Shqipëria Natyrale
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortali*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 BIDEN E DI MIRË...

Shko poshtë 
AutoriMesazh
shqipetari
Moderator
Moderator
shqipetari


Numri i postimeve : 376
Mosha : 35
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

BIDEN E DI MIRË... Empty
MesazhTitulli: BIDEN E DI MIRË...   BIDEN E DI MIRË... Icon_minitimeFri May 22, 2009 10:06 pm

Bideni e di mirë…
Nënkryetari i ShBA-ve, Joseph Biden, nuk erdhi në Kosovë për t’ia mbajtur një fjalim Kuvendit të Kosovës. Nuk besoj ai ta ketë ndjerë nevojën e tifozerisë së deputetëve kosovarë që duartrokasin deri në delir si ndonjëfarë sekti primitiv. Nuk besoj as ta ketë marrë malli për Manastirin e Deçanit apo të ketë ardhur për t’i ngushëlluar ushtarët amerikanë për jetën e rëndë që bëjnë në kampin Bondsteel.
Duket që potencialin shpërthyes në Ballkan më mirë e dinë ShBA-të sesa BE-ja. ShBA-të e dinë më mirë se BE-ja padrejtësinë inherente në marrëveshjet që e qetësuan Ballkanin. Nënkryetari Biden sigurisht që këmbëngul në Marrëveshjen e Daytonit dhe në Planin e Ahtisaarit, por ai është më i vetëdijshëm se kolegët e tij evropianë për paqëndrueshmërinë e këtyre. Ato ishin kompromise joparimore që e bënë Serbinë faktor në Bosnje dhe në Kosovë. Marrëveshja e Daytonit dhe Plani i Ahtisaarit janë platforma që shpien tek nxjerrja jashtë e Bosnjës dhe Kosovës nga Serbia, duke ia mundësuar asaj që të hyjë brenda tyre.Bosnja dhe Kosova gjithsesi kanë ngecur. Në Bosnje, suksesi quhet status quo. Nëse s’bëhet më keq, mirë është. Reformat centralizuese nuk u përmbushën dhe ndarja e brendshme është më e thellë se kurrë. Elitat politike janë të korruptuara kurse kriza financiare pritet ta godasë ekonominë edhe ashtu shumë të brishtë. Në Kosovë vazhdon marketingu me njohjet e reja të ishujve të ndryshëm, që duke na njohur po i njohim. Tërësia territoriale nuk ekziston, sovraniteti ekziston por është në duar të Pieter Feithit dhe ca të tjerëve, ndërkaq zhvillimi ekonomik… as ai nuk ekziston.
Sa i përket vlerësimit të rrezikut, Joseph Biden nuk ndodhet para politikanëve e diplomatëve evropianë për shkak se ai vetë është më i mençur se ata, ose për arsye të këshilltarëve më të zotë të tij. Ka një shkak më të thellë për këtë. Fjala kryesore e politikës amerikane (qysh nga themelimi dhe tradicionalisht) është ‘liberty’, pra liria; ndërkaq, fjala kryesore e politikës evropiane (jotradicionalisht dhe aq më pak prej themelimit) është ‘peace’, ‘paix’, ‘frieden’, ‘pace’, pra paqja. Vetëm prej gjysmës së dytë të shekullit të kaluar e këndej ‘paqja’ është fjala qendrore e politikës evropiane. E kuptueshme: duke qenë e dërrmuar nga dy luftërat botërore që u zhvilluan në truallin e saj, Evropa ishte tronditur nga thirrjet për liri dhe vetëm paqja i interesonte.
Gjendjen në Bosnje dhe Kosovë sot ajo nuk i sheh si gjendje ku mungojnë liria, demokracia dhe progresi ekonomik, por, para së gjithash, si vende ku megjithatë kemi paqe. Mirëpo, Joseph Biden e di mirë që përkundër tragjedive nga e kaluara, njerëzit dhe historia e bëjnë njëra-tjetrën jo aq nga dashuria për paqen sa nga urrejtja për padrejtësinë. Sidoqoftë, politika amerikane dhe evropiane puqen nga ana tjetër: që të dyja e duan stabilitetin i cili, mbi të gjitha, si paradigmë teorike dhe konfirmim praktik, siguron depërtueshmërinë e lëmueshme për kapitalin (e atyre që e kanë atë).
Nuk është e vështirë ta parashikojmë se çfarë i kanë thënë nënkryetarit amerikan Biden Fatmir Sejdiu e Hashim Thaçi. Nuk është e vështirë ta parashikojmë as çfarë nuk i kanë thënë atij. Porse kjo e dyta duhet përmendur meqë është pakrahasimisht më e rëndësishme. Sigurisht që nuk i kanë thënë se e kanë ndërmend që deri në një datë të caktuar t’ua ndërtojnë fshatarëve ujësjellësin e tyre në Suhodoll, t’i kemi pikat doganore në veri, t’i marrin ato 450 milionë euro të privatizimit, t’i shpërbëjnë strukturat paralele të Serbisë, ta revitalizojnë Trepçën, ta bëjnë FSK-në ushtri, etj. etj. dhe për të gjitha këto të kërkojnë ndihmën amerikane. Nuk ma merr mendja se ia kanë thënë këto. Më parë, ata janë shtirur si burrështetas në filma epikë që s’flasin për gjëra konkrete por për çështje të përgjithshme madhore, natyrisht, në pauzë të batutave që s’dihet aty për aty nëse njëmend ishin lucide, meqë qeshja pasuese ishte e obligueshme.Përshtypja që fiton Joseph Biden dhe stafi i tij nga takimet me politikanët e Kosovës, por edhe nga qytetarët që e prisnin rrugëve eskortën e tij, është se sadokudo kemi të bëjmë me një popull të kënaqur, me një popull të lumtur me gjendjen e vet. Në anën tjetër, politikanët serbë në Beograd dhe në Manastirin e Deçanit sigurisht që i janë ankuar dhe kanë vajtuar për gjendjen e serbëve, duke fajësuar shqiptarët. Pra, Biden dhe të tjerët me të, i kanë dëgjuar ankesat e Serbisë dhe kënaqësinë e Kosovës. Politikanët botërorë (e këtu Biden nuk mund të përbëjë përjashtim) e gjejnë njëfarë mesatare – dikush më lart, dikush më poshtë, por atypari diku.Nxjerrja e një mesatareje të përafërt është e pashmangshme sepse këtë e imponon vetë paradigma e stabilitetit, e cila balancon kërkesat e palëve dhe qëndrimet e tyre. Në fakt, të dyja palët me këtë rast po gënjenin: Beogradi kur përshkruan rrejshëm vështirësitë dhe rrezikun në të cilën ndodhen serbët, por edhe Prishtina kur i portretizon me ngjyrë rozë të arriturat e Kosovës së pavarur. Dhe, kjo pa dyshim se është dyfish keq për Kosovën.
A nuk ishte indikative shprehja e njëlloj mirëkuptimi të Bidenit, qysh para se ai të arrinte në Kosovë, për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia edhe për një kohë? Kjo do të thotë që Serbia ka arritur ta shesë edhe te ShBA-të njohjen e Kosovës si destabilizuese për veten e saj. Qeveria e Serbisë e paraqet popullin serb si shumë radikal, si diç që do të shpërthente po të njihej pavarësia e Kosovës nga Serbia kur, në fakt, e kundërta e kësaj është e vërtetë: si përherë, vetë Qeveria e Serbisë është segmenti më ekstrem i popullit dhe shoqërisë serbe.
Nga mirëseardhja kosovare për nënkryetarin amerikan Joseph Biden, me këngë e me valle jashtë Kuvendit e me duartrokitje shurdhuese brenda tij, pa plane e kërkesa konkrete për të, gjithsesi nuk do të përfitojmë.


Albin Kurti
22. 05. 2009
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.vetevendosje.org
 
BIDEN E DI MIRË...
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ja se si e pritën Josef Biden-in (Jozhën) pionerët...
» MIRË SE JU GJEJË
» Filmi me i mire qe keni pare!!!
» Cili eshte lojtari me i mire Shqiptare!!
» Cili do ishte përfaqësuesi më i mirë drejt bashkimit të trojeve shqiptare???

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Politikë-
Kërce tek: