| Shqiptar apo Kosovar?! | |
|
+13Njomza Albanian Warrior Mig16 Jeta The Commandante Flaka Gjimi Melodi Shpata ilda ILLYRIAN Meteor shqipetari 17 posters |
|
Autori | Mesazh |
---|
Guximi
Numri i postimeve : 21 Reputacioni : 1 Data e regjistrimit : 19/04/2009
| Titulli: Re: Shqiptar apo Kosovar?! Sun Apr 19, 2009 8:04 pm | |
| Kosovar tregon krahinë, shqiptar kombësi, prandaj mund të quhem gjithësesi edhe shqiptar edhe kosovar. Shqiptar i Kosovës. Cdo përgjigjje tjetër është e pakuptimt.
Guximi. | |
|
| |
Flaka Moderator
Numri i postimeve : 370 Mosha : 34 Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA...! Reputacioni : 11 Data e regjistrimit : 13/02/2009
| Titulli: Re: Shqiptar apo Kosovar?! Sun Apr 19, 2009 8:38 pm | |
| - Guximi shkruajti:
- Kosovar tregon krahinë, shqiptar kombësi, prandaj mund të quhem gjithësesi edhe shqiptar edhe kosovar. Shqiptar i Kosovës. Cdo përgjigjje tjetër është e pakuptimt.
Guximi. Guximi ke te drejte per kete qe thua. Ne jemi shqiptar por mund te quhemi Kosovar qe tregon krahine, si p.sh. ne kur i themi atyre te shkodres p.sh. shkodran ose te tiranes tiranas etj. | |
|
| |
The Commandante Admin
Numri i postimeve : 99 Mosha : 114 Reputacioni : 15 Data e regjistrimit : 17/02/2009
| Titulli: Re: Shqiptar apo Kosovar?! Sun Apr 19, 2009 9:12 pm | |
| Shqipetar...
Luftojme per kosoven nderojme shqiperine! | |
|
| |
Jeta Antar i ri
Numri i postimeve : 107 Reputacioni : -1 Data e regjistrimit : 19/03/2009
| Titulli: Re: Shqiptar apo Kosovar?! Mon Apr 20, 2009 10:54 am | |
| - Guximi shkruajti:
- Kosovar tregon krahinë, shqiptar kombësi, prandaj mund të quhem gjithësesi edhe shqiptar edhe kosovar. Shqiptar i Kosovës. Cdo përgjigjje tjetër është e pakuptimt.
Guximi. Po vella Guxim bash qashtu osht | |
|
| |
kushtrimi86
Numri i postimeve : 12 Reputacioni : 1 Data e regjistrimit : 13/05/2009
| Titulli: Re: Shqiptar apo Kosovar?! Wed May 13, 2009 11:28 pm | |
| Shqiptar e asesi kosovar... | |
|
| |
kushtrimi86
Numri i postimeve : 12 Reputacioni : 1 Data e regjistrimit : 13/05/2009
| Titulli: Re: Shqiptar apo Kosovar?! Wed May 13, 2009 11:35 pm | |
| Flaka shkruajti Guximi ke te drejte per kete qe thua. Ne jemi shqiptar por mund te quhemi Kosovar qe tregon krahine, si p.sh. ne kur i themi atyre te shkodres p.sh. shkodran ose te tiranes tiranas etj.
Nuk ka te drejte guximi e as ti, sepse ne jemi shqiptar e jo kosovar.Termi kosovar nuk tregon krahinen, por quhen te gjithe ata qe jetojne ne Kosove duke perfshir edhe serbet, romet, boshnjaket etj qe nenkupton se nese une te them kosovar ti mund te jesh edhe serb. Ndersa shqiptar tregon ate qfare ne te veret je dhe per ate qe kan luftuar me gjenarta, identitetin kombetar qe na ban te ndjehemi krenar. | |
|
| |
shqipetari Moderator
Numri i postimeve : 376 Mosha : 35 Vendi : Shqiperi Natyrale Reputacioni : 56 Data e regjistrimit : 25/02/2009
| Titulli: Re: Shqiptar apo Kosovar?! Thu May 14, 2009 1:17 am | |
| pershendetje Kushtrim86 ashtu siq po thua ti eshte se kosovar jan edhe serbet edhe romet edhe turqit edhe boshnjaket dhe te gjith ata qe jetojn ne kosove po ne jemi shqiptar edhe pse jetojme ne Mitroivce edhe pse jetojme ne qameri edhe pse jetojme ne lugin te Presheves edhe pse jetojme ne Ulqin Plave e Gusi Tetov Shkup e Gostivar nga te gjitha anet jemi shqiptar dhe nuk mund askush qe identitetin ton te na nderroj .
JAM SHQIPTAR I SHQIPERIS NATYRALE | |
|
| |
Guximi
Numri i postimeve : 21 Reputacioni : 1 Data e regjistrimit : 19/04/2009
| Titulli: Re: Shqiptar apo Kosovar?! Thu May 14, 2009 3:51 pm | |
| - kushtrimi86 shkruajti:
- Flaka shkruajti Guximi ke te drejte per kete qe thua. Ne jemi shqiptar por mund te quhemi Kosovar qe tregon krahine, si p.sh. ne kur i themi atyre te shkodres p.sh. shkodran ose te tiranes tiranas etj.
Termi kosovar nuk tregon krahinen, por quhen te gjithe ata qe jetojne ne Kosove duke perfshir edhe serbet, romet, boshnjaket etj qe nenkupton se nese une te them kosovar ti mund te jesh edhe serb.
Po kushtrim, rrjedhimi: Kosovar tregon krahinë. Ku kam gabuar unë? Guximi | |
|
| |
kushtrimi86
Numri i postimeve : 12 Reputacioni : 1 Data e regjistrimit : 13/05/2009
| Titulli: Re: Shqiptar apo Kosovar?! Thu May 14, 2009 5:56 pm | |
| Guximi shkruajti:Po kushtrim, rrjedhimi: Kosovar tregon krahinë. Ku kam gabuar unë? [i]
Shqiptaret jane ndare padrejtesisht ne 6 shtete me qellim qe ti sundojne te tjeret me lehte dhe keto krahina qe sot ekzistojne jane si rezultat i padrejtesive per te cilat nuk eshte pyetur populli.Ndersa tani ne shqiptaret te pajtohemi te quajm njeri tjetrin me emertime te kesi lloji si kosovar etj, aspak nuk kontribojm ne bashkimin e shqiptareve, por ne ndarjen e tyre. Ne kemi nevoje per bashkim e jo per ndarje e perqarje, sepse nese ti me quan kosovar e jo shqiptar une e marr si ofendim. Kosovar mund te jene edhe serbet, romet, turqit etj, e une nuk jam as turk as serb e as rom, por jam shqiptar. Nese nisemi sipas asaj qe thua ti, atehere edhe greket qe jetojne ne Shqiperi jane shqiptar, edhe shqiptaret qe jetojne ne Maqedoni jane maqedon. | |
|
| |
Guximi
Numri i postimeve : 21 Reputacioni : 1 Data e regjistrimit : 19/04/2009
| Titulli: Re: Shqiptar apo Kosovar?! Thu May 14, 2009 8:16 pm | |
| Nuk është me rëndësi hic, nga ka ardhë termi kosovar, spo e kërkon askush këtë, sepse më parë ne e kemi quajtur veten ilir, sot e quajmë shqiptarë, ndryshon edhe emertimi me ndryshimin e rrethanave. Emri nuk është asgjë tjeter vec se një shenjë që i ngjitet dickaje për ta dalluar nga dicka tjetër. Po pasi që hyre pakëz në histori e shoh edhe unë pak të arsyeshme të qasem.
Kosovar është term gjeografik, parasegjithash emer që ju është vënë një territori shqiptar, ky emërtim nuk është krijuar nga padrejtësitë, ashtu siq nuk mund të thuash se emërtimi dardan u krijua nga padrejtësitë që ndodhën në qytetrimin ilir. Eshtë thjeshtë shenjë dalluese gjeografike e një territori, e cila në disa raste krijohet edhe nga nevojat e vetë shoqërisë.
Nese nisemi sipas asaj qe thua ti, atehere edhe greket qe jetojne ne Shqiperi jane shqiptar, edhe shqiptaret qe jetojne ne Maqedoni jane maqedon.
Kushtrim, ju tash po spekuloni, sepse ne ishim duke folur për krahinë, ju tash po flisni për kombësi. Ngado që të shkoj unë quhem shqiptar, nuk ka lidhje vendi në të cilin ndodhem. Unë thash kosovar mund të quhem vetëm në baze krahine, jo në bazë kombësie, nuk quhem ne bazë kombësie për arsye se kombësi kosovar nuk ekziston, vetëm krahina e Kosovës.
Serbët janë serb, ashtu siq jam unë shqiptar, në bazë krahine jemi te dy kosovar, por që serbet nuk pranojnë të vetëquhen kosovar në asnjë menyrë. Pse? Sepse termi kosovar është krijuar për ta definuar një krahinë të Shqiperisë etnike.
Guximi | |
|
| |
Albanian Warrior Antar i ri
Numri i postimeve : 121 Vendi : Shqiperi Natyrale Reputacioni : 8 Data e regjistrimit : 19/03/2009
| Titulli: Re: Shqiptar apo Kosovar?! Thu May 14, 2009 8:59 pm | |
| Pajtohem me ty kushtrimi86 sepse ne duke u ndare ne kosovar e shqiptar nuk do kontribojme fare per Shqiperine Natyrale, dhe qe termi kosovar nuk duhet te perdoret sepse ne gjithmone gjate gjithe historise se lavdishme jemi quajtur shqiptar e asnjehere kosovar dhe kjo pikerisht na ndan njefar menyre. Kurse nuk pajtohem asesi me Guximin qe thote se Shqiperia Etnike eshte e ndare ne krahina te cilat quhen ndryshe nga njera tjetra siq thua se pjesa veriore quhet kosove ndersa jugore shqiperi.. Jo ne jemi gjithmone shqiptare nuk ka ktu ndarje te territorit me terma te ndryshem.. Dhe siq dihet me pare emri i Kosoves ishte Dardani pra emer qe rrjedh drejtpersedrejti nga shqipja qe do te thote se ky vend ka dardha dhe qe termi kosovar eshte krijuar nga sllavet te cilet vinin nga viset e ndryshme te azise ne ballkan dhe kesaj ja nderruan emrin ja bene Kosove. | |
|
| |
Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Re: Shqiptar apo Kosovar?! Thu May 14, 2009 9:48 pm | |
| Pershendetje!
Kushtrimi86,Shqipetari dhe Albanian Warrior.
Vetem pak te lexohet ky shkrimi me larte i Guximit duhet marur ne konsiderate permbledhjen qe ka bere. Pajtohem plotesisht,sepse emri kosovare eshte emertim i nje krahine te Shqiperise Natyrale. Trego identitetin 100% shqiptar,por nuk duhet te meret si absurde ky termi kosovar. Nuk duhet ta merni si ofendim kur dikush ju thote kosovar,perkundrazi eshte vetem nje emertim i krahines. Por gjithsesi mendimi juaj eshte ai keni te drejte edhe te kundershtoni,sidoqofte mbetem me mendim qe kame thene me larte.
Me respekt Meteor | |
|
| |
Albanian Warrior Antar i ri
Numri i postimeve : 121 Vendi : Shqiperi Natyrale Reputacioni : 8 Data e regjistrimit : 19/03/2009
| Titulli: Re: Shqiptar apo Kosovar?! Thu May 14, 2009 10:59 pm | |
| - Meteor shkruajti:
- Pershendetje!
Kushtrimi86,Shqipetari dhe Albanian Warrior.
Vetem pak te lexohet ky shkrimi me larte i Guximit duhet marur ne konsiderate permbledhjen qe ka bere. Pajtohem plotesisht,sepse emri kosovare eshte emertim i nje krahine te Shqiperise Natyrale. Trego identitetin 100% shqiptar,por nuk duhet te meret si absurde ky termi kosovar. Nuk duhet ta merni si ofendim kur dikush ju thote kosovar,perkundrazi eshte vetem nje emertim i krahines. Por gjithsesi mendimi juaj eshte ai keni te drejte edhe te kundershtoni,sidoqofte mbetem me mendim qe kame thene me larte.
Me respekt Meteor Po nuk mundem une te perfaqesohem me ate emer kur gjate gjithe historise me ate emer jemi perfaqesuar per ate flamur kane rene shume deshmore, ndersa ky termi kosovar po nenkupton edhe ket varesine me gjasht ylla e si mund te perfaqesohemi me ate emer.. Te gjitha pjeset e Shqiperise Natyrale quhen vetem me nje emer Shqiperi dhe banoret e saj shqiptare nuk ka kurfar krahine, kantoni apo ndonje gje qe na ndan neve shqiptareve.. | |
|
| |
shqipetari Moderator
Numri i postimeve : 376 Mosha : 35 Vendi : Shqiperi Natyrale Reputacioni : 56 Data e regjistrimit : 25/02/2009
| Titulli: Re: Shqiptar apo Kosovar?! Fri May 15, 2009 12:02 am | |
| qysh nuk ka rendesi se qfar emri mund ta kesh ky nuk eshte thjesht emer qe tregon krahinen krahina eshte si p.sh Drenica SHala , Llapi ..... Pashtriku etj. e nuk mund te pranojm termin kosovar si term krahine perderisa ne jemi shqiptar mund te quhemi shaljan llapjan drenicas por jo kosovar ju lutem mos i keq interpretoni termet . Te paret tan kan lindur dhe jan rritur me te vetmin emer Shqiptar dhe jo kosovar siq pretendojn qarqet shoveniste serbe te dirigjuara nga beogradi me pijunet e tyre ne kosove. Te paret tan linden shqiptar dhe u rriten me nje histori me nje kultur shqiptare dhe jo kosovare .
