LIDHJA ËSHTË GJALLË Aktivitetet e RrOSh-it në shënim të 131 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-2009),
10 Qershor 2009, Prizren1.Hapja solemne para Muzeut të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
2.Tryeza mbarëkombëtare në Prizren “Kuptimi politiko-ushtarak i Lidhjes së Prizrenit ”. 10 qershor 2009, ora 10:00-16:00
Në tryezë do të flitet për rëndësinë politike dhe ushtarake të Lidhjes së Prizrenit
Vendi i mbajtjes: Hotel Therranda
Ora: 10:00-14:00
Pjesëmarrës: 30 pjesëmarrës (profesorë, historianë, analistë, figura politike) nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Çamëria.
3.Defileu përgjatë sheshit të shatërvanit deri tek Muzeu i Lidhjes së Prizrenit i rreth ansambleve dhe grupeve të muzikës dhe valleve popullore nga Kosova dhe trojet tjera shqiptare.
4.Organizimi i panairit me prodhime artizanale shqiptare në sheshin Shatërvan në të cilën presim të marrin pjesë afërsisht 20 prodhues (veshje kombëtare, tepihë, qilima, punë dore, nënkresa, mbulesa, filigran, prodhime druri- çiftelia, vegla/pajisje të drurit për kuzhinë, çeleshe, etj).
5.Ekspozita me eksponate nga Shoqata e Bukistëve Shqiptarë.
Ekspozita përmban materiale dhe relikte si: libra të vjetër, flamuj, simbole kombëtare, dokumente të vjetra që i përkasin kryesisht viteve 1800- 1900
6.Ekspozita e 160 fotografive në sheshin Shatërvan me motive nga historia shqiptare, trashëgimia kulturore dhe trashëgimia natyrore.
7.Defileu i motoçiklistëve: Në koordinim me shoqatën e motoçiklistëve Shqiponja nga Prizreni në bashkëpunim me shoqatat dhe grupet tjera nga Tirana dhe Shkupi. Gjatë defileut do të bartin flamuj dhe simbole kombëtare
8.Përformanca e Tifozëve Kuq e Zi dhe shfaqja e ndeshjes së kombëtares (në rast se ka lojë atë ditë)
9.Ndeja e RrOSh-it: në kompleksin e kafiterive në sheshin Shatërvan, me muzikë nga 2 rock grupe.
10.Ndezja e flakadanëve në Kalanë e Prizrenit dhe marshimi drejt Muzeut të LSHP-së
11.Dekorimin e pjesës së qytetit nga shatërvani deri tek Muzeu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit si dhe në Kalanë e Prizrenit me flamuj kombëtar dhe balona.
12.Vendosja e banerëve dhe muraleve në hyrje të qytetit dhe në hapësirat afër shatërvanit me mbishkrime për përvjetorin e LSHP-së.
13.Mbulimi medial: Televizioni Opinion nga Prizreni do të mbulojë të gjitha aktivitetet gjatë ditës dhe do të jetë ne transmetim direkt. Kurse përpjekjet janë që edhe mediat tjera qendrore të kyqen përmes emisioneve të mëngjesit, intervistave, emisioneve dhe ekipeve të tyre të terrenit.
Programi
10 qershor 2009 Prizren
00:00-09:00 Dekorimi i pjesës së qytetit nga shatërvani deri tek Muzeu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit me flamuj kombëtar si dhe në Kalanë e Prizrenit
09:00-09:20 Ceremonia e hapjes pranë muzeut dhe në sheshin shatërvan
09:20-18:00 Hapja dhe mbarëvajtja e panairit të artizanateve
10:00-18:00 Defileu i ansambleve dhe grupeve të muzikës dhe valleve popullore përgjatë sheshit Shatërvan deri tek muzeu.
10:00-14:00 Tryeza mbarëkombëtare “Kuptimi politiko-ushtarak i Lidhjes së Prizrenit” në Hotel ‘Therranda’, Prizren.
10:00-19:00 Hapja e ekspozitës me fotografi të ngjarjeve historike, nga trashëgimia kulturore dhe natyrore e viseve shqiptare
10:00-19:00 Hapja e ekspozitës me eksponate nga Shoqata e Bukistëve Shqiptar
12:00-13:00 Defileu i motoçiklistëve të shoqatës ‘Shqiponja’ nga Prizreni
14:00-16:00 Performanca e tifozëve Kuq e Zi
19:30-21:00 Ndezja e flakadanëve në Kalanë e Prizrenit dhe marshuta drejt muzeut të LSHP-së
21:00-24:00 Ndeja e RroSh-it, në kompleksin e kafiterive të Sheshit ‘Shatërvan’.
FTOHENI QE TE MERRNI PJESE NE FESTIMIN E 131 VJETORIT TE LIDHJE SHQIPTARE TE PRIZRENIT