ForumPortali*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 A eshte Kosova vertet e pavarur?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: A eshte Kosova vertet e pavarur?   Wed Feb 18, 2009 4:25 pm

Mendimi im per shpalljen e kesaj pavaresie formale eshte se edhe pas shpalljes se (pa)varesis,dhe hyrjes ne fuqi te Kushtetutes,ndryshimet e premtuara nuk po ndodhin.
Ende i ke dy komuna ne vendin tone,policiet serb pasi e braktisen SHPK-ne atyre ende rrogat i'u ruhen...kurse ka me dhjetra familje shqipetare te papune,dhe ne varferi ekstreme.
Me 17 shkurt vendoset edhe parlamenti serb ne Zvecan.
Kjo do te thote se ne ende nuk jemi te pavarur kur dikush tjeter vendos per ne.
Nuk është aspak e rastësishme që shteti i Kosovës nuk ka portë, mure e as gardh, dhe se të gjitha këto i kanë vetëm ndërtesat e pushtetit në Prishtinë. Shteti i këtillë i Kosovës është centrifugal dhe jo centripetal. Është shtet kufijtë e të cilit kuptohen vetëm atëherë kur merret vesh se ata nuk vlejnë. Dhe tash, me këta kufij të jashtëm që nuk janë, ky shtet pritet të kredhet në aventurën e sajimit të sa më shumë kufijve të brendshëm dhe në përforcimin e tyre përmes decentralizimit. Shteti centrifugal i Kosovës rrezikon të rrudhet derisa të mbetet aq sa është: te porta, muret dhe gardhi i (ndërtesave të) pushtetit të saj.Shteti nuk krijohet. Shteti nuk është vepër arti. Shteti instalohet dhe ky instalim është i dhunshëm.
Shtet i pavarur do te quhej atehere kur kjo pavaresi te mbushej me nje substance te bardhe e cila quhet SOVRANITET.
Me falni por shtetet sovrane dhe demokratike nuk lejojn mbajtjen e zgjedhjeve te nje vendi tjeter ne shtetin e tyre.
Shtet te pavarur jemi kur vendosim lirshem,kur nuk na u mohohet lira e fjales dhe e drejta per te protestuar.
P.sh shqipetaret organizojne nje proteste gjithe popullore per kundershtimin e Pakos se Ahtisaarit,ose 6 pikave te Ban Ki Moo-nit
menjehere kukullat e UNMIK-ut(tash EULEX-it) te dalin si statuja e te arrestojne,kurse ne Mitrovicen e Veriut organizohet nje demonstare nga serbet dhe ia futin flaken makinave dhe objekteve te shqipetareve lirshem sepse askush nuk nderhyne.
Shtet i pavarur quhet kur i kemi ne dore policine e doganat,kur kemi ushtri te vertet e jo FSK-en qe ka dal nga pakoja thellesisht jodemokratike e Ahtisaarit dhe smund ta mbroj as veten e lere me popullin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: A eshte Kosova vertet e pavarur?   Wed Feb 18, 2009 4:26 pm

Deklarata e pavaresise se Kosoves paraqet nje hap para sepse na njohen shume shtete por ne te njejten kohe paraqet tre hapa mraba sepse: 1.eshte e lidhur me zbatimin e Planit te Ahtisarit, sepse 2. mbikqyret prej dy misioneve nderkombtare mbi bazen e rezolutes 1244, dhe sepse 3.Serbise ia mundesoi zgjerimin e kontrollit brenda territorit te Kosoves.

1.Deklarata e shtrëngon Kosovën për ta zbatuar Planin e Ahtisaar-it, i cili e ndan vendin tonë mbi baza etnike. Ai krijon brenda Kosovës një entitet territorial serb përmes ‘decentralizimit’, që do të kishte lidhje vertikale me institucionet e Beogradit. Po ashtu, ky plan të gjithë trashëgiminë ortodokse të Kosovës e definon si ‘serbe’, duke na shpronësuar prej kulturës sonë dhe duke na ndarë mbi baza fetare. Ai ia mohon Kosovës pasjen e një ushtrie për ta mbrojtur veten, kurse Serbisë ia mundëson zhvillimin e mekanizmave për ta mbrojtur kontrollin e saj brenda Kosovës. Plani u mendua të ishte çmim që duhet t’ia paguanim Serbisë në shkëmbim të njohjes së pavarësisë. Institucionet po e zbatojnë Planin pa na njohur Serbia.

2.Deklarata përfshiu një ftesë drejtuar dy misioneve ndërkombëtare për mbikëqyrjen dhe zbatimin e Planit të Ahtisaar-it dhe sundimin e ligjit. Asnjëri prej tyre nuk ka rol këshillues. Këto misione – Zyra Civile Ndërkombëtare (ICO) dhe EULEX-i – kanë pushtet ekzekutiv dhe nuk i japin llogari e përgjegjësi institucioneve të Kosovës. Ato janë ligji i vërtetë sepse qëndrojnë mbi ligjin. Vetëm misioni EULEX do të shpenzojë 364 milion euro vetëm në vitin e parë. Ne nuk duam policë. Pse të mos shfrytëzohet këto para për ta përmirësuar arsimin dhe sistemin shëndetësor?

3.Deklarata po ashtu përmban zotimin e e veprimit në përputhje me parimet e Rezolutës 1244, e cila ish Republikës Federale të Jugosllavisë (tash Serbisë) ia njeh sovranitetin dhe integritetin territorial mbi Kosovën! Si rrjedhim, UNMIK-u është ende këtu, kurse policët e shteteve të ndryshme që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës, siç është Rumania, janë lejuar që të shërbejnë këtu. EULEX-i ‘neutral ndaj statusit’ edhe pse ka ardhur këtu për ta zbatuar ligjin nuk e njeh zyrtarisht Kushtetutën e Kosovës!



Strategjia e Serbisë brenda Kosovës:

Përderisa institucionet e Kosovës po e festonin deklaratën dhe po përqendroheshin në njohjet e reja, Serbia po e planifikonte zbatimin e strategjisë së vet e cila ka qy qëllime:

1. Mënjanimin e kufirit zyrtar ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe forcimin e kufirit të ri në lumin Ibër. Këtë synim Serbia e ka arritur duke i djegur pikat doganore ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Që prej asaj dite, pikat doganore kanë funksionuar 54 km në jug afër Mitrovicës. Duke u siguruar që EULEX-i është ‘neutral ndaj statusit’ dhe vepron në përputhje me Rezolutën 1244, ky kufi zyrtarisht ende definohet si ‘kufi administrativ’, e jo kufi ndërkombëtar. Dhe së fundi, duke organizuar sulme të organizuara të dhunshme mbi shqiptarët në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, dhe pa asnjë përndjekje a dënim, strukturat paralele të Serbisë treguan që autoriteti i institucioneve të Kosovës nuk shkon matanë lumit Ibër.

2. Forcimi i institucioneve dhe strukturave të Serbisë brenda Kosovës në mënyrë që t’i krijojë themelet e entitetit territorial dhe institucional autonom serb. Serbia ia ka arritur kësaj duke bojkotuar ShPK-në e cila i raporton institucioneve të Kosovës; duke i okupuar institucionet tjera si hekurudhat dhe gjykatat; si dhe duke i zgjedhur strukturat paralele serbe nëpërmjet zgjedhjeve nacionale dhe lokale të Serbisë të mbajtura brenda Kosovës më 11 maj 2008. Edhe pse UNMIK-u tha që nuk do t’i njeh këto struktura të reja, ata plotësisht po bashkëpunojnë me këto struktura.

Serbia është shpërblyer për këtë strategji, duke i ofruar asaj më shumë negociata të cilat çuan në Planin 6-Pikësh, e i cili shkon përtej Planit të Ahtisaarit dhe i cili edhe më tutje e ndan Kosovën territorialisht dhe institucionalisht. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, Serbisë me siguri që së shpejti do t’i ofrohet statusi i kandidatit për në BE.