JAM SHQIPTAR DHE JO KOSOVAR | |
|
| |
ThePatriot
Numri i postimeve : 21 Reputacioni : 2 Data e regjistrimit : 15/05/2009
| Titulli: Re: Shqiptar apo Kosovar?! Fri May 15, 2009 12:47 am | |
| Shqiptar i pjeses se Shqipëris verilondore te quajtur Kosovë. | |
|
| |
kushtrimi86
Numri i postimeve : 12 Reputacioni : 1 Data e regjistrimit : 13/05/2009
| Titulli: Re: Shqiptar apo Kosovar?! Fri May 15, 2009 12:53 am | |
| Albanian warrior pajtohem plotesisht me ate qe e ke then...
Guximi shkruajti:Kosovar është term gjeografik, parasegjithash emer që ju është vënë një territori shqiptar, ky emërtim nuk është krijuar nga padrejtësitë, ashtu siq nuk mund të thuash se emërtimi dardan u krijua nga padrejtësitë që ndodhën në qytetrimin ilir. Eshtë thjeshtë shenjë dalluese gjeografike e një territori, e cila në disa raste krijohet edhe nga nevojat e vetë shoqërisë.
Kosovar normalisht qe eshte term gjeografik dhe askush nuk po e mohon, ndersa sa i perket padrejtesive sigurisht qe eshte krijuar nga padrejtesit sepse ashtu siq e kam then edhe me pare me qellim qe te na sundojn me lehte na kan coptuar dhe si shembull qe ky emer eshte i padrejtesive kemi Luginen e Presheves.Pse Lugina e Presheves nuk eshte brenda kufijve ekzistues te Kosoves edhe pse gjeografikisht eshte pjese e Kosoves?
Sa i perket termit Dardani edhe Albanian warrior e ka sqaruar me larte se ky emer perkon me vendin tone si vend i dardhave dhe rrjedh nga shqipja. Une pajtohem qe qytetari i drenices te quhet drenicas, ai i llapit llapjan, por jo dhe asesi kosovar sepse me kete emer qellimi eshte qe te na asimilojne ashtu siq eshte duke bere ky pushtet me simbole te reja e me gjera te flliqura siq sajojne kombin kosovar.
Meteori shkruajti:Nuk duhet ta merni si ofendim kur dikush ju thote kosovar,perkundrazi eshte vetem nje emertim i krahines.
E kam then edhe me larte se kosovar mund te jene edhe serbet te cilet i kemi armiq e ne nuk duhet qe te identifikohemi me ta sepse jemi shqiptar. Nuk kemi nevoje te perdoremi terme qe na identifikojn me armiqet tane sepse ne jemi shqiptar dhe duhet te ndjehemi krenar qe jemi te tille.
Me t'mira Kushtrimi | |
|
| |
ILLYRIAN Admin
Numri i postimeve : 2043 Mosha : 34 Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA Reputacioni : 35 Data e regjistrimit : 13/02/2009
| Titulli: Re: Shqiptar apo Kosovar?! Fri May 15, 2009 1:14 am | |
| Ne jemi shqiptar dhe do te mbetemi shqiptar perderisa shekuj me rradh luftuam bashke, derdhem gjak bashk , rane deshmore nga e gjithe trojet shqiptare. Ku deri dje jemi njohur si shqiptar e nuk eshte nevoja qe ti ndajme edhe me keq trojet shqiptare aq me keq duke perdorur edhe terma si Kosove se edhe me heret e kam permendur qe ky nocion eshte shume ndares dhe ofendues sepse po krijon nje komb te ri perbrenda kombit shqiptar. E se besoj qe shqiptaret do te ndahen edhe me tej ne krahina pjese gjeografike apo tjera ndarje... Gjithsesi ky ishte mendimi im personal respekte per te gjith ju. | |
|
| |
Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Re: Shqiptar apo Kosovar?! Fri May 15, 2009 2:02 pm | |
| Mire pra. Shqiptar-Shqiptar.
Kushtrim Nuk mund te quhen edhe serbet kosovar,serb i Kosoves po por ti thuhet nje serbi,turku apo nje magjupi kosovar eshte absurde. Shqipetareve ne Maqedoni si themi maqedonas por shqiptar i Maqedonise. Po le t'me thote ndokush kosovar nuk me pengon,jam shqipatr dhe vije nga nje krahine e Shqiperise Etnike. Tani mos kaloni nga krahina tek kombesia.
Shpresoje te mos keqkuptohemi Meteor | |
|
| |
Guximi
Numri i postimeve : 21 Reputacioni : 1 Data e regjistrimit : 19/04/2009
| Titulli: Re: Shqiptar apo Kosovar?! Fri May 15, 2009 3:11 pm | |
| Ohh Vetë shoqëria njerëzore është e ndarë ne kontinente, ne unione, ne federata e konfederata, vetë shteti është i ndarë ne fise e në grupacione të ndryshme në terme gjeografike e kulturore, nuk ka më bashkim se bashkimi. Bashkimi kombëtar nuk nënkupton eleminimin e termit Kosovë, aspak jo, bashkimi kombëtar nënkupton eleminimin e kufirit Kosovë-Shqipëri dhe të trojve tjera shqiptare, me cka ndalet tatimi mbi vlerën e shtuar, ky është bashkimi kombëtar. Vetë Kosova është e ndarë, ne fushën e Kosovën, dhe ne fushën e Dukagjinit. Shqipërinë e ndan ende lumi Shkumbin për nga kultura, edhe pse jane te një trungu kanë dallime shqipëtart e jugut me të veriut për nga kultura dhe traditat. Domethënë këto janë ndarje, jo negative, janë ndarje për arsye se vetë shoqëria krijon grupacion në grupacione të cilët dallohen pak për nga njëri tjetri edhe pse trungu është i njëjt. Edhe ne Prishtina ndahet në fise, në terme gjeografike, në lagje, këto jane ndarje, të cilat ekzistojnë për shkak të kërkesës shoqërore. Edhe pas bashkimit termi Kosovë nuk do të eleminohet, sepse ky emer idnetifikon një pjesë të Shqiperisë gjeografikisht, kjo është e vërteta dhe qëndron. Guximi | |
|
| |
Guximi
Numri i postimeve : 21 Reputacioni : 1 Data e regjistrimit : 19/04/2009
| Titulli: Re: Shqiptar apo Kosovar?! Fri May 15, 2009 3:16 pm | |
| SHQIPTAR- KOMBESI, KOSOVAR- KRAHINE. | |
|
| |
Albanian Warrior Antar i ri
Numri i postimeve : 121 Vendi : Shqiperi Natyrale Reputacioni : 8 Data e regjistrimit : 19/03/2009
| Titulli: Re: Shqiptar apo Kosovar?! Fri May 15, 2009 3:57 pm | |
| - Guximi shkruajti:
- Ohh
Vetë shoqëria njerëzore është e ndarë ne kontinente, ne unione, ne federata e konfederata, vetë shteti është i ndarë ne fise e në grupacione të ndryshme në terme gjeografike e kulturore, nuk ka më bashkim se bashkimi. Bashkimi kombëtar nuk nënkupton eleminimin e termit Kosovë, aspak jo, bashkimi kombëtar nënkupton eleminimin e kufirit Kosovë-Shqipëri dhe të trojve tjera shqiptare, me cka ndalet tatimi mbi vlerën e shtuar, ky është bashkimi kombëtar.
Vetë Kosova është e ndarë, ne fushën e Kosovën, dhe ne fushën e Dukagjinit. Shqipërinë e ndan ende lumi Shkumbin për nga kultura, edhe pse jane te një trungu kanë dallime shqipëtart e jugut me të veriut për nga kultura dhe traditat. Domethënë këto janë ndarje, jo negative, janë ndarje për arsye se vetë shoqëria krijon grupacion në grupacione të cilët dallohen pak për nga njëri tjetri edhe pse trungu është i njëjt. Edhe ne Prishtina ndahet në fise, në terme gjeografike, në lagje, këto jane ndarje, të cilat ekzistojnë për shkak të kërkesës shoqërore.
Edhe pas bashkimit termi Kosovë nuk do të eleminohet, sepse ky emer idnetifikon një pjesë të Shqiperisë gjeografikisht, kjo është e vërteta dhe qëndron.
Guximi E po ti po shpreson te bashkohesh kur hala ke terme qe po permend e si mund te bashkohemi tash e pra nese thua se cdo kund krijohen ndarje te ndryshme ne baza te ndryshme atehere pjesa kendej nga Kosova duhet te quhet shqiperi e veriut ndersa banoret shqipetar dhe jo Kosovar ku nu ka asnje lidhje me Shqipetaret autokton. Ka shume shtete ne bote ku nuk jane te ndare ne grupacione e ti po thua qe te bashkohemi e te krijohemi te ndare veqmas... ALBANIAN WARRIOR | |
|
| |
shqipetari Moderator
Numri i postimeve : 376 Mosha : 35 Vendi : Shqiperi Natyrale Reputacioni : 56 Data e regjistrimit : 25/02/2009
| Titulli: Re: Shqiptar apo Kosovar?! Fri May 15, 2009 5:10 pm | |
| me ndarje nuk bashkohemi kurr prandaj te bashkohemi se jemi shqiptar | |
|
| |
kushtrimi86
Numri i postimeve : 12 Reputacioni : 1 Data e regjistrimit : 13/05/2009
| Titulli: Re: Shqiptar apo Kosovar?! Fri May 15, 2009 6:39 pm | |
| Meteor shkruajti:Kushtrim Nuk mund te quhen edhe serbet kosovar,serb i Kosoves po por ti thuhet nje serbi,turku apo nje magjupi kosovar eshte absurde. Shqipetareve ne Maqedoni si themi maqedonas por shqiptar i Maqedonise. Po le t'me thote ndokush kosovar nuk me pengon,jam shqipatr dhe vije nga nje krahine e Shqiperise Etnike. Tani mos kaloni nga krahina tek kombesia. Kur eshte fjala per serbet kam aluduar per serbet e Kosoves e jo per serbet tjere te cilet quhen kosovar dashtem apo nuk dashtem ne.Vendi ne te cilen jetojme i konsideron te tille te gjithe ata qe jetojne ne Kosove quhen kosovar edhe magjupi, serbi, turku etj, pa marre parasysh qe ty te duket absurde eshte diqka e vertet.Dhe jo vetem kaq ky shtet multietnik eshte duke u munduar te krijoje kombin kosovar, eshte duke krijuar simbole te reja, duke bere gjera te flliqura ne menyre qe te na asimilojne dhe te mos quhemi shqiptar te Kosoves por kosovar, gje qe e knaq Migjen Kelmendin dhe Halil Matoshin. Si shqiptaret ne Maqedoni ashtu edhe ata ne Kosove duhet te quhen shqiptar.Ai qe jeton ne Maqedoni shqiptar i Maqedonise, kurse ai qe jeton ne Kosove shqiptar i Kosoves dhe asesi ndryshe. Nese ty nuk te pengon qe te thojne kosovar,atehere ai eshte qeshtje e jote personale, por nje gje duhet te kemi parasysh qellimi i njerezve qe jane ne pushtet eshte qe te na shkombetarizojn duke filluar prej termit kosovar e deri te ndalimi i festimit festave kombetare shqiptare, ashtu siq kan bere ne ligjin per festa. Me t'mira | |
|
| |
Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Re: Shqiptar apo Kosovar?! Fri May 15, 2009 6:57 pm | |
| Kushtrim Te kuptoje plotesisht vella. Ashtu jame edhe une: kunder formimit te kombit te ri kosovar,jame edhe une kunder nderrimit te simboleve,jame edhe une kunder ndalimit te festave kombetare...etj etj. Por mos e keqkupto kete Shqiptar-Kombi Kosovar-Krahina
Mbetesh i respektuar | |
|
| |
shqipetari Moderator
Numri i postimeve : 376 Mosha : 35 Vendi : Shqiperi Natyrale Reputacioni : 56 Data e regjistrimit : 25/02/2009
| Titulli: Re: Shqiptar apo Kosovar?! Thu May 28, 2009 3:49 am | |
| o jo kuptoni se krahin mund te jet Llapi Denica Shala Pashtriku Dukagjini Mirdita Tropoja etj...
Mani bre mos i keq interpretoni o Vllezer e motra KOMBI ESHTE SHQIPTAR Krahin mund te jet DRENICA .... dhe nuk ka krahin kosovar kuptone bre se zemra me plasi | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: Shqiptar apo Kosovar?! | |
| |
|
| |
| Shqiptar apo Kosovar?! | |
|