtë dhe t’ua shesin të tjerëve pasurinë, atyre që duan të kthehen atje. Sepse, gjersa shqiptarët i kanë blerë shumë banesa të refugjatëve serbë, banesat e shqiptarëve në veriun e Kosovës janë të okupuara me dhunë pasi që shqiptarët u dëbuan prej andej.
Partitë politike dhe institucionet e Kosovës më së shumti e kanë përmendur problemin e veriut të Kosovës atëherë kur e premtonin zgjidhjen e tij, pra nëpër fushatat parazgjedhore, atëherë kur qëllimi i premtimit mund të jetë çfarëdo tjetër përveç përmbushjes së tij. Reagimet e tanishme të tyre bëhen kryesisht për hir të opinionit. Kur s’ka trazira – s’ka as reagime. Ato esencialisht nuk e trajtojmë veriun e Kosovës dhe Mitrovicën si problem, e sidomos jo aq sa shtiren. Unë nuk kam parë ende politikan shqiptar që ka vullnet, vizion dhe që e ka marrur seriozisht dhe sinqerisht çështjen e Mitrovicës. Derisa nuk ka angazhim konkret del se në fakt nuk ka pasur as synim. Çdo herë e më tepër problemi i Mitrovicës po shndërrohet në problem të Mitrovicasve. Gjendja është më e keqe, dhe sidomos më e rrezikshme, sesa që po mendohet.
Për më tepër, nga të qenit dikur qyteti më i pasur i Kosovës, Mitrovica duke qenë e ndarë është shndërruar në qytetin më të varfër, dhe ajo është i vetmi qytet në Kosovë të cilit i është zvogëluar popullësia. Sipas raportit të European Stability Initiative, në veri të Mitrovicës dhe Zveçan jetohet me mesatarisht 95 Euro në muaj, 60% të të cilave sigurohen nga Beogradi dhe 23% nga Prishtina. Ndërkaq, në jug të Mitrovicës njerëzit jetojnë me 37 Euro në muaj, nga të cilat 37% sigurohen nga Qeveria e Kosovës dhe 40% nga sektori privat.
Nëse dikush beson se s’kemi se çfarë të shqetësohemi sepse ne do ta kthejmë veriun e Kosovës përmes realizimit të pavarësisë së Kosovës, sipas mendimit tim kjo është pikërisht mënyra se si do ta humbim atë pjesë. Nëse momenti kur do të vendoset për statusin politik të Kosovës do të na gjejë në këtë gjendje ekzistuese atëherë çmimi i pavarësisë së Kosovës, automatikisht dhe më së paku, do të jetë veriu i Kosovës. Më së paku, pasi që apetitet e Serbisë e tejkalojnë veriun e Kosovës.
Në mungesë të integrimit të qytetit, pra të shpërbërjes së “strukturave paralele” dhe kthimit të popullatës së dëbuar shqiptare në veri, jo vetëm që do të rriten gjasat për ndarjen përfundimtare por do të rriten gjasat edhe për shndërrimin e asaj treve në fushëbetejë të ardhshme të konfliktit të ardhshëm. Edhe në rastin më të keq, pra atë të ndarjes përfundimtare të Kosovës, paqja është e pamundur përderisa kufiri kalon përmes qytetit. Kur ka shumë popullatë – e që është edhe urbane – në afërsi të kufirit të krijuar me dhunë, aty rehati s’ka. Dhe, kur për një kohë të gjatë s’ka zgjidhje politike, ekonomike e qytetare atëherë ballafaqimi i armatosur ngjan rregullisht. | |
| | | Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Vdekja në pyetje Tue Feb 17, 2009 11:40 pm | |
| Situata në Kosovë është qëllimisht e paqartë. Nuk dihen me saktësi kompetencat dhe as llogaridhënia e degëve të ndryshme të pushtetit ndërkombëtar e vendor. Për asgjë nuk mund të thuash me siguri që fillon këtu apo se mbaron aty. Për asgjë nuk mund të thuash se ka marrur këtë drejtim apo se ka atë destinim. Njerëzit mbahen në ankth e në pritje. Ushqehen me shpresë më parë se me bukë. Janë të demobilizuar dhe më të kontrollueshëm. Ngjashëm si te korporatat multinacionale të cilat punëtorëve të shumtë u japin kontrata të shkurtëra vetëm disamujore. Politika imiton sërish. Duke e ndjekur kapitalin ajo veçse normalizon për ta trashëguar formën e tij. Neokolonializmi multinacional në Kosovë e bën vendin tonë shembull shkollor. Kapitali multinacional formëson neokolonializmin multinacional. Nëse dikur kishim kompani nacionale dhe shteti i një kombi okuponte e kolonizonte tjetrin komb, tash kur korporatat e mëdha janë multinacionale, edhe neokolonializmi është ndërkombëtar: shumë shtete të sundojnë njëkohësisht. Në Kosovë ato shpikin gjithfarë standardesh për neve vendasit, meqë standardi është koncepti legjitimes i kontrollit dhe dominimit të tyre. Standardi, cilidoqoftë ai, nuk na bashkon me ta. Pikërisht standardi na ndan. Madje, standardi është kujdestari i ndarjes sonë. Ata janë mbi standardin e ne përfundi tij. Ne duhet të përmbushim standarde që të vazhdojmë të mbesim përfundi tyre. Ligji është vetëm njëri prej standardeve.
Kur s´ka pyetje...
Diskutimet në institucionet kosovare (dhe mediat e afërta me to) nuk zhvillohen për të arritur në ndonjë vendimmarrje konsensuale, as për të zbuluar diç të re, por vetëm për të fabrikuar legjitimitet. Problemi kryesor nuk është ai i përgjigjeve të gabuara sa ai i pyetjeve të ndaluara. Mbi të gjitha, ai i pyetjes për interesin tonë dhe interesat e faktorëve të rëndësishëm ndërkombëtar që janë prezent në Kosovë. Institucionet e Kosovës nuk e kanë definuar atë që është interesi i Kosovës dhe i popullit të saj. Nëpër to (dhe në mediat e afërta me to) nuk lejohet që të diskutohet për interesat e vendeve dhe organizatave të ndryshme të asaj që quhet bashkësi ndërkombëtare në raport me Kosovën. Bashkësia ndërkombëtare dhe pjesët e saj servohen dhe kuptohen vetëm si vlera universale (për të gjithë neve) dhe jo si interesa partikulare (të tyre). Flitet për vlerat e SHBA-ve dhe të BE-së, por jo edhe për interesat e SHBA-ve dhe të BE-së në Kosovë. Mosdefinimi i interesit tonë dhe mungesa e trajtimit të interesave të faktorëve të tjerë janë dy anët e së njëjtës medalje. Ato e mirëmbajnë njëra-tjetrën. Nuk përcaktohet interesi ynë, prandaj as që mendohet për interesat e të tjerëve. Të tjerët shihen vetëm si vlera të avancuara që ne duhet t’i arrijmë, andaj interesi ynë nuk përkufizohet fare. Vlera e jetës sonë mbetet e dyshimtë, përderisa jeta e amerikanëve dhe evropianëve nuk është jetë (e tyre) por është vlerë (për ne). A nuk janë politikanët e Kosovës agjentët kryesorë të gjithë kësaj? Ata flasin për integrime evropiane dhe evro-atlantike, por jo edhe për një plan zhvillimor vendor. Kësisoj, integrimet (në vlera) bëhen zëvendësim absolut për planin tonë (që do të mbronte interesat tona). Kosova duhet ta ketë të drejtën për integrime dhe ta shfrytëzojë atë, mirëpo kurrfarë integrimi nuk mund ta zëvendësojë planin vendor për zhvillim ekonomik dhe social. Duhet ta pyesim veten se çfarë vendi, shoqërie dhe të ardhme duam, me ç’rast integrimet evropiane dhe evroatlantike do të mund të ishin pjesë e përgjigjes në këtë pyetje, por assesi e tërë përgjigja për pyetjen që mungon. Totalizimi dhe universalizimi i asaj që gjithsesi është partikulare është shprehje e hegjemonisë. Pyetja e bën përgjigjen të tillë. Përgjigja pa pyetje është mohim i atij që do të duhej të pyeste. Ne bombardohemi me një pjesë të përgjigjes pikërisht që të mos bëhet pyetja. Andaj, në Kosovë nuk ka mungesë të përgjigjeve por të pyetjeve. Problemi nuk qëndron se nuk po mund të përgjigjemi por se nuk po bëjmë dot pyetje. Jean-Paul Sartre shkruante se “në secilën pyetje qëndrojmë përkundruall qenies që e pyesim... çdo pyetje e presupozon një qenie që pyet dhe një që pyetet... dhe, në fund, çdo pyetje e nënkupton të qenit e së vërtetës”. Në këtë kuptim, ne nuk jemi. As nuk na pyesin, as nuk pyesim. Dhe, jemi të privuar nga të qenit e së vërtetës. E vërteta as që mendohet më. Ndonjë cinik mbase do të thoshte se jemi bërë si ata nxënësit që nuk pyesin meqë duan që të përfundojë sa më shpejt ora e mësimit! Ama, ata nxënës mbesin përherë të tillë, ata nxënës nuk nxënë, ata nuk e kundërshtojnë arsimtarin porse eventualisht e evitojnë atë, duke ikur prej orëve të mësimit. Ata përsërisin klasën deri atëherë kur do ta braktisin shkollën pa shansë për vend pune dhe me shumë shansë për qeli burgu. Rilindja e qytetarit në Kosovë është rilindje e guximit dhe aftësisë për të pyetur, më parë se e dijes për t’u përgjigjur.
...mazohisti vjen i pari
Shkaqet e pamundësisë për të bërë pyetje (për veten dhe tjetrin), e me këtë edhe për të kontestuar, nuk janë vetëm objektive. Liria në Kosovë është zakonisht liri për t’u përshtatur. Sistemi politik, që prej pasluftës kur na thanë se jemi të lirë, e imponon këtë gjë. Zgjedhjet janë veçse zgjedhje dytësore, që afirmojnë zgjedhjen paraprake brenda kornizave të së cilës ndodhet zgjedhja dytësore. Kjo ndodhje është saktësisht e kundërta e ngjarjes. Zgjedhjet dytësore nuk prodhojnë ngjarje. Asgjë e parashikueshme nuk mund të jetë e re. Njerëzit e parashikueshëm presin e shpresojnë. Pasiviteti i tyre nuk është për shkak se ata nuk besojnë më (në asgjë), por për shkak se besojnë tepër (te faktorët e jashtëm). Kjo tepri e jashtëzakonshme e besimit, dhe jo mungesa e besimit, i bën ata pasivë. Në anën tjetër, çlirimi nga dhuna e egër e Serbisë në Kosovë, ka sjellur një konformizëm të paparë, një vullnet të jashtëzakonshëm për t’iu nënshtruar e përshtatur dhunës institucionale jofizike. Dhe, askund nuk janë politikanët në krye të vendit sikurse kur vie puna te ky fenomen. Për t’iu pëlqyer sunduesve ndërkombëtarë ata bëjnë garë se cili do të jetë më servil e i dëgjueshëm ndaj tyre. Bëjnë konkurrencë negative e cila i degradon ata shpirtërisht, kurse qytetarët materialisht. Ngjashëm si ca të burgosur të ligë, që shtyhen se cili do t’i pëlqejë më shumë gardianëve përkundër sadizimit të tyre. Gilles Deleuze shpjegonte se sadizmi vie nga ligji dhe jo nga instikti. Sadisti përbrendëson ligjet shoqërore dhe ndalesat deri në skajshmëri saqë bëhet i tëri “superego”; atij i duhet që të gjejë një ego te njerëzit e tjerë për ta nënshtruar. Mirëpo, këto ‘ligje shoqërore’ në politikën kosovare i kanë sajuar për vite me radhë politikanë të thyer vendas. Zyrtarët dhe diplomatët ndërkombëtarë kur vijnë në Kosovë aterojnë në një rrethanë objektive ku saora rrethohen me njerëz servilë dhe të dëgjueshëm përtej çdo imagjinate të tyre. Ata zyrtarë e diplomatë ndërkombëtarë nuk pajtohen as me veten e tyre aq sa pajtohen politikanët tanë me ta. Sa më vonë që kanë ardhur ata në Kosovë, aq më vështirë e kanë pasur të mos bëhen sadistë. Tash, pas nëntë vjetëve, patjetër që mazohisti vjen i pari. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! | |
| |
| | | | Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|