Në mënyrë që të jemi sovran e të pavarur, me integritet territorial e demokraci, ne duhet të kemi:

*Të drejtën për të pasur ushtri
*Kontrollimin e policisë sonë
*Kontrollimin e burimeve tona dhe një plan ekonomik për zhvillim energjetik dhe të bujqësisë
*Qeverisje pa ndërhyrje nga misionet ndërkombëtare ekzekutive
*Refuzimin e Planit të Ahtisaar-it dhe Planit 6-Pikësh
*Arrestimin dhe shpërbërjen e strukturave të paligjshme paralele të Serbisë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Vessa



Numri i postimeve : 25
Reputacioni : -1
Data e regjistrimit : 10/03/2009

MesazhTitulli: Re: A eshte Kosova vertet e pavarur?   Wed Mar 11, 2009 8:01 pm

Po normal qe osht e pavarur per qka e kena shpall pavarsin.
Ne jemi shtet i pavarur dhe i njohur nderkombtarisht dhe ska kthim mbrapaa.Tash edhe une kam shtet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: A eshte Kosova vertet e pavarur?   Wed Mar 11, 2009 9:06 pm

Vessa shkruajti:
Po normal qe osht e pavarur per qka e kena shpall pavarsin.
Ne jemi shtet i pavarur dhe i njohur nderkombtarisht dhe ska kthim mbrapaa.Tash edhe une kam shtet

Vessa shiko.
Pavaresia e shapllur me 17 Shkurt eshte formale.
E them keshtu sepse shpallja e kesaj pavaresie nuk ishte objektivi final i Adem Jasharit dhe i deshmoreve tjere.
Ata luftuan per nje Shqiperi Natyrale,jo per Kosove te ndare.
Shtet i pavarur quhemi atehere kur nuk jemi te varur nga askush,po ja qe per ne ende vazhdojne te vendosin qeveritaret tane te qelbur dhe nderkombetaret kurse populli nuk pyetet fare.
Sido qofte mendimi yte eshte ai,por edhe pse realiteti eshte i hidhur ai duhet te kuptohet ne menyre qe te behemi te forte dhe te mos kete kushe te na ndal,por siq duket disave po iu duket se jetojne ne boten e enderrave dhe imagjinojne te pa-imagjinueshmen dhe besojne te pa-besueshmen.

S'kam thene asgje te keqe ketu dhe shpresoje te me keshe kuptuar.

Me t'mira
Meteor
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: A eshte Kosova vertet e pavarur?   Wed Jun 03, 2009 4:50 pm

Kosova nuk eshte e pavarur nuk eshte sepse ne te po zhvillohen lloj-lloj procesesh negative si : decentralizimi dhe eksterritorialiteti. Nuk eshte shtet sepse nuk ka ushtri ka force policore e cila nuk eshte ne gjendje ti beje balle as katastrofave natyrore e lere me per tu mbrojte kur dihet qfare armiq te rrezikshem i kemi. Shteti eshte shtet kur i ka te gjitha me ushtri me sovranitet e pa procese negative. Po krijohen komuna te reja serbe ku tash shqiptaret ku ishin shumice po behen pakice. Nuk eshte shtet sepse amaneti i deshmoreve nuk ishte ky ishte bashkimi i te gjitha trojeve shqiptare.
Nuk eshte shtet sepse....

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
Guximi



Numri i postimeve : 21
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 19/04/2009

MesazhTitulli: Re: A eshte Kosova vertet e pavarur?   Wed Jun 03, 2009 9:30 pm

Kosova është shtet por jo i pavarur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
shqipetari
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 376
Mosha : 27
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

MesazhTitulli: Re: A eshte Kosova vertet e pavarur?   Wed Jun 03, 2009 11:36 pm

Jo nuk eshte e pavarur dhe as nuk pajtohem me guximin qe thot se eshte shtet por jo e pavarur jo guxim si shtet mund a qush edhe prishtinen por nuk eshte ne pyetje se sa vende te njofin dhe sa jo shtet kur themi duhet te jemi me te vertet shtet dhe jo qe ne brendsi te teritorit te nje shteti te futet tjeter kush dhe te arrestoj banor shqiptar pra sikurse rasit ne malin mokna ku u arrestuan 3 shqiptar nga xhandarmeria serbe ne rajonin e anamoraves e shum raste te tjera Kosova nuk eshte shtet dhe as e pavarur e lere me sovrane sikurse thot Thaqi e Sejdiu

_________________
"Ne vend te kolltukut me turpne Stamboll, preferova kryengritje
me nder ne malet e Kosoves" Hasan Prishtina
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.vetevendosje.org
Guximi



Numri i postimeve : 21
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 19/04/2009

MesazhTitulli: Re: A eshte Kosova vertet e pavarur?   Thu Jun 04, 2009 12:44 am

Shqipetari

Hahaha, mire de në rregull, shteti mund të jetë lara-lara, por që quhet shtet, me mbiemra të ndryshëm (i forte, i dobet, i korruptuar, i pavarur, i varur...)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: A eshte Kosova vertet e pavarur?   Thu Jun 04, 2009 2:28 pm

Atehere mire pra Kosova eshte shtet i varur qe d.m.th eshte e varur drejtpersedrejti nga te huajt dhe serbia. Shtet quhet ku lideret e zgjedhur nga populli qeverisin vendin ne menyre te drejte dhe te paanshme. Ketu le qe nuk po qeverisin po jane dore e zgjatur e serbise, siq tha edhe shqiptari shtet ku sundon Serbia ku shqiptari pse eshte ne token e vet arrestohet...

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
shqipetari
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 376
Mosha : 27
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

MesazhTitulli: Re: A eshte Kosova vertet e pavarur?   Thu Jun 04, 2009 2:36 pm

e shtet lara lara ban haha se qashtu eshte se edhe ne kemiqef qe te jet njeri nder shtetet me te forta ne ballkan ose ne bote por nuk eshte , politikanet jan zgjedhur nga vetja e tyra po ashtu edhe nga familjaret e tyre dhe jo nga populli sepse as 30 % nuk kan dalur ne zgjedhje te fundit pra ne netor te 2007

_________________
"Ne vend te kolltukut me turpne Stamboll, preferova kryengritje
me nder ne malet e Kosoves" Hasan Prishtina
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.vetevendosje.org
HasanPrishtina



Numri i postimeve : 22
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 26/05/2009

MesazhTitulli: Re: A eshte Kosova vertet e pavarur?   Thu Jun 04, 2009 2:47 pm

Kosova ashtu sikurse ishe para 5 vitesh ashtu eshte edhe sot vetem me nje lar me te madhe pak se e kan njoft rreth 60 shtet kinse shtet formal se dihet shtet nuk eshte ama formalisht shtet , i lexova me vemendje te gjitha komentet e juaja te nderuar antar te ketij forumi kombetar nuk mund ta pranoj se kemi hjekur dore nga bashkimi kombetar nese e pranojme shtetin e kosoves ather lirshem themi se kemi hjekur dor nga bashkimi kombetar qe ishte amaneti i deshmorve te ketij kombi , po ashtu lirshem mund te themi se jemi sikurse nje njeri pa kembe e qe deshira e tij ndonjeher eshte qe mund te ec ndonje dit por ajo se qka i mungon jan kembet edhe ne nuk na duhet trupi pergjys ne e kemi patur dhe e kemi vetem nje trup te plot pra te gjitha trojet e SHqiperis Natyrale ti bashkojm dhe mjafotn qe jemi te plot mos te jetojm me shpresa mos te jetojm me endrra te jetojme duke punuar duke i sherbyer ketij dheu kesaj toke qe u uit me gjakun e bijve dhe bijave me te mira te ketij kombi . Drejt bashkimit te trojeve Shqiptare deri ne realizimin e amanetit te deshmoreve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: A eshte Kosova vertet e pavarur?   Today at 12:49 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
A eshte Kosova vertet e pavarur?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Politikë-
Kërce tek: